Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Turqia informoi SHISH-in për strehimin e njerëzve të Al Kaedës në Shqipëri

prej Sun 16 Mar 2014 - 23:19
Tirana, Durrësi dhe Kavaja u konsideruan si vendet ku strehoheshin ‘misionarët’. Alarmi u shpërnda në të gjitha Ballkanin. Misteri i vrasjes së Abu Amar nga Lapraka dhe identifikimi i tij me emrin Fadil.
Turqia informoi SHISH-in për strehimin e njerëzve të Al Kaedës në Shqipëri Xhihadiste%20ne%20siri
Nikoleta Kovaçi

-Ishte e shtunë, 28 dhjetor 2013. Bomba të fuqishme u lëshuan mbi një bazë, që sipas forcave qeveritare siriane, mendoheshin se ishin rebelët. Sulmi u krye në Alepo, në një treg ushqimor, ndërsa humbën jetën të paktën 25 persona dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë. Mes tyre u tha se u vra edhe një shtetas shqiptar. Mediat e ndryshme ndërkombëtare bënë me dije se luftëtari shqiptar ishte nga periferia e Tiranës, Laprakë. Viktima njihej me emrin e luftës Abu Amar. Në të vërtetë, të dhënat për vdekjen e një personi që ka luftuar në Siri dhe që ka banuar në Laprakë u bën me dije rreth një javë më pas, por zyrtarisht nuk u fol për këtë person që sipas të dhënave të policisë quhej Fadil dhe, sipas informacioneve, jetonte me qira në zonën e Laprakës. Të dhënat saktësojnë se emri i Abu Amar ka dalë vetëm në informacionet e huaja si një prej viktimave të atij sulmi. Mirëpo, po ditën kur u krye sulmi në Alepo, u bë me dije se në atë front mendohet se janë të paktën 300 shqiptarë që gjenden në radhët e rebelëve, ndërkohë që janë të shumta informacionet që tregojnë se shpesh herë ka patur beteja edhe mes vetë palëve që janë të renditur përballë formacioneve të qeverisë së Bashar al Assad. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thelluar hetimin në lidhje me infiltrimin e organizatës terroriste në Shqipëri ndërkohë që mësohet se në mesin e janarit një informacion i klasifikuar si tejet sekret ka mbërritur në duart e krerëve të lartë të SHISH-it, të cilët janë lajmëruar dhe informuar për misionarë të posaçëm të Al Kaedës. Informacioni i detajuar ka përfshirë me detaje vendet ku dyshohet se strehohen këta misionarë, ndërkohë, që mësohet se kanë qenë pikërisht informacionet sekrete të Turqisë që kanë lajmëruar thuajse të gjitha vendet ballkanike për rrezikun e strehimit të këtyre personave.

Informacionet për Shqipërinë

Tiranë-Durrës-Kavajë, ky ka qenë itinerari i strehimit të njerëzve të Al Kaedës sipas informacioneve që janë depozituar në SHISH në javën e dytë të Janarit të këtij viti. Referuar të dhënave të besueshme bëhet e ditur se informacionet e ardhura nga shërbimet e huaja kanë treguar se vend strehimi janë bërë në disa xhami periferike të këtyre qyteteve dhe se rrezikohet një përfshirje e gjerë e tyre në indoktrinimin e besimtarëve për t`i nisur në drejtim të Sirisë. Mësohet se menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve nisën përgjimet dhe survejimet nga ana e shërbimeve sekrete, ndërkohë që në fundin e janarit, më konkretisht me 31 janar, nga Rinasi mundi të largohej bashkë me dy fëmijët e tij në drejtim të Turqisë Shkëlzen Dumani. Ndërkohë që të gjitha strukturat e hetimit ishin ngritur në këmbë, shpërthimet me tritol në të katër anët e vendit bëri që të zbehej ndjekja e tyre, derisa Dumani do të procedohej për rrëmbim personi, ndërsa Interpol do të publikonte fotot dhe emrat e dy fëmijëve të tij si të kërkuar. Referuar të dhënave që vijnë nga grupi hetimor mësohet se përgjatë gjithë së djeshmes janë verifikuar dhe transkriptuar me dhjetëra video, faqe interneti të të akuzuarve, ndërsa po punohet për të parë pozicionin e se cilit prej të arrestuarve. Ndërkohë në hetimet e të arrestuarve, ku më kryesorët siç dihet tashmë janë dy imamët e vetëshpallur, prokuroria ka vendosur në qendër të hetimit edhe rolin e Gerti Pashjas, të riut që nga hetimet del që luan rol kyç në bazat e strehimeve të shqiptarëve në Turqi. Madje Pashja mendohet të jetë edhe personi që shërben si urë lidhëse mes luftëtarëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në Shqipëri.

Hetimet

Grupi i hetimit që po merret me aktivitetin e grupit të konsideruar si celula terroriste në Shqipëri ka bërë me dije se është provuar me video, foto, përgjime dhe veprime të tjera hetimore se tre nga të arrestuarit në Shqipëri dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim, janë personat kryesorë të këtij rrjeti. Ai mendohet se është ngritur prej vitit 1999 dhe që financohet nga fondacione të ndryshme fetare, që dyshohet se janë pjesë e celulave të “Al-Kaeda-s”. Referuar të dhënave personat që janë bërë pjesë e këtij grupimi janë bashkuar ndër vite ndërsa mësohet se grupi i vënë në shënjestrën e hetimit janë bashkuar që para katër-pesë vitesh dhe që janë sponsorizuar nga persona dhe familje brenda dhe jashtë vendit. Nga të arrestuarit, prokuroria ka verifikuar se shumë prej tyre kanë përfunduar studimet e larta, ndërsa pak prej tyre e pohojnë këtë fakt, kjo edhe për vetë idenë e kamuflimit të këtij grupi. Burimet sqarojnë se është provuar se të gjithë besimtarët myslimanë të dërguar nga Shqipëria për të luftuar në Siri nuk luftojnë në krah të ushtarëve të lirisë, opozitës siriane kundër regjimit të Bashar Al-Asadit. Ata luftojnë në krah të grupit militant i lidhur me “Al-Qaeda-n” dhe njihet me emrin “Al-Nusra”. Qëllimi i këtij grupi është për të përmbysur qeverinë e Asadit dhe për të krijuar një shtet pan-islamik në bazë të Sheriatit (kodi moral dhe ligji fetar i Islamit) dhe ka për qëllim për të rivendosur Kalifatin.

Rolet e të arrestuarve në organizatë

Grupi i hetimit ka vendosur të hetojë aktivitetin e secilit prej personave të skeduar si pjesë e një organizate që rekrutonte besimtarë dhe i niste në drejtim të Sirisë për të luftuar kundër forcave të Assadit. Prokuroria ka nisur verifikimin e vendndodhjes së njërës prej grave të imamit të vetëshpallur të Unazës së Re, i cili u denoncua dy ditë më parë në prokurorinë e Krimeve të Rënda, nga i ati i fëmijës. Gjithashtu mësohet se do të ripyetet dhe do të rihetohet për këtë fakt të Genci Ballës, i cili dyshohet se gruan nga Shkodra me gjithë djalin e saj F. Mani, i ka nisur në drejtim të Sirisë, ndërsa ekspertët të hetimit kanë mbërritur në Librazhd dhe kanë nisur verifikimin e të gjithë familjes së madhe të Ballës. Informacionet e policisë flasin se Balla ka katër gra, dy prej të cilave janë në Librazhd, ndërsa mësohet se në shtëpinë e tij në Tiranë ka edhe një grua tjetër. Gjithashtu mësohet se janë edhe dy denoncime të reja kundër Ballës për rekrutim të personave nga Librazhdi dhe nga një fshat i thellë i Pogradecit, ndërkohë që sipas të dhënave mësohet se financuesi kryesor i aktiviteteve të imamëve në Tiranë është konkretisht Verdi Morava, një i diplomuar dhe që sipas burimeve ka dhënë edhe truallin për ndërtimin e xhamisë që u bastis nga policia mëngjesin e arrestimit. Nuk dihet ende se cili është fati i të miturve që janë shkolluar në dyert e kësaj xhamie, por bëhet me dije se përveç dy imamëve një rol kyç në aktivitetin e tyre brenda vendit ka edhe i konsideruari si teologu, Enes Reçi nga Dibra.shekulli.


Turqia informoi SHISH-in për strehimin e njerëzve të Al Kaedës në Shqipëri Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi