Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Çfarë ka në të vërtetë brenda salsiçeve që konsumoni?

prej Sat 22 Mar 2014 - 0:39
Mund të mos doni të hani më kurrë pasi të shikoni këtë

Çfarë ka në të vërtetë brenda salsiçeve që konsumoni?  Grilled%20Sausage%20with%20PO%202Ato janë ushqimi i preferuar amerikan dhe shumë njerëz mund të thonë se janë një kënaqësi e shijshme, e përzier me ndjenja faji. Mirëpo, çfarë ka në të vërtetë brenda një salsiçeje? Nëse shihni me se bëhet, a do të vazhdoni të hanit më?

Fotografitë tregojnë imazhet e prodhimit të tyre - stadet e ndryshme të prodhimit nuk janë të këndshme!

Regjistrimi është bërë nga “Discovery Channel” dhe tregon sesi copat e mishit të derrit, viçit dhe pulës përzihen bashkë, priten në copëza të vogla, ngjishen dhe bëhen salçice.

Siç tregon programi, salsiçet bëhen nga grirja e mishit të mbetur nga prerja e bërxollave dhe mishi i derrit. Ato përpunohen në të njëjtën mënyrë si mishi i hamburgerit, duke i kaluar copat e mishit në pjata metalike, që të ngjajë si mish i grirë. Mishit të prerë, që ngjan me baltën, i shtohet kripë dhe erza. Shtohet shurup për një shije më të ëmbël, para se përzierja të bëhet një “emulsion i mirë”, duke prodhuar produktin final. Ajri hiqet nga përzierja para se ajo të futet në qeska celuloze.

Siç thotë programi, duhen 35 sekonda për të bërë aq salsiçe sa të mbulohet një fushë futbolli dy herë. Në një turn në fabrikë, prodhohen 2.5 milionë salsiçe.

A jeni ende të uritur?

/Shekulli Online/L.B./
Çfarë ka në të vërtetë brenda salsiçeve që konsumoni?  EX2rMEGÇfarë ka në të vërtetë brenda salsiçeve që konsumoni?  EaMgFrpÇfarë ka në të vërtetë brenda salsiçeve që konsumoni?  LLQaqXs


Çfarë ka në të vërtetë brenda salsiçeve që konsumoni?  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi