Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

SHBA: Krimea, jo si Kosova  Empty SHBA: Krimea, jo si Kosova

Thu 20 Mar 2014 - 22:02
SHBA: Krimea, jo si Kosova  Ambasada-usa
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i është përgjigjur interesit të mediave kur është pyetur lidhur me krahasimet e bëra ditët e fundit midis Krimesë dhe Kosovës.  

Një zëdhënës i ambasadës u përgjigj përmes një deklarate se "Shtetet e Bashkuara dënojnë lëvizjet e Rusisë për të aneksuar Krimenë". 

"Një veprim i tillë është kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare si dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Situata në Kosovë ka qenë tërësisht e ndryshme. 

Mes të tjerash, ajo situatë u rregullua nga një Rezolutë specifike e KS të OKB (1244), adoptuar 


sipas kapitullit VII të Kartës së OKB-së, e cila siguronte një trajtim të posaçëm për Kosovën dhe që krijonte një proces të posaçëm me autorizimin e KS të OKB-së për të zgjidhur statusin e saj. 

Ishte pikërisht ky proces, kryer në përputhje me vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që çuan në pavarësinë e Kosovës. 

Asgjë, sadopak e ngjashme me këtë kuadër, nuk është ngritur për Krimenë", përfundon deklaratën zëdhënësi i Ambasadës së SHBA.
 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi