Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Dieta pranverore dhe si llogariten kaloritë

prej Sun 9 Mar 2014 - 16:24
Këshillat për të patur një trup të shëndetshëm. Çfarë duhet të hamë këtë stinë dhe si ta hartojmë formulën e llogaritjes së kalorive që duhen
Dieta pranverore dhe si llogariten kaloritë Anila
Luela Myftari

Nëse dëshironi të keni një trup të mirë gjatë këtij sezoni veror, bëni mirë të përgatiteni që në pranverë. Ndryshimet e menjëhershme të trupit nuk i këshillon asnjë dietolog, mjek apo instruktor palestre, ndaj bëni mirë të ushqeheni shëndetshëm që në pranverë, për të rezatuar sensualitet në stinën e nxehtë të verës. Për këtë “Shekulli” ju sjell sot, një dietë nga Anila Kalleshi, dietologe. Në bisedën me të zbulojmë edhe formulat me të cilat mund të llogarisni vetë se sa kalori duhet të konsumoni dhe të digjni gjatë një dite.

Anila, a duhet të ndryshojë mënyra jonë e të ushqyerit me ndërrimin e stinës?

Ardhja e pranverës sjell në qendër të vëmendjes idenë për të pasur një trup sa më në formë. Për këtë sjellja jonë ndaj ushqimeve në këtë periudhë duhet të jetë disi ndryshe. Këshilla ime personale fillimisht është që të mësoni si të llogaritni se sa kalori i nevojiten trupit tuaj gjatë gjithë ditës. Supozojmë se digjni 2000 kalori në ditë. Për të rënë nga pesha me 1kg në javë duhet të zbrisni 500-1000 kalori në ditë.

Cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë gjatë kësaj stine?

Ushqehuni me ushqime sa më natyrale dhe eliminoni ushqimet industriale. Ushqehuni me më shumë mish pule që është burim i triptofanit e aminoacideve. Ushqehuni katër herë më shumë me zarzavate e sallata sesa me mish, vezë, djathë, peshk ose karbohidrate si oriz, bukë, patate apo bishtaja. Në gatime, preferoni të shtoni sasinë të konsiderueshme të hudhrës e qepës. Zvogëlonisasinë e gjalpit, djathit e përdorni vajin e ullirit. Mundohuni të konsumoni mish të kuq jo më shumë se dy herë në javë dhe jo më shumë se 120 gramë për femra apo 175 gramë për meshkuj. Natyrisht t’i jepni përparësi konsumimit të peshkut. Çdo ditë përpiquni që të konsumoni pesë porcione zarzavate të freskëta e të thata. Perimet dhe frutat janë të pasura me antioksidantë. Ato i duhen organizmit të mbrohet nga veprimi i radikaleve të lira, që organizmi ka me shumicë nga veprimi i shumë faktorëve. Asnjë kategori ushqimore që balancon raportin ushqimor nuk duhet të eliminohet plotësisht. Për këtë zgjidhen proteina më të lehta për metabolizmin. Provoni të hani fruta të thata, në vend të tortave apo brumërave. Konsumoni sa më shumë sallatë frutash në vend të akulloreve.

Po sasia që duhet të konsumojmë në një vakt?

Përpiquni që për asnjë lloj arsye të mos kapërceni vaktet ditore. Nëse trupi do të jetë për një kohë të gjatë pa ushqim, ulet sasia e sheqerit dhe rritet dëshira për të konsumuar karbohidrate. Është e rëndësishme të dini se sasia për vakte nuk duhet të kalojë sasinë që mbajnë dy duart tuaja.

Pranvera njihet si stina e alergjive, ndaj për të gjithë ata, që vuajnë nga sindroma e alergjive të stinës së pranverës, duhet bërë një kujdes shumë i madh. Sa ndikojnë ushqimet tek alergjitë?

Kujdesi duhet të fillojë tek ushqimet të cilat shkaktojnë teshtima, lot në sy, djegie në gjuhë, etj. Kush vuan nga alergjitë e stinës duhet të jetë i kujdesshëm në moskonsumimin e disa tipeve ushqimesh si: peshku, domatet, lajthitë, etj. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës ndaj këshillohet të mos anashkalohet për të pasur një ditë me produktive dhe aktive. Qumështi ose lëngjet e freskëta të frutave të kombinuara me drithëra integrale këshillohen të konsumohen në mëngjes. Të kufizohen brumërat, sallamet, konservat, ushqimet me shumë yndyrë dhe pijet alkoolike.

Cili është ushqimi magjik për dietën pranverore?

Soja është burim i mirë për balancim të dietës. Ka kualitet të lartë të proteinave dhe mund të përdoret për të gjithë ato që duan të kenë forma perfekte trupore. Sigurisht edhe uji. Ai është hidratuesi më i mirë. Njerëzit e shëndetshëm duhet të pijnë 0,3 decilitër lëngje për kg të masës trupore. 2 -2 e gjysmë lëngje në ditë, e në raste sforcimesh fizike edhe më shumë. Të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna duhet të kontrollojnë lëngjet. Përveç ujit, në temperaturat e verës, freskues i mirë është edhe çaji i ftohtë, që pengon dehidrimin dhe furnizon trupin me nutrientë të domosdoshme.

Po cilat janë ushqimet bio, të cilat të ndihmojnë të kesh një organizëm të rregullt dhe trup në formë?

Ushqimet biologjike, të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike janë shumë të shëndetshme për shëndetin tonë. Por tregu e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për këto lloje ushqimesh. Kërkime të shumta kanë treguar se këto lloj produktesh janë më të pasura me substanca, që na ndihmojnë të ndihemi më mirë, si vitamina C dhe oksidues të tjerë. Kush i provon përherë të parë mbetet i shtangur nga shija dhe aroma e mrekullueshme. Sot, për fat te keq të gjithë jemi të ekspozuar ndaj produkteve ushqimore të modifikuara, për prodhimin e të cilave përdoren hormone, pesticide apo kimikate të ndryshme e të pakontrolluara, të cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut.


Dieta pranverore dhe si llogariten kaloritë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi