Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ylli i “Star Trek”, i sigurt për ekzistencën e alienëve

prej Sun 16 Mar 2014 - 0:17
Ka jetë në hapësirë, por jo siç e njohim. Ylli i “Star Trek” thotë se është i sigurt për ekzistencën e alienëve
Ylli i “Star Trek”, i sigurt për ekzistencën e alienëve William%20shanterWilliam Shatner, 82 vjeç, që luan rolin e kapitenit Xheims Kirk në filmin “Star Trek” pretendon se ka një siguri matematikore për krijesat që jetojnë në planete të tjera, pasi universi është shumë i madh.

Si kapiteni i filmit, ai kishte kontakte të përditshme me qeniet jashtëtokësore. Aktori ka treguar se beson në ekzistencën e alienëve edhe në jetën reale, por jo ashtu siç besojmë ne.

82-vjeçari ka thënë për Daily Mail: “Unë nuk besoj se ka ndonjë dyshim se ka jetë në univers. Nuk mendoj se ka ndonjë pyetje lidhur me këtë.”

Ai sugjeroi të shohim jetën në planetin tonë: “Nëse kemi kushte të ngjashme me ujin dhe temperaturën, mundësitë për jetë janë të sigurta.”

Ai shtoi se ishte i pasigurt për format që ka jeta aliene në jetën reale.

“Sesi ndodh, nuk e di ende, megjithatë jam i sigurt se do ta dimë së shpejti. Kushtet e nevojshme për jetën duhet të jenë përhapur gjithandej.”

Po ashtu ai nënvizoi natyrën e tij shpirtërore, mirëpo u shpreh skeptik duke thënë se: “Unë nuk kam përgjigje ndaj pyetjeve të përjetshme, siç kanë disa njerëz.”



/Shekulli Online/L.B./


Ylli i “Star Trek”, i sigurt për ekzistencën e alienëve Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi