Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shërbimit Informativ Shtetëror: Shqiptarët në Siri janë rreshtuar me terroristët, jo me opozitën Empty Shërbimit Informativ Shtetëror: Shqiptarët në Siri janë rreshtuar me terroristët, jo me opozitën

Mon 24 Mar 2014 - 21:41
Shërbimit Informativ Shtetëror: Shqiptarët në Siri janë rreshtuar me terroristët, jo me opozitën Mideast-syria-rebel-a-horo

86 shqiptarët të cilët nga raporti i Shërbimit Informativ Shtetëror luftojnë në Siri, nuk janë të rreshtuar përkrah opozitës siriane. Sipas këtij raporti, por edhe hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shqiptarët luftojnë përkrah brigadave luftarake të shpallura si terroriste nga OKB-ja.
Shqiptarët janë rreshtuar përkrah Al-Nusra dhe Doële apo brigadave të tjera që nuk kanë interes të rrëzojne Bashar Al-Asad, por të krijojnë shtetin islamik të Irakut dhe Sirisë. Si provë që shqiptarët nuk luftojnë për opozitën siriane, grupi hetimor ka marrë vrasjen e Hasan Korvafaj, nga Kuçi i Vlorës.

Mësohet se Korvafaj është larguar sëbashku me familjen e tij drejt Sirisë dhe rezulton si i vrarë nga ushtria e opozitës, në janar të vitit 2014. Bashkë me këtë të fundit janë vrarë edhe katër shtetas kosovarë, ndërsa ushtria e opozitës ka zënë rob lufte familjet e tyre, raporton Ora Neës.

Al-Nusra dhe brigadat e tjera simotra të saj janë nga më të dhunshmet në konfliktin sirian, po edhe më të suksesshmet, pasi kanë rritur influencën e tyre në zona të ndryshme në Siri.

Genci Balla dhe Bujar Hysa imamë të vetshpallur të xhamisë së Unazës së Re dhe fshatit Mzez në Tiranë, bashkë edhe 6 besimtarët e tjerë të arrestuar nga autoritetet tona, përveç nxitjeve dhe propagandës, i dërgonin besimtarët tek këto grupe,duke i thënë se në Siri ka xhihad.

Kjo është edhe arsye pse Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet dhe ka ngritur akuza konkrete ndaj 13 shtetasve shqiptarë. Shqiptarët që luftojnë në Siri udhëhiqen nga Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku i Kosovës.

Ai tashmë është figurë e njohur në luftën e Sirisë, pasi njihet si udhëheqës i xhihadistëve shqiptarë atje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi