Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Vajza që u “mashtrua” nga shqiptarët

prej Sat 29 Mar 2014 - 15:21
Intervistë me aktoren dy herë kandidate për çmim në Festivalin e Kanës. Natasha Goulden tregon për “Shekullin” projektin e saj artistik me shqiptarët
Vajza që u “mashtrua” nga shqiptarët XFXFXFXFXFXFVajza që u “mashtrua” nga shqiptarët Amsterdam%20Express%20me%20Blerim%20Destanin
Luela Myftari

Ajo është e re, por aq e talentuar dhe me aq pasion për punën që bën sa këtë vit është dy herë kandidate për të fituar trofe në Festivalin e Kanës. Quhet Natasha Goulden dhe këtë javë është në Tiranë së bashku me të dashurin e saj shqiptar. Kanë ardhur këtu për premierën e filmit “Amsterdam Express”. Është një produksion shqiptar nën drejtimin e Fatmir Koçit, filmi ku Natasha Goulden luan rolin e Anës, një vajze të re nga Europa Lindore që detyrohet të punojë në një klub nate, aty ku edhe shitet seks. Ana është një prej atyre vajzave që është mashtruar nga djem shqiptarë. Nga dritaret në distriktin e Dritave të Kuqe, ajo shpëtohet po nga një shqiptar.

Ana, e cila në jetën e vërtetë quhet Natasha është gjithashtu e dashuruar me një shqiptar. Ai është Dritan Kastrati një tjetër aktor i talentuar shqiptar që punon në skenat e teatrove të Londrës, aty ku edhe jeton me Natashën. Në një intervistë për “Shekullin” Natasha Goulding rrëfen punën në film me shqiptarët, marrëdhënien e saj të dashurisë me një shqiptar dhe përshtypjet që i lanë shqiptarët këtë janë gjatë vizitës në Tiranë. E ka shtyrë udhëtimin vetëm e vetëm që të qëndrojë edhe pak më gjatë në Shqipëri. Pohon se nuk ka menduar se shqiptarët do ta tërhiqnin kaq shumë. Ka menduar gjithnjë pak më keq për ta, por tani që punon dhe jeton me një të tillë e di që shqiptarët janë më të mirë se sa kinematografia dhe media i prezanton.
Vajza që u “mashtrua” nga shqiptarët CFCFCFCFCFCFCFCFVajza që u “mashtrua” nga shqiptarët ASSSSSSSSSE
Si u ndie Natasha gjatë realizimit të filmit? Si ishte të punoje me shqiptarë?

Ishte shumë mirë. Ishte një film që më pëlqeu sapo ma prezantuan. Luaj me tre shqiptarë dhe mund të them shqiptarët më të mirë aktorë. Fillimisht, kam menduar se puna për këtë film do të jetë e ashpër dhe pak a shumë intensive, por të dy aktorët shqiptarë, si Blerim Destani, ashtu edhe James Biberi kanë qenë të mrekullueshëm, të kuptueshëm, praktikë dhe aspak të lodhshëm. Pas banakut ishte edhe një shqiptar tjetër që më inkurajonte, Dritan Kastrati, i dashuri im në jetë. Kjo ishte edhe hera e parë që unë dhe Dritani luanim në të njëjtin film. E megjthatë të gjithë shqiptarët më kanë ofruar rehatinë dhe qetësinë që më duhej në realizimin e rolit të Anës. Ndërsa Fatmiri, drejtuesi i filmit ka qenë gjithnjë në aksion. Kjo na jepte gjithnjë energji.

Si u prezantuat me këtë film dhe a ishte realizimi i tij ashtu siç e mendonit?

Për këtë film më ka folur për herë të parë Dritani, i dashuri im. Ai ishte pjesë e filmit përpara meje. Më vonë njoha pjesën tjetër të stafit dhe kur m’u propozua e pranova si rol. Ndërkaq, realizimi i filmit ishte edhe më i thjeshtë se sa e mendoja. E mendoja më të vështirë, por puna në grup ishte shumë e mirë dhe ne mundëm që t’i mbyllnim të gjitha xhirimet në një kohë të shkurtër dhe me një komoditet dhe energji që rrallë i gjen në grupe të tjera pune. Realizimi i këtij filmi ishte i thjeshtë sepse puna dhe fryma në grup ishte e mirë.

Kjo është hera e parë që ju luani në një film me metrazh të gjatë?

Po, kjo është hera ime e parë. Eksperiencat e mia të mëparshme kanë qenë me filmat me metrazh të shkurtër ose të paktën kam pasur role të shkurtra në një film. Po, kjo gjithashtu është hera ime e parë që luaj edhe me shqiptarë, në një film produksion shqiptar. Ishte një eksperiencë e bukur.

Nëse do të të propozonin të ishe sërish pjesë e një produksioni shqiptar do të pranoje?

Po, do të pranoja pa dyshim. Kjo ishte një eksperiencë e mirë, e cila më shtyu të besoj se një tjetër bashkëpunim me producentë, drejtues apo aktorë shqiptarë do të ishte sërish i pranueshëm me kënaqësi nga ana ime. Madje mund të them edhe që me kënaqësi do të provoja të flisja edhe shqip për të qenë sa më e afërt me pjesën tjetër të produksionit. Nëse do të më kërkohej të mësoja shqip për një tjetër film të prodhuar nga shqiptarë, do ta mësoja me kënaqësi.

Nga Festivali i Kanës në Shqipëri

Natasha Goulden është gjysmë angleze dhe gjysme suedeze. Ajo jeton aktualisht në Londër. Thotë se ka dashur të bëhet aktore që e vogël. Kur ishte në moshën 10-vjeçare dilte përpara pasqyrës për të imituar njërën apo tjetrën aktore që kishte ndjekur në televizion. Ishte po dhjetë vjeç kur vendosi që të shkonte në shkollën e teatrit të Stokholm të Suedisë. Aty mori edhe bazat e para të asaj që do të bëhej më vonë, një aktore që do ta ndiqte jo vetëm Europa, por e gjithë Bota. Kur mbërriti në Londër, asaj iu dha mundësia që të ishte pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër të titulluat “Rose”. Në këtë film ajo është në rolin e Lusit, një rol ky i cili e dërgoi Natasha Goulden si kandidate në Festivalin e Kanës, një nga festivalet më të njohura të botës kinematografike në të gjithë botën. Sot, ajo është sërish kandidate në Festivalin e Kanës, por në një rol tjetër.

Tanimë ajo konkurron si Kloi në filmin “Cupid ëears a Balaclava”. Edhe ky është një film me metrazh të shkurtër. Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e kastit të aktorëve që luajnë në filmin Live and Repeat, “The edge of tomorroë” ku luan përkrah Tom Cruise dhe Emily Blunt. Ajo ka rolin e një ushtareje sllovake në këtë film, i cili ka shëtitur botën. Për herë të parë Natasha Goulden luan në një film me metrazh të gjatë, në një film artistik që prodhohet dhe drejtohet nga shqiptarë. Aktorja suedezo-angleze është e dashuruar me një shqiptar, i cili gjithashtu është aktor, por së bashku në një film, ata luanin në “Amsterdam Express”, filmi premiera e të cilit ka qenë dy ditë më parë në kinemanë Millenium, në Tiranë. Natashës i ka pëlqyer Shqipëria dhe e ka shfrytëzuar këtë vizitë premiere për të qëndruar pak më shumë në Shqipëri. Ajo dëshiron që ta njohë më nga afër këtë vend dhe deri të dielën do të shijojë natyrën shqiptare së bashku me të dashurin e saj, të riun nga Kukësi, Dritan Kastrati

“Ju rrëfej kuksianin që më rrëmbeu zemrën”

Djali që i rrëmbeu zemrën Natashës është një i ri nga Kukësi. Aktori Dritan Kastrati jeton dhe punon me të në Angli

Natasha, aktorja që ka mundur të luajë edhe përkrah aktorëve të njohur të Hollivudit si Tom Cruise apo Emily Blunt rrëfen një histori dashurie me një shqiptar. Ai i ka rrëmbyer zemrën, ndërsa ajo ndihet e lumtur teksa na tregon se të ecësh dorë për dore me një shqiptar si Dritani paska qenë ajo që e ka zbukuruar jetën e saj. Gjatë bisedës,a jo herë pas herë i kap dorën Dritanit si për të thënë se këto fjalë janë shumë të sinqerta. Sytë e saj qeshin kur flet për këtë histori dashurie. Ajo nuk e ka aspak bezdi që ta ndajë edhe këtë pjesë të bukur të jetës së saj me lexuesit e gazetës “Shekulli”.

Si nisi historia juaj e dashurisë? Sa kohë keni bashkë?

Ka nisur rreth dy vjet më parë kur të dy jemi takuar në xhirimin e një reklame në Angli. Dritani ishte përzgjedhur përpara meje. E kam takuar aty rreth dy vjet më parë dhe që atëherë jam me këtë djalë. Është shqiptar, por shumë ndryshe nga ato shqiptarët që prezanton kinematografia dhe media nëpër botë për shqiptarët. Më ka mësuar që njerëzsit nuk duhen paragjykuar. Është një djalë shumë i kuptueshëm. Dalim, jetojmë dhe punojmë në Angli të dy. Deri më tani është diçka e bukur të ecësh me të dorë për dore në jetë. Dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur me këtë shqiptar, me këtë djalë simpatik që quhet Dritan Kastrati.

Dhe si janë shqiptarët në të vërtetë? Tani që ke mbërritur në Shqipëri dhe po e qëndron këtu a mendon se thuajse gjithçka që përcillet për shqiptarët është e trumbetuar drejt negatives?

Po, në fakt. Unë nuk mendoj se shqiptarët janë trafikantë, të dhunshëm, jo punëtorë, siç edhe përcillen në media, apo edhe vetë nga kinematografia. Unë jam lidhur me një djalë shqiptar, prej të cilit kam mësuar se shumica e atyre që thuhen dhe përcillen publikisht nuk janë të vërteta. Edhe më shumë po bindem tani gjatë vizitës sime këtu në Shqipëri. Në tiranë kam gjetur njerzë të mrekullueshëm. Jeni një popull shumë mikpritës dhe keni gjithnjë përgjigje kur dikush ju kërkon ndihmë. Dini të gatuani mirë, të ushqeheni mirë, të visheni mirë dhe të respektoni shumë. Kam pasur mendim të gabuar për shqiptarët dikur. Tani jo më.

Dini ndonjë fjalë shqip? A ju ka mësuar Dritani ndonjë fjalë?

Po, më ka mësuar vetëm fjalë të bukura. (Qesh). Di të them: po, jo, faleminderit, të lutem, shumë, pite (lloj buke të cilat shqiptarët i bëjnë vetëm dhe të cilat mua më pëlqejnë shumë) të dua, të dua shumë dhe kështu fjalësh, të thjeshta dhe të bukura. Nuk më ka mësuar të shaj apo të nevrikosem në shqip. Më ka çuar për darkë te shqiptarë që gatuajnë mirë.

Më ka prezantuar me pitet, ca lloje bukësh që shqiptarët i bëjnë vetë dhe më ka mësuar që të kërcej këngë popullore shqiptare. Dritani më ka çuar disa herë të dëgjojmë muzikë shqipe edhe në Angli. Kam mësuar shumë gjëra dhe të gjitha sepse dua dhe sepse ky djalë më tërheq me mënyrën se si m’i prezanton gjërat që vijnë nga Shqipëria.


Vajza që u “mashtrua” nga shqiptarët Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi