Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

"Zbulimi i madh": Publikohen të dhënat e para për krijimin e Universit Empty "Zbulimi i madh": Publikohen të dhënat e para për krijimin e Universit

Sun 16 Mar 2014 - 0:59
Valët gravitacionale primitive do të na tregojnë momentin e parë të historisë së universit
"Zbulimi i madh": Publikohen të dhënat e para për krijimin e Universit Article-0-0A54D01B000005DC-768_634x341
"Zbulimi i madh": Publikohen të dhënat e para për krijimin e Universit Article-2581441-1C4DCE1600000578-996_634x424
Kozmologët besojnë se 10-34 sekonda pas shpërthimit të madh, Big Bengut, universi filloi të zgjerohej në mënyrë të jashtëzakonshme. Teoria është përdorur për të shpjeguar pse universi është uniform. Megjithatë, astronomët nuk kanë qenë asnjëherë të aftë të shpjegojnë si ka ndodhur e gjithë kjo.

"Zbulimi madhor"

Pritet që astronomët të njoftojnë se kanë gjetur “valë gravitacionale primitive”, një imitim i Big Bengut, me anë të të cilit universi filloi të ekzistonte, 14 miliard vjet më parë. “Zbulimi madhor” mund t’ju japë shkencëtarëve të dhënat e para për lindjen e universit. I përshkruar si “një mesazh nga agimi i kohës”, është konfirmuar se ai do të jetë një zbulim i jashtëzakonshëm, që do të ndryshojë fytyrën e fizikës dhe do t’u japë shkencëtarëve të dhënën e parë mbi lindjen e universit.

Është përfolur se sinjali është gjetur nga një teleskop i specializuar, i quajtur Bicep (Fotografimi i sfondit të polarizimit kozmik ekstragalaktik) në polin e jugut. Ai ka skanuar frekuencat mikrovalore në qiell, ku ka kapur energjinë fosile nga Big Bengu. Sipas teorisë, valët gravitacionale primitive do të na tregojnë momentin e parë të historisë së universit.

Çfarë janë valët gravitacionale?

Valët gravitacionale, parashikimi i fundit i patestuar i “Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit” e Albert Ajnshtajnit, janë valë të vogla në materien e universit që transportojnë energji në hapësirë – në mënyrë të ngjashme me valët oqeanike.

Ekspertët besojnë se ato valë, të prodhuara në universin e hershëm, mund të jenë ende të dallueshme përmes gjurmëve që kanë lënë miliarda vjet më parë ose nga valët që vazhdojnë ende sot.

Ekipi i shkencëtarëve ka thënë se ata do ta paraqesin “zbulimin e madh” në fushën e astrofizikës të hënën, në 17 mars, në një prezantim në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikën. Ekspertët thonë se evidencat bindëse të këtij zbulimi mund të vlerësohen me çmimin Nobel.

* (Në foto) Rrezatimi mikrovalor nga qielli, i kapur nga sateliti Planck i Agjensisë Europiane Hapësirore.

/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi