Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SHBA, fjalët e fundit të 27-vjeçares shqiptare së djegur: “Më shpëtoni fëmijën” Empty SHBA, fjalët e fundit të 27-vjeçares shqiptare së djegur: “Më shpëtoni fëmijën”

Wed 12 Mar 2014 - 21:24
SHBA, fjalët e fundit të 27-vjeçares shqiptare së djegur: “Më shpëtoni fëmijën” 628x471SHBA, fjalët e fundit të 27-vjeçares shqiptare së djegur: “Më shpëtoni fëmijën” 628x471%202
Albany, ShBA - “Nxirreni jashtë fëmijën”, ishin fjalët e fundit të 27-vjeçares në momentin kur shtëpia me tri dhoma gjumi që ndahej midis burrit të Cekanit dhe prindërve të tij, emigrantë nga Shqipëria, ishte mbuluar në flakë dhe tym, ditën e hënë në mëngjes.

Kunati i saj, Johan Cekani arriti të thyente një dritare dhe u mbulua me cifla xhami dhe pastaj hyri në shtëpinë e përpirë nga flakët, duke mbërthyer Nensin. Ai dhe vajza e vogël arritën të shpëtonin.

Ndërsa, nëna e vajzës nuk arriti të shpëtonte. Zerina Cekani vdiq ditën e martë në qendrën e djegies, në Spitalin Universitar Shtetëror në Sirakuzë, pasi u transportua me helikopter nga Qendra Spitalore Mjekësore Albany.
SHBA, fjalët e fundit të 27-vjeçares shqiptare së djegur: “Më shpëtoni fëmijën” 628x471%201SHBA, fjalët e fundit të 27-vjeçares shqiptare së djegur: “Më shpëtoni fëmijën” 993621_601924059838764_599869522_n
Zjarri ra në orën 9:30 paradite në rrugën Adirondack 69, në pjesën e sipërme të Bulevardit Perëndimor. Bashkëshorti i saj kishin shkuar në punë, kur Johan Cekani u njoftua për zjarrin.

Ai arriti në dhomën e gjumit të Zerinës pasi u njoftua për zjarrin. Ajo i kërkoi atij të shpëtonte fëmijën dhe pasi ai doli jashtë dhe u sigurua që vajza ishte mirë, u përpoq të shpëtonte kunatën e tij.

“Tymi ishte shumë i dendur në atë moment, saqë nuk mund të arrija tek ajo,” tregon një zjarrfikës.

Zjarri filloi aksidentalisht për shkak të një defekti elektrik në garazh dhe u përhap në gjithë shtëpinë. Zjarrfikësit veshën pajisjet e frymëmarrjes dhe maskat dhe përdorën drita elektrike brenda shtëpisë për të gjetur nënën, e cila ndodhej pa ndjenja në dysheme.

Ajo ishte djeguar në 80% të trupit të saj dhe vuante nga dëmtime të rënda respiratore. Ajo merrte frymë, por ishte në gjende kritike dhe vdiq 18 orë më vonë.
Burri i saj, Mikeli dhe vjehrri, Anesti mësuan për zjarrin kur ishin në punë. Familja Cekani ishin pjesë e ekipit të kompanisë “Davies Office Refurbishing” në qyetin Albany, kompani e cila përfshin shumë emigrantë shqiptarë.

Bill Davies, president i kompanisë tha se kompania po përpiqej të bënte më të mirën për ta ndihmuar familjen për shkak të zjarrit fatal.

Familja Cekani është nga Korça. Ata janë larguar në vitin 1998 dhe shkuan në Amerikë për të kërkuar mundësi më të mira ekonomike.

*Zerina Cekani, në të majtë, e cila vdiq nga djegiet dhe dëmtimet pas zjarrit që ra në shtëpinë e saj, po mban në prehër të bijën e saj, Nensinshekulli.
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

SHBA, fjalët e fundit të 27-vjeçares shqiptare së djegur: “Më shpëtoni fëmijën” Empty Re: SHBA, fjalët e fundit të 27-vjeçares shqiptare së djegur: “Më shpëtoni fëmijën”

Thu 13 Mar 2014 - 13:45
Te jesh Nene !
Ndryshe nga nena e Tragjedise ne Itali.
Shpirti ju prefte ne paqe dhe Zoti e bekofte me ate vajzen qe la, Perendia u kujdeste e rritet e behet e madhe .
Me vjen keq, do i mungoje e ema ne kete udhetim, por kurre nuk do harrohet qe ajo deri ne momentin e fundit u kujdes per te.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi