Turqi, arrestohen tre shqiptarë terroristë për vrasjen e tre personave
prej Sat 22 Mar 2014 - 0:34

Turqi - Dy qytetarë të Shqipërisë dhe një nga Kosova janë arrestuar nga autoritetet turke, nën dyshimin se kanë vrarë të enjten tre persona dhe kanë plagosur pesë të tjerë në provincën Nigde të Turqisë, njoftojnë mediat turke, duke cituar Ministrinë e Brendshme të Turqisë.
Një ushtar turk, një pjesëtar i policisë turke dhe një shofer kamioni, thuhet të jenë vrarë në një postbllok, ndërsa taksia me të cilën po udhëtonin agresorët e dyshuar po i nënshtrohej kontrollit.
Mediat turke kanë cituar ministrin e brendshëm turk, Efkan Ala, të ketë thënë se ata mund të jenë anëtarë të formacioneve të ndërlidhura me Al-Qaedan, që veprojnë në Siri. Pas arrestimit, autoritetet turke thonë se kanë konfiskuar shtatë granata, tre kallashnikovë, tri bajoneta dhe dy silenciatorë.
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka cilësuar incidentin si "sulm të egër terrorist".
Autoritetet në Kosovë nuk kanë dhënë ende një informacion zyrtar mbi përfshirjen e mundshme të një shtetasi nga Kosova në këtë sulm. Qytetari nga Kosova thuhet se është 23 vjeç dhe ka inicialet Ç. R.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|