Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A mund të jeni alergjik ndaj të ftohtit? Empty A mund të jeni alergjik ndaj të ftohtit?

Sun 9 Mar 2014 - 1:14
A mund të jeni alergjik ndaj të ftohtit? Ftoft
Nëse nuk mund ta duroni motin e ftohtë , ju mund të jeni alergjik ndaj tij.Njerëzit posa të jenë në kontakt me të ftohtin, fillojnë që të kenë fryerje të duarve dhe buzëve të tyre nga mbajtja e objekteve ose nga ngrënia e ushqimeve te ftohta. Në raste të tilla njerëzit mund të ligështohen nga ekspozimi në temperatura të ulëta.
Kjo alergji nuk është e zakonshme. Fondacioni Cold raporton se kjo sëmundje prek një në 100,000 persona , të cilët shumica janë fëmijë.Por vetëm për shkak se ju nuk jeni të prekur nga kjo alergji e veçantë nuk do të thotë qe trupi juaj është imun ndaj temperaturave të ftohta. Më poshtë shihni tri mënyrat jashtë normalës që ngatërrojnë trupin tuaj.
Mushkëritë tuaja duhet të punojnë më shumë
“Duke lëvizur nga një mjedis i nxehtë në një të ftohtë , ju mund të bëheni shum i ndjeshëm , thotë Dr. Fineman. Ajo ndjenja sikur keni akull në kraharorin tuaj përderisa merni frymë, ndodh sepse mushkëritë tuaja e dëshirojnë nxehtësinë, për atë ajri i ftohtë e bënë frymëmarrjen tuaj më të vështirë , thotë Dr. Fineman.
Një studim i ri thotë se ndryshimet e temperaturës mund të shkaktojnë migrenën te shumica e njerëzve , dhe dalja nga shtëpia e nxehtë në një qytet të mbuluar me borë është e mjaftueshme që të ju shkaktojë këtë. Këtë mund ta luftoni duke bërë gjimnastikë. Njerëzit që bënë ushtrime gjimnastike 3 herë në javë , për 10 javë e vërejten përmirësimin.
Alergjitë mund të paraqiten edhe më herët
Edhe pse ne alergjitë i lidhim me stinën e pranverës , ka shumë faktorë që i shkaktojnë ato edhe gjatë dimrit , thotë Dr. Fineman. Çelësi i tyre është myku. “Bora e lagësht dhe akulli mund ta rrisin sasinë e mykut në shtëpi.
Gjëja më e mirë për të bërë është që të merrni ilaqet e duhura që ti kontrolloni simptomat , thotë Dr.Fineman. indeksonline
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

A mund të jeni alergjik ndaj të ftohtit? Empty Re: A mund të jeni alergjik ndaj të ftohtit?

Sun 9 Mar 2014 - 1:26
Po gati nuk ka njeri që nuk vuan nga ndonjë lloj alergjie,për shkak se ka shumë lloje të alergjive.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi