Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Seria e re e "X-Men": Kthim në të shkuarën për të shpëtuar mutantët

prej Tue 25 Mar 2014 - 6:14
Seria e re e "X-Men": Kthim në të shkuarën për të shpëtuar mutantët Article-2588136-1C88BD3700000578-80_306x459Ashtu si “alter ego-t” e tyre të fuqishme, Wolverine dhe Mystique, të luajtur nga Hugh Jackman dhe Jennifer Lawrence duhet të jenë në kulmin e fuqisë së tyre fizike. Dhe fansat patën fatin të shohin disa foto të fizikut të tyre impresionues në trailer-in e dytë të filmit të ri “X-Men: Ditët e Të shkuarës së Ardhme”, ditën e premte.

Të famshëm për muskujt e fryrë dhe superfuqitë e tyre, personazhi i Wolverine i luajtur nga Jackman është shfaqur pa këmishë, tek sulmon një armik të keq, ndërsa aktorja Lawrence performon duke u shndërruar në një tjetër armik, me trupin e saj ngjyrë blu dhe me paruken e kuqe.

Trajleri i ri e tregon Lawrence duke u hedhur nga një dritare pariziane dhe duke u transformuar nga një ushtar në një bionde me pamje “njerëzore”, e cila ka fytyrën e vërtetë të aktores. Ajo ka treguar sesi është munduar me anën e errët të personazhit të saj në filmin e ri. Aktorja 23-vjeçare pranoi se ka dalë nga skeari në skenat më të errëta.

Ndërkohë, Jackman luan një rol kryesor në film, duke udhëtuar në kohë kur i kërkohet nga Profesor X (Stewart) që të kthehet në të shkuarën për të bindur veten e tij të vogël (James McAvoy) të ndryshojë të kaluarën dhe të shpëtojë mutantët në të ardhmen. Kjo do të thotë se ai është takuar me mikun e tij të vjetër dhe armikun Magneto (McKellen).

Një kërcënim është krijuar nga shkencëtari i ushtrisë, Bolivar Trask (Peter Dinklage), kompania e të cilit ka krijuar një ushtri robotësh të quajtur Sentinels, qëllimi i të cilëve është të gjuajnë dhe të shkatërrojnë mutantët.

Regjizori i filmit Bryan singer tha në fillim të këtij viti: “Kjo është një histori për një të ardhme të keqe, jo një situatë të keqe të një individi, por një e ardhme e keqe dhe sesi ti kthehesh për ta ndryshuar.”

Skenat e filmit janë xhiruar në Montreal, Kanada vitin e shkuar dhe ai do të shfaqet për herë të parë në ShBA në 23 maj.



/Shekulli Online/L.B./
Seria e re e "X-Men": Kthim në të shkuarën për të shpëtuar mutantët HKjXC4vSeria e re e "X-Men": Kthim në të shkuarën për të shpëtuar mutantët ZiGhqODSeria e re e "X-Men": Kthim në të shkuarën për të shpëtuar mutantët 3v2nZAb


Seria e re e "X-Men": Kthim në të shkuarën për të shpëtuar mutantët Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi