Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Tendenca e këpucëve dhe sandaleve për këtë pranverë

prej Sat 29 Mar 2014 - 16:39
Moda po u jep shputave një pushim, por jo domosdoshmërisht paraqitje

Tendenca e këpucëve dhe sandaleve për këtë pranverë Shoes
Kjo pranverë do të sjellë një ndryshim të madh tek veshjet dhe këpucët, ndaj duhet të informojmë njëri-tjetrin. Këtë sezon, industria e modës po ndërton kultin e “sasisë së tepruar”: taka shumë të larta dhe funde të gjata. Linjat e fustaneve dhe fundeve janë më të gjera, më të gjata dhe më pak të puthitura pas trupit – madje edhe veshjet e sipërme janë më të gjera.
Tendenca e këpucëve dhe sandaleve për këtë pranverë YPJMh8n
Viktoria Beckam e ka luajtur rolin e saj në këtë ndryshim të siluetës. E fotografuar në një fustan në formë kambane, në ngjyrën blu të lules së misrit, prej mëndafshi, për koleksionin e saj “Victoria Victoria Beckam”, ajo tha se ndihej shumë rehat.
Tendenca e këpucëve dhe sandaleve për këtë pranverë S2W4TkE
Përsa u përket këpucëve, këtë pranverë ka një rikthim të modeleve të vjetra për të plotësuar veshjen e re. Kjo nuk do të thotë se nuk do t’i vini në punë këpucët e vitit të shkuar apo viteve më parë, por nëse kërkoni për diçka speciale dhe të modës, mund të guxoni me këpucët e reja.

Çmimi për sandalet e vitit i takon firmës “Prada”, për sandalet e saj “të shëmtuara” dhe fjala “e shëmtuar” në këtë rast duhet lexuar si e rehatshme, jotërheqëse dhe aspak seksi.
Tendenca e këpucëve dhe sandaleve për këtë pranverë OM4PiT0
Miuçia Prada është gjithmonë në pararojë. Shfaqja e saj Pranverë 2014, me artin mural, këpucët e mëdha dhe çorabet si tub, lënë pak vend për dyshim. Nëse doni të bleni një palë prej sandaleve të saj, kostoja e tyre është diku mbi 900 paund!

Nga pamja sportive e Pradës tek sandalet stil të Givenchy, ka një sërë alternativash që mund të zgjidhni. Ja sandalet dhe këpucët më të mira të sezonit, me disa mundësi konservatore për ata që nuk ndihen aq rehat me “shputat jotërheqëse”.



/Shekulli Online/L.B./


Tendenca e këpucëve dhe sandaleve për këtë pranverë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi