Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Si filloi jeta në Tokë?

prej Thu 13 Mar 2014 - 22:01
Organizmat mund të jenë formuar nga minerale dhe gaze në gypat e thellë në det
Si filloi jeta në Tokë? Article-2579333-1C3B4FFB00000578-185_634x351
Shkencëtarët besojnë se jeta në Tokë mund të ketë filluar në një gyp vullkani në dyshemenë detare. Ata kanë zhvilluar një përqasje të re për të stimuluar proceset që mund të kenë çuar në shfaqjen e metabolizmit qelizor në Tokë – një funksion biologjik bazë për të gjitha organizmat e gjalla.

Më parë disa shkencëtarë kanë propozuar se organizmat e gjalla mund të jenë transportuar në Tokë nga meteorët. Megjithatë, ka më tepër mbështetje për teorinë se jeta filloi në Tokë në vende si grykat termale në dyshemenë oqeanike, duke formuar një materie të palëvizshme, siç janë përbërësit kimikë të gjetur në gaze dhe minerale.

Pikëpamja e re

Autorët e një studimi të kryer së fundmi thonë: “Ne po përpiqemi që të mbushim hendekun midis proceseve gjeologjike në fillim të Tokës dhe shfaqjes së jetës biologjike në këtë planet.”

Dr. Kee, autor i studimit tha: “Para jetës biologjike, dikush mund të thotë se Toka e hershme kishte ‘jetë gjeologjike’. Mund të duket e pazakontë marrja në konsideratë e gjeologjisë, duke përfshirë shkëmbinjtë dhe mineralet si objekte të gjalla. Por, çfarë është jeta? Shumë njerëz kanë dështuar me gjetjen e një përgjigjeje të kënaqshme ndaj kësaj pyetjeje. Ajo që kemi bërë në vend të kësaj është se kemi parë çfarë bën jeta dhe të gjitha format jetësore përdorin të njëjtat procese kimike që përdorin qelizat e lëndës djegëse për të prodhuar energji.”

Qelizat e lëndës djegëse në makina prodhojnë energji elektrike duke hyrë në bashkëveprim me karburantin dhe oksidantët. Ky është një shembull i “reaksionit redoks”, kur një molekulë humb elektrone dhe oksidohet dhe molekula tjetër fiton elektrone. Në mënyrë të ngjashme, fotosinteza te bimët përfshin krijimin e energjisë elektrike nga reduktimi i dioksidit të karbonit në sheqer dhe në oksidimin e ujit në oksigjen molekular. Frymëmarrja e qelizave në trupin njerëzor është oksidimi i sheqerit në dioksid karboni dhe reduktimi i oksigjenit në ujë, një reaksion që prodhon energji.

Mjedise të caktuara gjeologjike, si grykat hidrotermale mund të konsiderohen si “qeliza karburant në mjedis”, meqë energjia elektrike mund të krijohet nga reaksionet redoks midis lëndëve hidrotermale dhe oksidantëve detarë, siç është oksigjeni. P.sh. edhe kërkuesit japonezë kanë provuar vitin e kaluar se mund të prodhohet energji elektrike në këto gryka, në një eksperiment të bërë në thellësitë detare në Okinawa.

Në këtë studim, autorët kanë provuar konceptin e modelit të “qelizave karburant” për shfaqjen e metabolizmit qelizor në Tokë. Teoria sugjeron se jeta në Tokë u shfaq në vende si grykat hidrotermale në dyshemenë oqeanike. Minerale të caktuara mund të kenë nxitur në reaksione redoks gjeologjike, duke çuar më vonë në shfaqjen e një metabolizmi biologjik.



/Shekulli Online/L.B./


Si filloi jeta në Tokë? Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

default Re: Si filloi jeta në Tokë?

prej Thu 13 Mar 2014 - 22:57
jeta ne TOKE filloj me krijimin e Ademit a.s. dhe Haven Zoti i krijoj te dyte dhe  njerzimi ashtu u shumua deri  sote



Alex
Alex
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 167
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/11/2013
http://www.zeriyt.net/

default Re: Si filloi jeta në Tokë?

prej Thu 13 Mar 2014 - 23:33
Eva dhe Adami o Kushtrim djali
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

default Re: Si filloi jeta në Tokë?

prej Thu 13 Mar 2014 - 23:59
ore djal Alex me fen islame quhet Ademi dhe Hava



Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

default Re: Si filloi jeta në Tokë?

prej Fri 14 Mar 2014 - 0:10
E ne fene time quhet Sherifi me Sheriforen. Si filloi jeta në Tokë? 1540093706  Si filloi jeta në Tokë? 1540093706  Si filloi jeta në Tokë? 1540093706
Sponsored content

default Re: Si filloi jeta në Tokë?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi