Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mesazhet e fshehura në librat e fëmijëve Empty Mesazhet e fshehura në librat e fëmijëve

Sat 22 Mar 2014 - 13:33
Message reputation : 100% (1 vote)
Mesazhet e fshehura në librat e fëmijëve P01vn551
Rileximi i librave të fëmijëve kur je në moshë të rritur mund të të çojë në nëntekste të çuditshme dhe të mrekullueshme, ku disa mund të jenë më të dukshme se të tjerët. Si mund të jetë “Si i vodhi Grinçi Krishtlindjet”, i Dr.Seuss një parabolë e konsumerizmit? Si mund të mos duket aq qartë se “Kronikat e Narnias” e C.S.Levis janë në fakt riimagjinimi fantastik i teologjisë së krishterë?

Po ashtu, librat me fabula për emigrimin e Elefantit Babar, trajtojnë kolonializmin francez. Aventurat e “Liza në Botën e Çudirave” janë parë si një logjikë matematikore për të satirizuar “Lufën e Trëndafilave” ose si një udhëtim i shkaktuar nga drogërat, si një nëntemë e fshehtë. Po ashtu edhe “Magjia e mrekullueshme e Oz-it” është një riparaqitje alegorike e debatit të shekullit të 19-të për politikat monetare amerikane.

Nëse gërmojmë më tellë, është e thjeshtë të zbulojmë brenda këtyre leximeve. Nëse shihni përmes tyre disa gjëra do të fillojnë të materializohen. Si mund të ofrojë një libër me 22 faqe dhe me figura, si “Krimbi i uritur i mëndafshit” mesazhe anti-liberale, të krishtera, feministe dhe marksiste?

“Nuk mendoj se mund të gërmoni shumë thellë për të gjetur kuptim,” thotë Dr. Alison Waller, lektore në Universitetin e Roehampton. Lënda e saj e preferuar përfshin zbatimin e teorisë psikanalitike për interpretime edipale të karakterve.

“Ka disa libra fantastikë me figura që prekin çështjet ekzistenciale si vdekja dhe trishtimi, si për shembull “Pema e Kuqe” nga Shaun Tan.”

“Fakti që ne nuk jemi aq vigjilentë ndaj këtyre mesazheve për të rritur, kur i kemi lexuar librat si fëmijë, nuk do të thotë se nuk i përvetësojmë ato,” shton ajo.

Padyshim, ndonjëherë kuptimet mbeten të fshehura, pasi ne jemi shumë të mbërthyer nga historia, apo mbase ngaqë jemi shumë të vegjël. Vetëm si të rritur mund t’i kuptojmë motivacionet e fshehta të personazheve.

Këto mesazhe që gjenden nën sipërfaqe janë kyçe për jetëgjatësinë e historive, që bëhen klasike, ku përrallat mbeten shembulli më i mirë.

Bruno Bettleheim, një psikoanalist i njohur, ka aplikuar analilzën neo-frojdiane për histori si “Hirushja” dhe “Borëbardha”, duke treguar se këto përralla e adresojnë pavetëdijen në një gjuhë të ngjashme me atë që përdorin ëndrrat. Kështu, ato i ndihmojnë fëmijët të përballen me një sërë dëshirash dhe frikërash të pashfaqura, që nga rivaliteti midis motrave dhe vëllezërve deri tek ambivalenca ndaj prindërve.

Letërsia e ashtuquajtur “për fëmijë” ka shumë për t’u ofruar të rriturve, argumenton Dr. Sheldon Cashdan, profesor i psikologjisë në Unviersitetin e Masaçusets.



/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi