Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lotët çojnë në zgjidhjen më të shpejtë të konflikteve Empty Lotët çojnë në zgjidhjen më të shpejtë të konflikteve

Sun 9 Mar 2014 - 0:52
Disa fakte që nuk i dinit mbi lotët
Lotët çojnë në zgjidhjen më të shpejtë të konflikteve Men%20crying
Shumë kafshë derdhin lot, por vetëm njeriu ka aftësinë për të qarë për shkak të emocioneve. Lotët janë të nevojshëm për të ruajtur lagështinë e kokërdhokut të syrit, përmbajnë proteina dhe substanca të tjera, që ruajnë shëndetin e syve dhe luftojnë infeksionin.

Ja disa fakte që nuk dinit mbi lotët:

Ka disa lloj lotësh

Lotët kryesorë janë ata lot që vazhdimisht freskojnë sytë dhe shërbejnë për të ruajtur lagështinë, të ushqyerit dhe mbrojtjen e syve. Një tjetër lloj i lotëve janë lotët e reflekseve, që mbrojnë sytë nga stimulues të bezdisshëm, të tillë si era, tymi ose qepa. Këto dy lloje kanë përbërje të ndryshme kimike. Lloji i tretë i lotëve janë lotët emocionalë. Një studim nga vitet 1980, zbuloi se këta lot përmbajnë proteina më shumë se dy llojet e tjera, por shkenca është ende larg konkluzioneve në lidhje me këtë çështje.
Lotët çojnë në zgjidhjen më të shpejtë të konflikteve Crying_girl_face
Hulumtuesit nuk e dinë saktësisht pse qajmë

Ka shumë teori në lidhje me lotët. Në aspektin evolutiv, disa shkencëtarë argumentojnë se njerëzit kanë qarë për të sinjalizuar trishtimin, por pa bërë tinguj (heshtja ishte e nevojshme për shkak të frikës nga grabitqarët). Përderisa sjellja e njeriut ka evoluar me kalimin e kohës, lotët janë tregues i më shumë se një qëllimi. Njerëzit qanin për të sinjalizuar një problem ose të ngushëllohen nga të pranishmit. Bebet qajnë për të tërhequr vëmendjen e prindërve, ndërsa të rriturit në shumë raste qajnë që miku apo personi më i dashur i tyre, t’i ofrojë ndihmë. Të qarat mund të çojnë në zgjidhjen më të shpejtë të konflikteve.

Femrat me të vërtet qajnë më shumë se meshkujt

Sipas një vlerësimi, femrat qajnë 5.3 herë në muaj dhe meshkujt 1.4 herë. Kurse sipas një vlerësimi tjetër, femrat qajnë dy deri në pesë herë në muaj, ndërsa meshkujt qajnë një herë në dy muaj. Sipas një studimi gjerman, lotët e femrave, mesatarisht zgjasin gjashtë minuta kurse të meshkujve katër minuta (i njëjti hulumtim ka zbuluar se të qarit kthehet në rënkim në 65 për qind të rasteve të femrave dhe 6 për qind në rastet e meshkujve).

Dallimet gjinore ndryshojnë në varësi të kulturës

Kur bëhet fjalë për qarjen, dallimet mes gjinive janë të kushtëzuara nga kultura. Është për t’u habitur se në kulturat perëndimore, ku gratë kanë më shumë liri dhe ku ato trajtohen njëlloj si burrat, gratë qajnë më shpesh se sa në vendet e tjera. Kjo tregon se qarja është e pavullnetshme, simptomë refleksi që është rezultat i ndjenjave specifike.

Ekziston arsyeja anatomike për nuhatjen sa herë që qani

Hunda mbushet plot me lot sepse loti kalon përmes zgavrës së hundës. Dhimbjet e kokës që pasojnë pas qarjes, shkenca nuk i ka sqaruar ende. Supozohet se kjo është për shkak të dehidratimit të ujit që humbet gjatë qarjes, ose për shkak të shtrëngimit të muskujve kur jemi të mërzitur.

Lotët e krokodilit janë të vërtetë

Hulumtuesit nga universiteti i Floridës thonë se krokodilët me të vërtetë qajnë, por jo për shkak se ata janë të pikëlluar. Gjatë hulumtimit, janë monitoruar shtatë kafshë të cilat ishin të lidhur ngushtë me të gjithë krokodilët dhe ka rezultuar se pesë prej tyre qanin gjatë ngrënies. Shkaktarët e lotëve ende nuk janë të qartë. Duket se krokodilët vazhdimisht prodhojnë lot dhe funksioni i tyre është për të mbajtur sytë me lagështi.

Ndoshta “qarja e mirë” nuk ekziston

Se si mund të ndihemi pas qarjes varet se ku gjendemi kur përlotim sytë. Nëse jemi të rrethuar nga njerëz që na mbështesin, do të ndihemi më mirë pas qarjes sesa kur mundohemi t’i kursejmë lotët. Sipas studimeve, njerëzit që gjatë episodit të qarjes kishin marrë mbështetje nga mjedisi, janë ndjerë shumë më mirë dhe më pozitivë.

Lotët e gëzimit nuk janë shumë të ndryshëm nga lotët e zakonshëm

Sipas një teorie, thuhet se qarja ndihmon trupin për t’u kthyer në gjendje të homeostazës, pas një tronditjeje të madhe, qoftë pozitive apo negative. Menjëherë pas tronditjes së madhe emocionale, pa marrë parasysh nëse ajo është shkaktuar nga diçka e këndshme apo e pakëndshme, lotët na ndihmojnë që të kthehemi në funksionimin normal.

/Shekulli Online/ E.B./
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Lotët çojnë në zgjidhjen më të shpejtë të konflikteve Empty Re: Lotët çojnë në zgjidhjen më të shpejtë të konflikteve

Sun 9 Mar 2014 - 1:35
Edhe lotët paskan shumë domethënie.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi