Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lufta e tretë botërore në familje Empty Lufta e tretë botërore në familje

Thu 20 Mar 2014 - 18:32
Lufta e tretë botërore në familje Thumbnail.php?file=violence_113119765
Krimi në familje si edhe shkeljet që vijnë nga marrëdhëniet sociale nuk zgjidhen kurrë thjesht me polici.
As mos i bini në qafë fare policisë.
Është njësoj si ta cosh ujin e lumit nga poshtë e ta ngjisësh lart te burimi.
Kur shteti kërkon të mbrojë familjen nga krimi brenda vetes me polici dhe ligj, thoshte Konfuci, nuk ka marrë fund vetëm familja, por edhe shteti.
Eshtë e kotë që të kërkosh që pas çdo vjehrri të vendosësh një nënkomisar policie që ai të mos përdhunojë nusen e vet, pas çdo pensionisti të vendosësh një toger policie që ai të mos përdhunojë të mitura te cepi i pallatit, që pas cdo djaloshi të sapomartuar të vendosësh një shef që ai të mos rrahë nusen e vet të re.
Kjo jo vetëm do ta lodhte policinë, por edhe nuk do ta ndalonte krimin, veçse do ta shndërronte familjen dhe shoqërinë në një repart ushtarak.
Cështjet duhen parë te burimi, te modeli shoqëror, ekonomik, psikologjik që ekzsiton dhe që nuk përputhet me natyrën normale të njeriut.
Shembulli : Dhjetë kulla parkimi në qytet e zgjidhin problemin e parkimit brenda një viti, kurse mijra policë pas shoferave lodh edhe policinë e shkretë, nervozon edhe shoferat dhe e kthen qytetin në një lojë miu-mcja, macja-miu.
Tensioni rritet, dhe logjika transanksionale nuk ka rendiment, shpenzimet shtohen pa fund kurse rezultati është minimal.
Kjo quhet lodhje e sistemit.
Por, ohuuu, histori e gjatë, kush ka kohë të të dëgjojë, fol ti fol...
E cfarë pastaj se kemi nivelin e vrasjeve për një mijë banorë sa ajo e vendeve të Amerikës Jugore ku bën kërdinë krimi nga droga, trafiqet etj.
Ja paske ngenë ti, lëri o të hanë kokat... Ne bëjmë sikur mërzitemi, media qan nja dy ditë, gazetat shiten, gazetarët kanë cfarë të bluajnë në mulli, vëmendja qytetare zhvendoset nga problemet ekonomike, ku ka më mirë sesa krimi në familje...
Ohu histori e gjatë...

Nga:_Artan fuga.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi