Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Rruga e Zotit e vlefshme për të gjithë

prej Sat 22 Mar 2014 - 12:56
Kreu i bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj uroi të gjithë besimtarët për më shumë dashuri dhe paqe me njëri-tjetrin
Rruga e Zotit e vlefshme për të gjithë Bektasgh
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ka uruar besimtarët bektashianë me rastin e Ditës së Sulltan Nevruzit. Kjo ditë shënon ditëlindjen e Imam Aliut dhe njihet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Kjo ditë nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqenie, paqe. Me rastin e kësaj feste në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane u zhvillua ceremonia tradicionale fetare, ku kreu i Komunitetit të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj uroi të gjithë besimtarët për më shumë dashuri dhe paqe me njëri-tjetrin.

“Sot në këtë ditë të bukur të pranverës, 22 marsit, festës së Sulltan Nevruzit dhe lindjes së madhit Ali, ju uroj paçi bekim kurdoherë në veprat tuaja të mira, Zoti qoftë ndihmës drite dhe shkëlqim në udhën tuaj. Duke ju falur kësaj drite gjejmë udhën tek i madhi Zot për të na lehtësuar si gjithmonë me praninë e tij qëllimin tonë për tu afruar drejt tij. Duke pranuar lutjet tona ai na frymëzon për të zbuluar në zemrën tonë atë që është më e mira, të cilën ai vetë me dashuri hyjnore ka vendosur në të. Ne të gjithë së bashku apelojmë për mbarë njerëzimin që në udhën e virtytshme të gjejmë dashurinë, gëzimin, lirinë, shpresën, mbi të gjitha paqe me veten tonë”.

Ceremonia u hap nën tingujt e himnit kombëtar të flamurit, ndërsa nuk munguan edhe mesazhet Baba Edmond Brahimaj për më shumë përkushtim moral dhe atdhetar. “Rruga e Zotit është e vlefshme për të gjithë, në këtë rrugë merr kuptim jeta. I lutem Zotit të lartësuar të na mbushë me dashuri, të na mundësojë me përkushtim moral dhe atdhetar, duke përbuzur egoizmin, vesin e ulët dhe ligësinë. Të falim dashuri tek njeriu për njeriun, shpirtin human dhe lumturinë familjare. O Zoti ynë bëj që me madhërinë tënde i gjithë njerëzimi nga Lindja në Perëndim të shtrohet me flamurin e paqes, të lirisë, bashkimit dhe vëllazërisë për të gjithë. Ne jemi bijtë e tu e prapë tek ty do të kthehemi, qofshim në dashurinë dhe në kujdes të Zotit. Zoti na bekoftë të gjithë, amin!”

Festa e Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashi, dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, edhe pemët, edhe lulet, në këtë ditë lind shpresa, ringjallja për njerëzimin që shpreson për një të ardhme më të mirë. Në Shqipëri Dita e Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, është dekretuar si festë kombëtare 16 vite më parë. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

/Shekulli Online/ E.L./


Rruga e Zotit e vlefshme për të gjithë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi