Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Australi: Gjarpri fiton betejën me krokodilin Empty Australi: Gjarpri fiton betejën me krokodilin

Mon 3 Mar 2014 - 18:11
Message reputation : 100% (1 vote)
Një gjarpër ka fituar betejën e gjatë me një krokodil dhe në fund e ka ngrënë
Australi: Gjarpri fiton betejën me krokodilin _73323227_img_2258
Gjarpri ka fituar betejën e mundimshme me një krokodil në veriun e Queensland, duke e goditur, mbërthyer atë dhe në fund duke e ngrënë. Incidenti në Liqenin Moondarra, afër malit Isa, u filmua me një kamera nga rezidentët lokalë ditën e diel. Gjarpri ishte mbi 3 m i gjatë dhe mendohet të ketë qenë një piton. Ai u mbështoll rreth krokodilit dhe të dy u hodhën në ujë. Më vonë ai e nxorri në breg krokodilin e ngordhur dhe e hëngri atë.

"Gjarpri e zvarriti në tokë dhe filloi ta hante atë," thanë banorët të hapitur. "Pas festës, forma e krokodilit mund të shihej brenda gjarprit."

“Ishte mahnitëse,” tha një banore. “Ne e pamë gjarprin të luftonte me krokodilin – ai e solli krokodilin vërdallë dhe u mbështoll tek këmbët e tij për ta mbajtur atë fort. Beteja filloi në ujë. Krokodili po përpiqej ta mbante kokën lart, ndërsa gjarpri po e mbërthente. Pasi krokodili ngordhi, gjarpri u çmbështoll, i erdhi rrotull dhe filloi ta hante.” Banorja tha se gjarprit iu deshën rreth 15 minuta për ta ngrënë krokodilin.

Një banore tjetër tha për median lokale se dy krijesat luftuan me njëra-tjetrën për pesë orë.

“Në fund, ato dukeshin të rraskapitura. Kjo nuk është diçka që mund ta shohim përditë,” shtoi ajo.

/Shekulli Online/L.B./
Australi: Gjarpri fiton betejën me krokodilin 3YM280SAustrali: Gjarpri fiton betejën me krokodilin EviA5T6Australi: Gjarpri fiton betejën me krokodilin IZSWqUE
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi