Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Shkollë shqip në Selanik

prej Fri 7 Mar 2014 - 15:21
Pas një nisme të shoqatës shqiptaro-greke të punëtorëve dhe miqve të Selanikut,"Progresi" shoqata e dytë më e madhe e këtij qyteti, është hapur në këtë qytet një kurs i ri i gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, transmeton Top Channel.
E veçanta e tij qëndron në faktin se jo vetëm që mbështetet nga bashkia e Savroupolit, një lagje në perendim të Selanikut ku jeton një pjesë e mirë e komunitetit shqiptar, por edhe nga shkolla publike e këtij rajoni, që ofron një ditë në javë, një prej klasave të saj për të gjithë ata fëmijë që duan të mësojnë gjuhën amtare.
Në ceremoninë e fillimit të ciklit shkollor kanë përgëzuar 30 fëmijët e parë që janë regjistruar në këtë kurs, kryebashkiaku i Stavroupolit Diamantis Papadhopoulos, kreu i shoqatës “Progresi”, Theodhori Miho, si dhe përfaqësues nga konsullata shqiptare në Selanik.
Sipas programit mësimet do të zhvillohen falas, një herë në javë dhe të paktën pesë mësues kanë shprehur dëshirën e tyre për t'u dhënë mësim nxënësve shqiptarë. Ndihmesë për sigurimin e abetareve dhe teksteve të para ka dhënë ish-kandidati për deputet i PS në zgjedhje dhe përfaqësuesi i emigracionit shqiptar në Greqi, Artur Porpollogu. Lajmi është pritur me gëzim nga komuniteti shqiptar në Selanik, qyteti ku ka filluar për herë të parë mësimdhënia e gjuhës shqipe në Greqi, në vitin 2001,nën kujdesin e shoqatës “Nënë Tereza”. / TCh/


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi