Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

L'Wren Scott ishte e mbytur në borxhe, Jagger anulon koncertin Empty L'Wren Scott ishte e mbytur në borxhe, Jagger anulon koncertin

Tue 18 Mar 2014 - 22:02
Message reputation : 100% (1 vote)
L'Wren Scott ishte e mbytur në borxhe, Jagger anulon koncertin Mick%20jagger%20loverTrupi i L'Wren Scott u zbulua në apartamentin e saj në Manhatan rreth orës 10 të mëngjesit të ditës së hënë.

E mbytur në borxhe

Llogaritë e fundit të saj tregojnë se komapia “LS Fashion LTD” kishte një borxh prej 5,899,548 dollarësh (4,237,164 Euro). Në vitet e fundit borxhet e kompanisë ishin dyfishuar dhe tregonin se nuk mund të ndaleshin.

Scott ishte e detyruar të anullonte Javën e Modës në Londër në minutat e fundit në muajin janar, duke ia vënë fajin përlhurave që arritën shumë vonë për t’u qepur për eventin. Shqetësimet e lidhura me kompaninë janë arsyeja e vërteta për anulimin e eventit, pasi ajo nuk mund ta përballonte pagesën për shfaqjen e modës.



Reagimi i dëshpëruar i Mick Jagger

Fotot e para tregojnë fytyrën e shkatërruar të Mick Jagger, pak momente pasi dëgjoi për vdekjen tragjike të së dashurës së tij prej kohësh, L’Wren Scott. Fytyra e tij u mbulua me trishtim. Solisti i Rolling Stones dukej shumë i tronditur mbrëmjen e ditës së hënë, kur po largohej nga restoranti “Coco” në Perth, Australinë perëndimore, ku banda kishte planifikuar të fillonte turin e parë ditën e mërkurë.

Fotot tragjike janë bërë pasi “MailOnline” ka treguar se 40-vjeçarja, stiliste mode kishte një borxh prej 6 milionë dollarësh ndaj kreditorëve të saj. Ajo ishte e merakosur dhe e shqetësuar mbi biznesin që po falimentonte. Jagger u trondit dhe u ngrit menjëherë nga restoranti. Ai tha përmes një zëdhënësi se ishte “plotësisht i tronditur dhe i shkatërruar”, pasi mori vesh lajmin. Kur u pyet nëse marrëdhënia e tyre vazhdonte ende, ai u përgjigj: “sigurisht”.

Grupi “Rolling Stones” ndërkohë e ka anuluar koncertin e planifikuar në Perth.



/Shekulli Online/L.B./
L'Wren Scott ishte e mbytur në borxhe, Jagger anulon koncertin 8crgEY3L'Wren Scott ishte e mbytur në borxhe, Jagger anulon koncertin EB0EAEPL'Wren Scott ishte e mbytur në borxhe, Jagger anulon koncertin RawRyhA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi