Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Të rinjtë braktisin fenë për shkak të politikave kundër homoseksualëve

prej Sat 8 Mar 2014 - 22:23
Të rinjtë braktisin fenë për shkak të politikave kundër homoseksualëve Gay-rights-activists-rally-in-front-of-the-Georgian-parliament-in-Tbilisi-on-May-18-2012.-AFP
Të rinjtë priren të jenë më pak fetarë sesa më të rriturit. Një studim i fundit ka treguar se një në pesë të rritur dhe një e treta e të rinjve, nën moshën 34 vjeç në Amerikë nuk kanë përkatësi fetare. Një studim i ri ka zbuluar arsyen pse disa nga ata Amerikanë kanë dalë nga linja.

Në këtë studim, afërsisht një e treta e të rinjve amerikanë që kishin braktisur besimin me të cilin ishin rritur, i thanë Institutit Publik të Kërkimeve mbi Besimin se ishin “mësimet negative” ose “trajtimi i keq” i homoseksualëve që luante një rol të rëndësishëm në braktisjen e fesë nga ata. Veçanërisht, 17% e të rinjve të moshës 18-33 vjeç thanë se negativiteti rreth çështjeve LGBT në fe ishte “deri diku i rëndësishëm” për ta, ndërsa 14% thanë se ishte një faktor “shumë i rëndësishëm”.

Pjesa më e madhe e amerikanëve, 58% e tyre thanë se grupet fetare po “i armiqësojnë të rinjtë duke qenë tejet gjykues mbi çështjet e homoseksualëve”. Për të rinjtë, kjo përqindje ishte 70.

“Ndërsa shumë kisha dhe njerëz janë duke u larguar nga pozita kundërshtuese ndaj të drejtave të LGBT-së gjatë dekadës së fundit, ky kërkim i ri ofron të dhëna të tjera se mësimet negative mbi këtë çështje kanë prekur aftësinë e kishës për të tërhequr dhe mbajtur të rinjtë.”, tha në një deklaratë Robert P. Jones, CEO i PRRI (Kërkimet Publike dhe Iniciativat Rregulluese).

Duke krahasuar sondazhe nga grupe të ndryshme anketuese që në vitin 2003, PRRI gjeti një mbështetje në rritje për të drejtat e LGBT-së dhe martesave brenda të njëjtit seks përgjatë vijave kryesore fetare dhe politike.

Studimi që përfshiu 4.500 njerëz, u bë në periudhën Nëntor-Dhjetor 2013 dhe i pyeti ata për një sërë çështjesh të lidhura me LGBT-në, duke përfshirë ligjet federale dhe shtetërore mbi martesat brenda gjinisë, pikëpamjet mbi politikat e lidhura me HIV/AIDS dhe rolin e fesë në të drejtat e homoseksualëve.

/Shekulli Online/L.B./


Të rinjtë braktisin fenë për shkak të politikave kundër homoseksualëve Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

default Re: Të rinjtë braktisin fenë për shkak të politikave kundër homoseksualëve

prej Sun 9 Mar 2014 - 1:51
Është çështje shumë delikate e punës së homoseksualëve,por mendoj se edhe homoseksualët jan njerëz si gjith të tjerët dhe nëse kuptojmë se një njeri është homoseksual duhet ta trajtojmë si gjith njerzit tjerë,pa mos e nënçmuar.Por homoseksualët duhet të jen njerëz shumë të kujdesshëm në shoqëri mos ta çfaqin at anormalitet në shoqëri,në mjedisin e vet aty ku jetojnë,sepse edhe ata duhet ta ken parasysh se në shoqëri nuk jan aq të mirëpritur,sidomos tek ne shqiptarët si është mentaliteti.


FEMIJA RRITET DUKE FJETUR ,POR NESE NJI POPULL FLEN AI VDES. ISMAIL QEMALI
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi