Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

LDK i reagon Albin Kurtit: Prishtinën e morët me ndihmën e PDK'së Empty LDK i reagon Albin Kurtit: Prishtinën e morët me ndihmën e PDK'së

Sat 8 Mar 2014 - 21:25
Lideri i VV'së gjatë një interviste ka kritikuar LDK'në për raportet e saj me Partinë Demokratike dhe Kryeministrin Thaçi. Subjekti më i madh opozitar në këtë reagim ka theksuar se është pikërisht Vetëvendosje ajo që me ndihmën e PDK'së ka fituar zgjedhjet lokale në kryeqytet.
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka ka reaguar liderit të VV'së Albin Kurti i cili e ka akauzuar këtë subjekt se po shfaqet bashkëpunues me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Kryeministrin Hashim Thaci.
"Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, tha një grumbull të pavërtetash lidhur me aktivitetin politik dhe institucional të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe u shqua për moskuptim të thellë të proceseve politike të vendit".
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e LDK'së.

Në emisionin "Debat", të transmetuar mbrëmë në RTK, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, tha një grumbull të pavërtetash lidhur me aktivitetin politik dhe institucional të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe u shqua për moskuptim të thellë të proceseve politike të
vendit. LDK-ja dëshiron të theksojë edhe një herë se Kryetari Mustafa po çon përpara agjendën politike të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. LDK-ja angazhohet për një proces gjithëpërfshirës politik dhe institucional me qëllim që Kosova të shkojë në zgjedhje në pjesën e parë të këtij viti dhe që zgjedhjet të jenë të përgatitura mira, të rregullta dhe të ndershme. Me qëllim të bashkërendimit të veprimeve, Kryetari Mustafa ka takuar liderët e subjekteve të tjera politike dhe, së pari, ka kërkuar që të
takohet me z. Kurti.LDK-ja vlerëson se vendit i duhen procese politike të garantuara nga një pajtueshmëri e gjerë, me qëllim që edhe procesi zgjedhor të jetë i përgatitur mirë. LDK-ja do të angazhohet që, në bashkëpunim me të gjitha subjektet politike dhe institucionet kushtetuese, të përcaktohet agjenda politike e institucioneve, për të përgatitur procesin dhe për të shkuar në zgjedhje brenda pjesës së parë të vitit. Sa i takon pretendimit të z. Kurti se vetëm VV-ja e tij e ka bërë opozitën, LDK-ja dëshiron t'ia kujtojë liderit të VV-së se, në zgjedhjet lokale të fundit, subjekti i tij është përgjysmuar, ndërsa përkrahja për LDK-në dhe për alternativën e saj programore e qeverisëse është rritur sa të bëjë atë fituese në pjesën më të madhe të qendrave të mëdha të vendit dhe fituese të vëretetë të zgjedhjeve. LDK-ja, po ashtu, ia kujton z. Kurti se VV-ja ka arritur të ketë kryetarin e Komunës së Prishtinës, të vetmen garë të fituar në të vetmin balotazh në Kosovë, me ndihmën përcaktuese të Partisë Demokatike të Kosovës të z. Hashim Thaci. Po ashtu, ngjarjet e fundit në Asamblenë Komunale të Prishtinës, sidomos në rasti i zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike, e dëshmoi bashkëpunin e ngushtë të VV-së me PDK-në në Prishtinë.LDK-ja dëshiron të theksojë se pretendimi i z. Kurti për afrim të LDK-së me PDK-në është totalisht i pavërtetë. LDK-ja do të garojë në zgjedhje e vetme dhe e vetme do të dalë parti e parë.
LDK-ja vlerëson se, si subjekti politik më i madh në vend, agjendat dhe veprimet e saj nuk mund të determinohen nga agjendat a paqarta të subjekteve tre herë më të vogla. LDK-ja do të vijojë punën e saj për të ndhmuar proceset në vend, do të shtyjë përpara agjendën politike të saj, do të ndikojë në mënyrë
vendimtare që zgjedhjet të përgatiten mirë dhe që të respektohet vullneti politik i qytetarëve të Kosovës. LDK-ja vlerëson se një proces i rregullt është shumë më i rëndësishëm se interesat e subjekteve politike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi