Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Lazarati në festë, nis sezoni i kultivimit të hashashit

prej Mon 3 Mar 2014 - 20:13


Lazarati në festë, nis sezoni i kultivimit të hashashit LAZARAT-2%20MARS%202014_6
Telnis Skuqi

Dikur ishte një fshat i presekutuar nga komunizmi, i varfër dhe i pashpresë. Tashmë, prej 13 vitesh, Lazarati lulëzon falë kultivimit të bimës narkotike. Hashashi me ngjyrë mes të gjelbrës dhe kafesë, e cila përbëhet nga lulet dhe gjethet e sipërme të thara të bimës po “çmend” marrëzisht konsumatorët. Sezonin e kaluar hashashi u kultivua masivisht, por edhe cilësisht falë tranzicionit politik që zgjati mbi tre muaj. Për lazaratasit llogaritë janë të thjeshta. Një kilogram domate kushton 80 lekë, shumëfish më pak se një kilogram marijuanë.

“Deri sa shteti të zgjidh punësimin ne do të vazhdojmë të mbjellim hashash”, thotë N. B., kultivues, që, si të gjithë, preferon të flasë në anonimat. “Mbi 900 tonë hashash nuk janë pak për një fshat si Lazarati”, shton ai. Fermeri thotë se kultivimi i hashashit nuk është problem i tij ligjor, por i shtetit. “Të vetmin djalë që kisha në punë u pushua disa javë më parë”, thotë fermeri dhe sakaq nis punën për të hapur gropën e sivjetshme. N. B., njihet në Lazarat si burrë i ndershëm, fjalëpak dhe punëtor.
Ai kurrë nuk ka dashur të shkelë ligjin, por, siç thotë fermeri, është shteti që e ka favorizuar kultivimin e hashashit. Fermeri nga Lazarati e konkretizon deklaratën e tij, duke e faktuar me prova. Ai thotë se një javë më parë, afro një ton hashash u bllokua në rrugën kombëtare Gjirokastër- Tepelenë. Drejtuesi i kamionin blu ishte një punonjës i Ministrisë së Brendshme. “I ziu djalë u tradhëtua në mes të rrugës. Erdhi me mirëbesim nga Tirana për të transportuar hashashin drejt portit të Durrësit me destinacion Italinë dhe tashmë ndodhet në burgun e Bëncës”, thotë fermeri. Sipas tij, kamioni u nis nga “Asim Lengo”, rreth pesë kilometra përballë fshatit Lazaratit, pasi malli u ngarkua për disa ditë.

“Të nxjerrësh hashash nga Lazarati është rrezik i madh. Këto punë duan mik të fortë, jo dordoleca pa krahë”, shprehet N. B., ndërsa shton se, çdo natë automjete të vogla kanë lëvizur si milingona për të ngarkuar kamionin blu. Më tej, fermeri thekson se pavarësisht aksioneve të njëpasnjëshme të policisë lokale, mbi 90 për qind e hashashit të prodhuar në Lazarat është transportuar përtej kufirit. “Paraja është mjalti që prish njeriun. Hashashi i Lazaratit aktualisht është lënda më e preferuar e konsumatorëve europianë”, specifikon fermeri, ndërsa shton se nuk e pranon faktin që Lazarati është “delja e zezë”, pasi, siç thotë ai, pushtetarët e duan hashashin e Lazaratit. “Nuk janë pak 4.5 miliardë euro. Me këtë shumë jetojnë për bukuri mijëra punëtorë, qindra fermerë, si dhe disa pushtetarë”, nënvizon ai.

“Këtu kemi punë dhe euro”

Dritan Ll., nga Librazhdi, 37 vjeç, babai i tre fëmijëve të mitur, që prej dy javësh punon për 25 euro në ditë në fshatin Lazarat. Ai ndihet njeriu më fatlum në këto kohë krize. Dritani thotë se prej fundshkurtit deri në fund të dhjetorit puna në Lazarat nuk ndërpritet kurrë. “Prej katër vitesh merrem me këtë punë. Mesatarisht dërgoj në shtëpi afro 500 euro të thata, pa llogaritur shpenzimet minimale që konsumoj në qytetin e Gjirokastrës”, tregon Dritani, ish-emigrant në Greqi. Ai tregon se vitin e kaluar Lazarati thyeu rekordin e prodhimit të hashashit gjatë 13 viteve të fundit. “Nuk e ke idenë se çfarë pune kemi pasur sezonin e kaluar. Hashashi ishte sheshit, ndërsa mijëra punëtorë kanë dalë të kënaqur”, thotë Dritani. Për të, Lazarati është fshati ku mijëra krahë pune janë të mirëpritur, ndërsa likujditeti është 100 për qind. Dritani rrëfen për gazetën “Shekulli”, se punëdhënësit janë njerëz të sjellshëm dhe mirëkuptues.

“Nuk gjen punë më të mirë dhe më të paguar se në Lazarat. Unë nuk dua t’ia di se çfarë thotë policia dhe shteti. Unë dua punë dhe këtë punë e gjej vetëm në Lazarat”,- këmbngul Dritani. Ardian Ll., bashkëqytetari i Dritanit, i cili ndjek bisedën, shton se në Lazarat punon së bashku më bashkëshorten. “Kam dy fëmijë dhe një kredi bankare për të shlyer. Personalisht nuk dua t’i kem borxh njeriu, por halli më solli në punoj në Lazarat”, thotë Ardiani, ish mësues i historisë. Ardiani tregon se shtatë vite më parë u pushua nga puna, ndërsa prej dy vitesh është kthyer nga Greqia. “Shqipëria nuk të lumturon të rritësh fëmijë të sigurtë.

Unë dhe bashkëshortja jemi të papunë dhe falë hashashit të Lazaratit sigurojmë të paktën 1.5 milionë lekë, shumë e konsiderueshme për një familje”, shprehet Ardiani, i cili shton se gjatë sezonit të punësimit mars-dhjetor dy fëmijët e tij jetojnë tek gjyshja. “Në Elbasan është vështirë të gjesh punë, por, edhe kur gjen, paguhesh keq”, nënvizon Ardiani. Më tej, ish-mësuesi, thotë se punëdhënësit asnjëherë nuk trazohen me transportimin e hashashit, ata thjeshtë i kultivojnë, i mbjellin dhe i pastrojnë. “Kushti i vetëm për tu punësuar në Lazarat është kodi i heshtjes. Ata të respektojnë nëqoftëse besnikëria nuk vihet në dyshim, ndërsa vjedhja apo përdorimi i hashashit është kategorikisht e ndaluar”, specifikon Ardiani.

Aliko: Zhdukja e hashashit, rrezik për 5 mijë banorë

Dashnor Aliko, kryekomunari i Lazaratit prej tre mandatesh, e vlerëson shqetësues kultivimin e hashashit, por, siç shpjegon ai, faji nuk është i banorëve, por i strukturave të ndryshme të shtetit. “Lazarati gjithmonë do të jetë në hartën e kultivimit të bimëve narkotike, pasi prej vitesh nuk gjen bashkëpunimin e strukturave shtërore”, shprehet Aliko.

Sipas tij, kultivimi i hashashit është përgjegjësi individuale, ndërsa në fenomeni është përgjegjësi kolektive. Për kryekomunarin e Lazaratit një zhdukje e menjëhershme kultivimit të hashashit do të sjellë një “dekompozim social” për pesë mijë banorë. “Nëse shteti kërkon të ndryshoj kulturat, atëherë qeveria duhet të na ndihmojë”, shprehet Aliko. Si kryekomunar, vijon Aliko, kam lobuar për krijimin e projekteve afatgjata zhvillimi, por deri tani nuk kemi gjetur mirëkuptim.

Lufta ndaj narkotikëve nuk nis nga Lazarati, por nga shteti

Liberalizimi i hashashit do të shkaktojë një mbiprodhim

Kultivimi i hashashit në Lazarat, prej më shumë se një dekade, ka vënë në vështirësi shtetin shqiptar përpara ndërkombëtarëve, pavarësisht se negociatat me banorët e fshatit nuk kanë munguar. Sinonim i mbijetesës për mijëra punëtorë ka mjaltëzuar kartelin e drogës, të cilët, falë guximit dhe përkrahjes së pushtetarëve të djeshëm e të sotëm, janë pasuruar nga bima narkotike. “Dialogu më frikëson. Çfarë do të ndodhë nëse policia ndërhyn për të shkulur hashashin në Lazarat? Si do të jetojnë ata?”, pyet E. G., një ekspert i kriminalistikës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. Sipas tij, liberalizimi i hashashit nuk sjell progres për Shqipëri, përkundrazi do të shkaktojë një mbiprodhim, ndërsa karteli i drogës do të jenë gjithmonë të prirur për të përfituar.

“Shqipëria nuk është Holanda apo Kolorado (SHBA), ku shteti ka fuqi të kontrolli tek prodhuesit”, nënvizon eksperti. Më tej, eksperti i kriminalistikës thekson se trafikimin e lëndës narkotike janë implikuar shumë punonjës policie. “Rasti i fundit i “mekanikut” të Ministrisë së Brendshme, që u kap me presh në dorë teksa transportonte 1 ton hashash drejt portit të Durrësit, është vetëm maja e ajsbergut. Jo çdo kush mund ta organizoj transportimin e lëndës narkotike nëqoftëse nuk je i “abonuar” me pushtetin”, thotë eksperti, ndërsa specifikon se “Ardian Serezi ishte i vetmi person që kishte ekskluzivitetin e transportimin e lëndës narkotike prej disa muajsh”. Eksperti mendon se lufta ndaj kultivimit të bimës narkotike nuk fillon nga Lazarati, por nga vetë shteti. “E drejta për të jetuar është universale, por, kur mungojnë politikat sociale, atëherë njeriu, natyrshëm, kundërvepron, pasi për ata është e pafalshme që një pjesëtar i familjes të humbas jetën pasi nuk ngop barkun, apo nuk është në gjendje t’i plotësojë kushtet minimale fëmijëve”, përfundon eksperti. shekulli.


Lazarati në festë, nis sezoni i kultivimit të hashashit Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi