Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Ja agjenda e Përfaqësueses së Kosovës

prej Fri 28 Feb 2014 - 12:29
Futbollistët, që do ta përfaqësojnë Kosovën në ndeshjen e parë miqësore, pritët të zbarkojnë në Kosovë qysh nga dita e shtunë (1 mars). Por, disa nga lojtarët do të grumbullohen më 2 dhe 3 mars për shkak të angazhimeve.
Stërvitja e parë e ekipit kosovar është paraparë të mbahet më 3 mars nga ora 16.00-17.30 në stadiumin e KEK-ut. Ndërsa, një ditë para takimit, stërvitjet do të mbahen nga ora 14.00-15.30.
Në program është një ushtrim regjenerimi për të cilin do të përkujdesen mjekët dhe fizioterapeutët e Përfaqësueses. Të gjitha aktivitetet janë obligative për lojtarë dhe liderë në bazë të programit.
Lojtarët nuk janë të lejuar të kenë vizita familjare jashtë orarit që është në program. Nuk janë të lejuar të largohen nga hoteli pa lajmërim dhe leje eventuale nga shtabi teknik. Të gjitha intervistat duhet lajmërohen te përgjegjësi për media, Fazli Berisha para se lojtari të kontaktohet nga mediet.
Lojtarët dhe liderët janë të obliguar t’i përmbahen kodit të veshjes së Përfaqësueses. Të gjitha intervistat mediale në telefona janë të ndaluara të bëhen në kohën e tubimit 2-6 mars.

03.03.2014 E HËNË

07:00-08:00 Mëngjesi
08:00 Nisja nga hoteli
08.00-12:00 Aktivitet i përbashkët! (Vizitë stadiumit në Mitrovicë, Skenderaj, Prishtinë)
12:00-13:00 Dreka
13:00-15:00 Kohë e lirë në hotel (kohë e rezervuar për takime familjare)
15:00 Ushqim i lehtë (para/darka (obligative)
15:30 Teori para ushtrimit në hotel
15.40 Nisja për ushtrim
16:00-17:30 USHTRIMI nr. 2 ( Stadiumi i KEK-ut)
17:30-17:45 Kohë për intervista në stadium
17:45 Nisja për hotel
18:30-19:30 Darka
20:00–21.00 Aktivitet i përbashkët

04.03.2014 E MARTË

07:00-08:00 Mëngjesi
08.00-10.00 Kohë e lirë e rezervuar për takime familjare
10.00-10.40 TEORI nr/ 3 Haiti-analizë DVD
11:00-12:00 Dreka
12.00-13.30 Kohë e lirë në hotel
13.30 Teori para ushtrimit në hotel
13:40 Nisja për ushtrim
14:00-15:30 USHTRIMI nr. 3 (Stadiumi i KEK-ut)
1530-15:45 Kohë për intervista në stadium
15:45 Nisja nga stadiumi
16:00 Ushqim i lehtë (pemë të thata, lëng pemësh, bukë të zezë, ujë)
16.00-18.30 Kohë e lirë (e rezervuar për takime familjare)
18:30-19:30 Darka
20:00-20:45 TEORI nr/ 4
20:45 Kohë e lirë në hotel

05.03.2014 E MËRKURË

08:00-09:00 Mëngjesi
09.00.11.00 Kohë e lirë në hotel
10.00 Ev. konferencë për shtyp
11:00-11:30 Dreka
11:30-12:15 Kohë e lirë
12:15-12:30 TEORI (nr 5) para loje në hotel
12:30 Nisja për në Mitrovicë
13:30 Arritja në stadium në Mitrovicë
15:00-17:00 Kosova- Haiti
18:00 Nisja nga Mitrovica
19:00-20:00 Darka e përbashkët
20:00-20:30 TEORI nr. 6 (mbyllje e kampingut)
20:30 Kohë e lirë për lojtarë me përgjegjësi individuale!


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi