Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Sulmohet busti i Skënderbeut në Londër

prej Mon 3 Mar 2014 - 17:11
Reagon Ambasada Shqiptare: Janë njoftuar autoritetet përkatëse. Busti monitorohet nga kamerat
Sulmohet busti i Skënderbeut në Londër Skenderbeu-londer
Busti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut në Londër ka rënë pre e sulmeve vandale nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas Ambasadës Shqiptare në Londër, busti është sulmuar më 4 shkurt, nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë shkarravitur mbi pllakatën e tij.

“Më datën 4 shkurt 2014, në kundërshtim flagrant me ligjet e shtetit britanik për ruajtjen e monumenteve të kulturës dhe vlerave të artit të ekspozuara në publik, si dhe me vendimin e autoriteteve të autorizuara, dikush ka guxuar të vendosë një dixhiturë mbi pllakën origjinale.
Sulmohet busti i Skënderbeut në Londër Skendrebeu%20ne%20londer
Kjo ka ngjallur një shqetësim shumë serioz sa tek Ambasada Shqiptare në Londër, nismëtare e vendosjes së bustit, por edhe tek organet e Policisë Metropolitane të Londrës, veçanërisht asaj të zonës Bayswater dhe pa dyshim te shumica e shqiptarëve që banojnë në Britaninë e Madhe”, shkruan deklarata e ambasadës sonë në Londër.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka ende asnjë një të ndaluar për dhunimin e bustit, por ambasada shton se ai monitorohet nga një sistem kamerash 24 orë në ditë. Ambasada njofton se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, teksa e dënon këtë akt, duke e cilësuar si vandalizëm.

“Akte si ky dëmtojnë imazhin e bashkësisë shqiptare në Britaninë e Madhe dhe e bën Westminster Council të rishikojë vendimin për vendosjen e këtij monumenti të kulturës dhe historisë së kombit tone, vendim i ndërmarrë pas një procesi të gjatë konsultativ me banorët e zonës ku gjendet busti”, vijon më tej deklarata.

Vendosja e bustit të Skënderbeut në Londër u bë para dy vjetësh me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

/Shekulli Online/E.D./


Sulmohet busti i Skënderbeut në Londër Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi