Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Gjërat që çiftet homoseksuale mund t’u mësojnë heteroseksualëve

prej Mon 17 Mar 2014 - 1:22
“Çiftet gej janë një model për martesë, sepse ata i zgjidhin problemet në një mënyrë që çiftet heteroseksuale nuk mund ta bëjnë dot.” Pohimi i një studiueseje amerikane hap debatin: A është e vërtetë se çiftet e të njëjtit seks janë më të lumtur, më të bashkuar, më të ekuilibruar me fëmijët?

Bashkëjetesa

Gjërat që çiftet homoseksuale mund t’u mësojnë heteroseksualëve Kopjet-1
Më të lumtur, më të bashkuar dhe më të ekuilibruar me fëmijët. Statistikat përcaktojnë një profil pothuajse ideal, kur bëhet fjalë për çiftet e formuara nga personat e seksit të njëjtë. Tani, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ngritur dyshimi se nuk është rasti për të marrë shembull nga çiftet homo për të imagjinuar të tashmen dhe të ardhmen e lidhjeve tradicionale. Në fakt është Liza Mundy, anëtarja e New America Foundation, që ka shkruar një artikull për “The Altantic” mbi këtë argument dhe që thotë me germa të qarta: “Çiftet gej janë një model për martesë, sepse i zgjidhin problemet në një mënyrë të tillë që çiftet hetero nuk do të mund ta bëjnë dot”.

A është kjo gjë e vërtetë?

“Çiftet heteroseksuale kanë tendencë të ndjekin traditat, ndërsa ata gej duhet të shpikin vazhdimisht”, konfirmon David O., profesionistja e reklamave, me një lidhje mbi dhjetëvjeçare “mbi supe”. “Në fakt, askush nuk mund të të tregojë një model ose të thotë se si mund t’i bësh disa gjëra.

Në çdo situatë, pika kryesore është ajo se çka duam ne si çift dhe jo ajo çfarë presin të tjerët nga ne”. Pra këtu, në kryqëzimin mes traditës dhe të përditshmes, fillon ndryshimi i parë dhe ai kryesor i dy modeleve: “Çiftet homoseksuale përfshihen në një ‘natyrë të qetë’ në marrjen e vendimeve të tyre. Kjo do të thotë se këto çifte janë edhe më të guximshmet në mbajtjen e barazisë mes partnerëve”, thotë Mundy. Marrja parasysh e parametrave të ndarjeve të roleve, është një hap që çiftet tradicionale duhet të përfshijnë në “ekuacion”. “Problemi i parë i çifteve heteroseksuale të ditëve të sotme është vështirësia për të ndarë të ashtuquajturën ‘fuqi martesore’”, shton Favlia Kofari, psikoterapistja dhe seksologia romane.
Në brendësinë e çiftit, roli vendimmarrës i burrave është vënë në pikëpyetje nga pavarësia profesionale e grave. “Gratë kanë më shumë fuqi ekonomike dhe vetëbesim, ndaj është e qartë se e ndiejnë më shumë nevojën për të marrë vendime familjare.
Ndërkaq, ato duan që ta shohin partnerin e tyre më të përfshirë në punët e shtëpisë dhe në kujdesin e fëmijëve”, vazhdon më tej psikologia. Pra, realiteti i çifteve heteroseksuale është krejt i ndryshëm nga ideali i barazisë moderne që kërkohet për t’u realizuar. Sepse është e vërtetë që burrat ndihmojnë më shumë në shtëpi, në krahasim me kohët më parë, por në familjet me prindërit e punësuar, çdo javë gratë kujdesen më shumë për menaxhimin e familjes (pazaret, kuzhinën, fëmijët), mesatarisht 32 orë, përkundër 21 orëve të burrave.

Të kushtëzuara për të luftuar me idenë se “gratë mund të bëjnë gjithçka”, për shumë gra raporti mes punës dhe familjes është një “pikë” e dhimbshme. Homoseksualët, në mënyrë shumë të thjeshtë veprojnë kështu: “Çiftet me fëmijë, sidomos çiftet e formuara nga meshkujt, i ndajnë detyrat e tyre në mënyrë mjaft të qartë. Ai që rrit fëmijën dhe qëndron më shumë në shtëpi fiton më pak, dhe kjo nuk përbën problem për partnerin e tij”, thotë Mundy. Rreth 33% e partnerëve me fëmijë të çifteve homoseksuale nuk punon, krahasuar me 32% të atyre heteroseksuale. Nëse diferenca në përqindje nuk është statistikisht e rëndësishme, ka gjithsesi një mësim që duhet mësuar. “Në këtë epokë të supermamave, që duhet të realizojnë njëherësh profesionin dhe punët e shtëpisë, besoj se zgjidhja e barabartë e këtyre prindërve mund ta heqë pak ankthin e vendimeve të grave”, thekson Mundy. Geri Hell (Gary Hall), përfaqësuesi i Washington National Cathedral, një nga kishat ku është e mundur të celebrohen martesat mes personave të të njëjtit seks në SHBA, ka thënë:
“Tani, kur zhvilloj kurset paramartesore, u prezantoj të martuarve të ardhshëm një listë me dymbëdhjetë variable të jetës bashkëshortore, që mund të degjenerojnë në konflikte dhe unë në fakt kërkojë gjithmonë që të nxis një krahasim që shkon përtej rregullave patriarkale”.

g.shqip


Gjërat që çiftet homoseksuale mund t’u mësojnë heteroseksualëve Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi