Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ballkan, Gjermania kufizon emigracionin

prej Sat 15 Mar 2014 - 0:11
Çdo i katërti azilkërkues në Gjermani vjen nga Ballkani. Pothuajse të gjitha kërkesat për azil refuzohen. Tani qeveria federale do t'i klasifikojë vendet e Ballkanit si "vende të sigurta"

Ballkan, Gjermania kufizon emigracionin 016408513_30300
Në vitin 2013 në Gjermani kanë ardhur aq shumë azilkërkues sikur njëzet vjet më parë. Në mesin e tyre janë shumë njerëz nga Ballkani. Por kërkesat e tyre për azil janë refuzuar pothuajse të gjitha. Qeveria federale gjermane tani pritet të ndërmarrë masa parandaluese.
Një projektligj i ministrisë së Brendshme, në bazë të një shkrimi të gazetës "Ruhr Nachrichten", parasheh që Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia në të ardhmen të klasifikohen si "vende të sigurta të origjinës". Një rivlerësim i tillë i mundëson autoriteteve gjermane që kërkesat e azilkërkuesve nga këto vende t'i refuzojë pa pasur nevojë për të justifikuar vendimin.
Përmes këtij ligji synohet "për t'i dhënë fund më shpejt qëndrimit të personave të tillë në Gjermani", citon gazeta nga drafti i projektligjit. Pas refuzimit të kërkesës për azil koha për të lëshuar Gjermaninë shkurtohet në një javë, po ashtu shkurtohet edhe koha e ushtrimit të ankesës. Gjykatat duhet të vendosin për një kërkesë "në parim brenda një jave". Në këtë mënyrë "shkurtohet edhe koha e përfitimit të ndihmave sociale". "Kështu bie edhe interesimi i këtyre njerëzve për të kërkuar azil për arsye ekonomike", thuhet në projekt-ligj.
"Njerëzit nga këto vende nuk janë të përndjekur politikisht"
Regjimi i vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë u hoq në vitin 2009, për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, një vit më vonë. Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë ka regjistruar në vitin e kaluar 22.495 kërkesa për azil nga shtetasit e këtyre vendeve - shumë prej tyre janë sinti dhe romë. Nga janari deri në shkurt 2014, sipas Ministrisë së Brendshme janë dorëzuar 6112 kërkesa për azil. Këto përbëjnë 26.9 për qind të numrit të përgjithshëm të kërkesave për azil në Gjermani.
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere ishte ankuar qysh në fillim të shkurtit që azilkërkuesit kryesisht janë duke ardhur nga Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria. "Njerëzit nga këto vende nuk janë të përndjekur politikisht. Kërkesat e tyre për azil duhet të shqyrtohen shpejt dhe në mënyrë të qartë", ka thënë politikani i CDU-së. /DW/


Ballkan, Gjermania kufizon emigracionin Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi