Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Fakte historike që sfidojnë plotësisht atë që mendoni se dini për botën

prej Mon 17 Mar 2014 - 23:28
Fakte historike që sfidojnë plotësisht atë që mendoni se dini për botën Dreamstime_2907801
Atëherë kur mendoni se e kuptoni si funksionon bota, mësoni se...
Fakte historike që sfidojnë plotësisht atë që mendoni se dini për botën CpeaFb9
1. Kryqi nazist ishte një simbol i së mirës, derisa nazistët e keqpërdorën atë

Kryqi nazist (zvastika) është përdorur për 3000 vjet dhe ka simbolizuar të mirën dhe fatin, deri para përdorimit të tij nga nazistët në Gjermani. Imazhi është përdorur nga kulturat në të gjithë botën, duke përfshirë të krishterët, hebrenjtë, hindutë, bidistët dhe madje amerikanët vendas.

Disa uniforma amerikane e përdornin kryqin si simbol gjatë Luftës së Parë Botërore, Koka Kola e përdorte atë në reklama dhe siç shihet në foto, ekipi Edmonoton Swastikas përdori emrin e tij.

Për të ruajtur imazhin, është propozuar se versioni "në drejtim të akrepave të orës" duhet të paraqesë të keqen, kurse "versioni kundër akrepave të orës", të paraqesë të mirën.
Fakte historike që sfidojnë plotësisht atë që mendoni se dini për botën BtmsMMS
2. Debatet në gjendje të dehur ishin një aspekt kyç i procesit të vendimmarrjes

Ndoshta nuk duhet të jesh një Don Draper për të besuar në dobinë e alkoolit në vendin e punës. Kur historiani i famshëm grek, Herodoti, udhëtoi në Persi në vitin 450 para Krishti, ai gjeti një kulturë që e vlerësonte thellësisht mençurinë që vinte nga pija. Persianët që ai takoi siguroheshin që argumentet me rëndësi të bëheshin kur dikush ishte edhe i dehur, edhe esëll, pasi vetëm idetë që kishin kuptim në të dyja gjendjet, ishin vërtet me vlerë.
Fakte historike që sfidojnë plotësisht atë që mendoni se dini për botën HyS8vWD
3. Lojërat Olimpike e shpërblenin artin me medalje

Nga viti 1912 deri në vitin 1948, lojërat Olimpike organizonin gara në artet fine dhe fituesve u jepeshin medalje në arkitekturë, letërsi, muzikë, pikturë dhe skulpturë. Arti i krijuar duhet të kishte temë olimpike, ndaj veprat që fitonin medaljen e arit kishin emra sportesh. Vepra e parë fituese është shkruajtur nga themeluesi i lojërave moderne olimpike, Pierre de Frédy, i cili shkroi një pjesë “Ode për sportin”.
Fakte historike që sfidojnë plotësisht atë që mendoni se dini për botën QsocQdw
4. Ngjyra rozë nuk ka qenë gjithmonë ngjyrë vajzash dhe ngjyra blu nuk ka qenë gjithmonë njgyrë djemsh, në fakt, ka qenë krejtësisht e kundërta

Dallimi i ngjyrës blu për djemtë dhe i ngjyrës rozë për vajzat nuk ekzistonte para mesit të shekullit të njëzet. Shumë njerëz e dinë se presidenti Franklin Ruzvelt vishte fustane kur ishte fëmijë, por kjo ishte një praktikë e zakonshme për kohën. Fëmijët visheshin me ngjyra neutrale ndaj gjinisë, zakonisht me të bardha dhe nuk i prisnin flokët deri në moshën gjashtë apo shtatë vjeç. Kjo deri kur dyqanet e veshmbathjeve filluan të tregtonin ngjyra specifike për gjininë dhe prindërit filluan të preokupoheshin për t’u siguruar se fëmijët po visheshin me ngjyrat “e duhura”.
Fakte historike që sfidojnë plotësisht atë që mendoni se dini për botën 6pojl4n
5. Dikur anglishtja ishte një gjuhë për njerëzit e thjeshtë, ndërsa elita britanike fliste frëngjisht

Anglishtja i përkiste popullit. Në vitet e formimit të gjuhës, ajo flitej nga njerëzit e thjeshtë, ndërsa gjykatat dhe aristokracia angleze fliste më tepër frëngjisht. Kjo ndodhi gjatë pushtimit norman në vitin 1066, i cili shkaktoi vite ndasie midis “zotërinjve” që adoptuan një frëngjishte anglo-normane.

Theksi britanik u krijua pas Luftës Revolucionare, në shekullin e 18-të. Ndërsa theksi anglez i shkollave publike u bë zyrtar në shekullin e 19-të dhe u adoptua nga njerëzit që donin të dukeshin më të sofistikuar.
Fakte historike që sfidojnë plotësisht atë që mendoni se dini për botën FzaOe0H
6. Paratë dikur krijoheshin për t’i shkurajuar njerëzit nga pasja e pasurive

Sipas historianit grek, Plutonit, në librin e tij “Jeta e Likurgut”, spartanët përdornin shufra hekuri si monedha, me shpresën se kjo do t’i shkurajonte ata nga ndjekja e pasurisë. Monedha e pazakontë, e quajtur “Obeloi” kërkonte që transportimi i sasive të mëdha të bëhej nga qetë.

Po ashtu, diçka që mund të ndryshojë mënyrën sesi mendoni për paratë bashkëkohore: Presidentët amerikanë supozohej të mos viheshin në monedhat kombëtare, pasi kjo shihej si një praktikë e monarkive.
Fakte historike që sfidojnë plotësisht atë që mendoni se dini për botën TTQQDuB
7. Një gjumë i mirë gjatë natës duhet të shoqërohej nga një zgjim në mes të gjumit

A flemë të gjithë keq? Sipas një kërkimi për zakonet e të fjeturit para shekullit të 20-të, njerëzit nuk flinin në mënyrë të pandërprerë, por zgjoheshin në mes të gjumit, për ta ndarë procesin në dy pjesë. Gjatë kësaj kohe, ata përfshiheshin në disa aktivitete, si leximi, shkrimi, ndërsa çiftet mund ta kalonin pushimin duke bërë seks.

Ky lloj gjumi ishte produkt i njerëzve që shkonin në shtrat herët, para shpikjes së elektricitetit. Shoqëria bashkëkohore duket e përshtatur ndaj një senace të vetme gjumi, por kjo nuk do të thotë se tranzicioni ka qenë kaq i butë. Thuhet se ata që zgjohen natën mund të marrin sinjale nga trupi për t’u kthyer në mënyrën e mëparshme të funksionimit.
Fakte historike që sfidojnë plotësisht atë që mendoni se dini për botën RwAmIG9
8. Gudulisja mund të ketë qenë një torturë

Kjo mund të jetë një legjendë, por ende, gudulisja nuk është shaka. Ajo mund të jetë përdorur si një formë torture gjatë Dinastisë Han, pasi viktimat mund të përmendeshin shpejt dhe nuk mbeteshin shenjat të abuzimit fizik në trup. Edhe romakët e lashtë mund ta kenë përdorur atë si torturë, ku përdorej një dhi e cila lëpinte shputat e pengjeve.



/Shekulli Online/L.B./


Fakte historike që sfidojnë plotësisht atë që mendoni se dini për botën Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi