Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Edhe neandertalët dinin të flisnin Empty Edhe neandertalët dinin të flisnin

Wed 19 Mar 2014 - 21:53
Edhe neandertalët dinin të flisnin Nn_3306
Ne dhe ata! Ne jemi sapiens...sapiens të evoluar, inteligjentë e të bukur, ndërsa ata janë neandertalët primitivë, aspak inteligjentë dhe padyshim të shëmtuar. Gjithmonë, teksa krahasohemi me këtë specie primitive njerëzore, ndjehemi superior.
Nga ana tjetër ne jemi kthyer në dominuesit e botës, ndërsa ata janë zhdukur. Megjithatë, zbulimet e fundit në fushën e atropologjisë po i japin paka drejtësi paraardhësve tanë.

Një ndër privilegjet e konsideruar si ekskluzive e qenies njerëzore, pra neve, ka qenë gjuha, ose më mirë të themi aftësia për të artikuluar, për të shprehur tinguj me të cilët mund të komunikojmë. Deri më sot është hipotezuar se neandertalët nuk mund të flisnin, qoftë për mungesën e mundësisë konjitive, qoftë për shkak të aparatit fonetik, të cilin neandertalët e kanë pasur ndryshe.

Por mesa duket, kjo hipotezë qenka e gabuar. Një studim i realizuar nga Universiteti i New England në Australi tregon se edhe prindërit tanë të lashtë mund të kenë përdorur një lloj gjuhe jo shumë ndryshe nga ajo e zakonshmja. Këtë e deklaron profesori Stephen Wroe, zoologu dhe palentologu, që në bashkëpunim me ekipin ndërkombëtarë të shkencëtarëve dhe me përdorimin e teksikave të imazheve me rreze-X në 3D, ka bërë një zbulim mbase revolucionar. Gjithçka meritë e një kocke të quajtur hyoid që gjendet në brendësi të gjuhës, rreth 60 mijë vjet e lashtë të gjetur në Izrael në 1989-ën.

“Shumë mbetën të suprizuar sepse forma e saj ishte shumë ndryshe nga ajo që prezantojnë primatët më afër dhe ende ekzistues siç janë shimpanzetë. Megjithatë kjo kockë është e qartë se është e njëjtë me atë të species tonë. Kjo ka bërë që disa hulumtues të mendojnë se ky ekzemplar e neandertalëve ishte i aftë të fliste”, shkruan profesori Wroe.

Por fakti që ka këtë lloj kocke të njëjtë me qenien moderne njerëzore, nuk do të thotë domosdoshmërish se përdorej në të njëjtën mënyrë, pra për të folur. Kjo ka qenë dhe teza kundërshtuese e disa studiuesve, kur 25 vite më parë ekzaminuan ekzemplarin në fjalë. Në fakt, teknologjia në atë epokë nuk mundësonte verifikimin e kësaj teorie. Por sot, grafika tredimensionale dhe programet e reja kompjuterike kanë mundësuar që të bëhet një hap përpara.

Duke analizuar sjelljen mekanike të kockës fosile me imazhe mikroskopike me rreze X, sot është e mundur që të rindërtohet modeli i e hyoid-it që përfshin edhe strukturën komplekse të brendshme. Studiuesit bënë krahasimin me modelet e qënieve moderne. Ky krahasim doli në përfundimin se kocka hydoide e neandertalëve është praktikisht identike me tonën.

Me pak fjalë, ky zbulim tregon se origjina e të folurit shkon përtej asaj çka mendohej deri më sot. Edhe këto qenie njerëzore të zhdukura rreth 30 mijë vjet më pare, kishin aftësinë për të komunikuar me njëri tjetrin, për tu shprehur, mbase edhe në forma komplekse.gazetaexpress.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi