Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Tirana jep alaramin: Serbia mund ta sulmojë Kosovën Empty Tirana jep alaramin: Serbia mund ta sulmojë Kosovën

Fri 28 Mar 2014 - 19:32
Tirana jep alaramin: Serbia mund ta sulmojë Kosovën Tirana_949370269

Në Shqipëri, Qendra Kombëtare e Sigurisë, nëpërmjet një studimi voluminoz që i bën përshkallëzimit të situatës në Ukrainë paralajmëron implikime edhe në Ballkan, duke dhënë veçanërisht alarmin për mundësinë e një agresioni ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës, marrë shkas nga ekspansioni rus në Krime. 
Agjencia në varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes i sugjeron qeverisë që për këtë arsye, Shqipëria, si vend anëtar në NATO, të dalë me një qëndrim edhe më të qartë lidhur me situatën në Ukrainë si edhe të japë kontributin e saj në garantimin e integritetit territorial të këtij shteti. Por në raportin prej 20 faqesh të siguruar ekskluzivisht nga “Gazeta Shqiptare”, nuk jepen të dhëna konkrete nëse ekzistojnë informacione konkrete nga shërbimet inteligjente shqiptare lidhur me një përgatitje të mundshme të Beogradit për nisjen e një agresioni ushtarak ndaj Kosovës. Thjesht Tirana zyrtare paralajmërohet nga agjencia në varësi të ministrisë së Mbrojtjes për mundësinë e ekzistencës edhe të këtij skenari. Kjo analizë strategjike që prej pak javësh qarkullon në zyrat e krerëve më të lartë të shtetit përbën njëherazi edhe kritikën më të ashpër zyrtare që Shqipëria ka artikuluar derimë tani ndaj Moskës sa i përket çështjes së Krimesë. 
Në këtë material Rusia shprehimisht krahasohet me Gjermaninë naziste ndërkohë që nuk mungojnë as epitetet në adresë të Presidentit, Vladimir Putin, i cili cilësohet si “delirat”, “paranojak” dhe me “mentalitet perandorak”. “GSH” boton sot pjesët më pikante të raportit të Qendrës Kombëtare të Sigurisë me titullin “Skenari Ukrainas – Tre këndëvështrime” të përgatitur nga Kolonel Zaim Kuçi, Kolonel Zeno Jahaj dhe Msc.Alina Starova, transmeton QIK-u.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tirana jep alaramin: Serbia mund ta sulmojë Kosovën Empty Re: Tirana jep alaramin: Serbia mund ta sulmojë Kosovën

Fri 28 Mar 2014 - 21:44
"Tiranes" t'i vije turp se pari qe nuk beri ate qe Rusia beri per Krimene, ndersa se dyti ajo Serbia mire do beje te heshte e gjalle qe te mos heshte e vdekur.
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Tirana jep alaramin: Serbia mund ta sulmojë Kosovën Empty Re: Tirana jep alaramin: Serbia mund ta sulmojë Kosovën

Fri 28 Mar 2014 - 22:02
te   mos   ishte   tirana   moti   serbia  det   sulmojke   kosoven
Sponsored content

Tirana jep alaramin: Serbia mund ta sulmojë Kosovën Empty Re: Tirana jep alaramin: Serbia mund ta sulmojë Kosovën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi