Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza që mund “të shkëputet" nga trupi i saj Empty Vajza që mund “të shkëputet" nga trupi i saj

Fri 7 Mar 2014 - 23:27
Studentja hedh dritë mbi aktivitetin e çuditshëm të trurit, të përfshirë në përvojat jashtë-trupore

Vajza që mund “të shkëputet" nga trupi i saj Zpw9mgm3-1368671477
Njerëzit janë mahnitur prej kohësh nga eksperiencat jashtë-trupore. A janë ato lojëra të mendjes, apo kanë ndonjë domethënie spiritualiste?

Kërkimi i ri hedh dritë mbi ato që quhen “eksperienca ose përvoja jashtë-trupore”, përmes studimit të aktivitetit të trurit të një vajze kanadeze, e cila pretendon se mund të largohet nga trupi i saj, me vullnet të lirë.

Shkencëtarët besojnë se ana e majtë e disa zonave të trurit, e cila lidhet me imazhet kinestetike (perceptimi i ndjesisë së lëvizjes), është përgjegjëse për aftësinë për t’u larguar nga trupi dhe për t’u ngritur mbi të. Po ashtu, ata besojnë se njerëzit përjetojnë më tepër eksperienca të tilla, nga ç’është menduar më parë.

Kërkuesit në Universitetin e Otavës morën në studim një studente psikologjie, e cila pranoi se kishte pasur eksperienca jashtë-turpore, para se të binte në gjumë. 24-vjeçarja tregoi se ishte e aftë të fluturonte dhe të rrotullohej në ajër, mbi trupin e saj dhe ndonjëherë kishte aftësi të shihte trupin e saj nga lart, duke qenë e vetëdijshme për të. Megjithatë, siç tregon vetë ajo, nuk ndien asnjë emocion kur përjeton eksperienca të tilla.

Shkencëtarët besojnë se ka mundësi që ky fenomen të ketë incidencë të lartë, por nuk raportohet sepse njerëzit nuk e konsiderojnë atë si diçka të veçantë. Po ashtu, ata mendojnë se kjo aftësi mund të jetë e lindur, por ka humbur me rritjen në moshë, për faktin se nuk është praktikuar.

/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi