Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qyteti me numrin më të madh të beqarëve Empty Qyteti me numrin më të madh të beqarëve

Thu 27 Mar 2014 - 23:49
Message reputation : 100% (1 vote)
Qyteti me numrin më të madh të beqarëve Streets-of-Islington
Angli - Numri i beqarëve është rritur me 3 milionë brenda një dekade, pasi shumica e njerëzve zgjedhin të jetojnë vetëm, sipas një studimi të ri. Një analizë e detajuar tregon se në disa zona, jetojnë më tepër se 50% të njerëzve, që janë të palidhur, ku qyteti i Islingtonit qëndron në krye të listës. Rreth dy e treta e beqarëve janë burra dhe 57% janë gra.

Numri total i beqarëve ka arritur në 23 milionë në vitin 2011. Kjo përbën 51% të popullisë, duke tejkaluar numrin e çifteve. Mosha mesatare e të rriturve, që nuk kishin qenë ndonjëherë të martuar ishte 27.5. Në vitin 2001, shifra e “të pamartuarve” ishte vetëm 19.4%.

Zyra e statistikave tha se “Rritja e popullatës beqare mund të jetë rezultat i një numri faktorësh, duke përfshirë uljen e martesave, që prej viteve 1970 dhe rritjen e pranimit social për të qenit beqar ose bashkëjetus (edhe nëse nuk martohesh ose rimartohesh pas një divorci)”. Po ashtu, popullata beqare po plaket, pjesërisht si rezultat i faktit se shumë njerëz po divorcohen dhe po mbeten beqarë.

Hartat bëjnë një paraqitje të përqindjeve të grave dhe burrave të pamartuar në qytetet e Anglisë. Islingtoni ndodhet në krye të listës, me numrin më të madhe të meshkujve dhe femrave beqare.



/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi