Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza 14 vjeçe denoncon të atin 62-vjeçar: Më ka dhunuar seksualisht 3-4 herë në muaj Empty Vajza 14 vjeçe denoncon të atin 62-vjeçar: Më ka dhunuar seksualisht 3-4 herë në muaj

Tue 4 Mar 2014 - 23:35
Artikulli shkruajti:Pas kallëzimit, policia lokale arreston ish të dënuarin me 15 vite burg për vrasje

Historia tronditëse e incestit ka ndodhur në fshatin Reç i Ri të Komunës Velipojë
Vajza 14 vjeçe denoncon të atin 62-vjeçar: Më ka dhunuar seksualisht 3-4 herë në muaj Banesa-e-familjes-se-ngujuar-ku-ndodhi-incesti-velipoje-shkoder-320x240
Ardi Hoti

banesa-e-familjes-se-ngujuar-ku-ndodhi-incesti-velipoje-shkoderDramë brenda një familjeje të varfër e të ngujuar prej vitesh nga gjakmarrja, ku kryefamiljari është denoncuar nga e bija se prej disa muajsh, tre ose katër herë në muaj, ai e ka dhunuar seksualisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Shkodrës, ndërkohë që policia lokale ka arrestuar të dyshuarin për incest, i cili më parë ka qenë i dënuar me 15 vjet burg për vrasje.

Abuzimi dyshohet se ka ndodhur ndaj vajzës së vogël të familjes së 62-vjeçarit T. B., nga fshati Reç i Ri i Komunës Velipojë, e cila bashkë me motrën e madhe dhe nënën e saj është paraqitur para pak ditësh në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. 14-vjeçarja ka rrëfyer para psikologes dhe në praninë e të ëmës se babai i saj, prej disa muaj ka abuzuar seksualisht me të dhe ajo ka pasur frikë të tregojë, pasi ai e ka kërcënuar se do e vrasë. Madje, ajo ka shtuar se vrasjes prej tij i druhej shumë, pasi ai ka vrarë dhe më parë, fakt për të cilin, dy vëllezërit e saj dhe i ati janë të ngujuar prej vitesh. Ndërkohë, duke rrëfyer abuzimin e kryer ndaj saj, e mitura ka shpjeguar se kjo ka ndodhur zakonisht në orët e vona të natës, kur të gjithë ishin në gjumë. Madje, kohët e fundit, ajo mendohet se është abuzuar seksualisht 3-4 herë në muaj. Kjo mendohet se është kuptuar nga nëna e të miturës, e cila ka arritur të zbulojë të vërtetën dhe i është drejtuar policisë.

Duke u bazuar në kallëzimin e vajzës, grupi hetimor ka kërkuar ekspertizën mjekoligjore të saj, nga e cila ka rezultuar se ajo është e defloruar dhe menjëherë prokurori ka lëshuar urdhrin e arrestit për babanë e saj 62-vjeçar. Të gjithë banorët e zonës mësohet se kanë mbetur të shtangur, kur dy makina policie kanë shkuar në banesën e të ngujuarit dhe e kanë marrë në pranga atë pas kallëzimit të depozituar të vajzës 14-vjeçare. Gjatë marrjes në pyetje, ai nuk ka pranuar të ketë kryer një veprim abuziv me vajzën, duke pretenduar se kjo është shpifje për shkak të konflikteve në familje, që janë krijuar shpeshherë nga gjendja e rënduar ekonomike.

62-vjeçari ka pretenduar para oficerit të policisë gjyqësore se në vitet ’90 ka kryer një vrasje dhe për këtë është dënuar me 15 vjet heqje lirie. Pasi ka mbaruar dënimin, ai është detyruar të ngujohet bashkë me dy djemtë nga frika e gjakmarrjes, ndërkohë që të vetmet që punojnë në shtëpi janë gratë e familjes, shtatë vajzat dhe e shoqja. Megjithatë, për familjen e tij gjendja ekonomike ka qenë e rënduar dhe shpeshherë ka kërkuar pajtim me familjen e gjakësit. Madje, për disa vite ai ka qenë i pranishëm në takimet e organizuara në Shkodër për këtë qëllim, ku ka qenë i pranishëm edhe Avokati i Popullit. Në përfundim, ai është shprehur se duan ta heqin nga kurrizi, meqë ai nuk mund të bëhet krah pune. Por, këto pretendime nuk e kanë bindur policinë dhe prokurorin, që kanë vendosur arrestimin e tij. Ndërkohë, të shokuar nga ky krim kanë mbetur edhe banorët e zonës, të cilët janë shprehur se të arrestuarin e njihnin si burrë me karakter të fortë dhe se ishte shumë familjar. Nga ana tjetër, policia tha se vajzës 14-vjeçare i është ofruar asistencë nga psikologët për shkak të gjendjes së rënduar pas abuzimit me të.gazeta-shqip.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Vajza 14 vjeçe denoncon të atin 62-vjeçar: Më ka dhunuar seksualisht 3-4 herë në muaj Empty Re: Vajza 14 vjeçe denoncon të atin 62-vjeçar: Më ka dhunuar seksualisht 3-4 herë në muaj

Wed 5 Mar 2014 - 13:45
ky Baba i ksaj vajze esht me shum se nje kafshe
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi