Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Krijohet "kapelja" që i bën njerëzit më të zgjuar

prej Sun 30 Mar 2014 - 15:14
Shkencëtarët kanë krijuar një “kapele që mendon”, e cila mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit të mësojnë materiale të reja dhe të vështira më shpejt
Krijohet "kapelja" që i bën njerëzit më të zgjuar Article-2589829-1C94F62400000578-685_306x423
Shumica e njerëzve do të donin të bëheshin më të zgjuar. Tani shkencëtarët kanë krijuar një “kapele që mendon” që i ndihmon njerëzit t’i zgjidhin problemet më shpejt dhe që një ditë do të na ndihmojë të mësojmë më me lehtësi materiale të vështira. Psikologët amerikanë ia kanë dalë të manipulojnë aftësinë tonë për të mësuar duke përdorur rrymë të vogël elektrike në tru, që mund t’i bëjë njerëzit të mësojnë nga gabimet e tyre në mënyrë më efektive.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se korteksi frontal, i cili është pjesë përgjegjëse për dallimin e gabimeve, emeton një sasi voltazhi negativ brenda disa milisekondave pasi ne kemi bërë diçka në mënyrën e gabuar. Mirëpo ata nuk e kanë shpjeguar sesi bëhej kjo.

Disa psikologë në Universitetin Nashville, Tennesse kanë eksploruar funksionin e këtyre valëve të trurit. Ata arritën të krijonin një bandë koke me dy elektroda të lidhura me faqen dhe kokën e personit dhe aplikuan stimulim direkt me rrymë për 20 minuta për çdo pjesëmarrës që mori pjesë në eksperiment. Në këtë stimulim, një rrymë e vogël udhëton nga elektroda e anodës, përmes lëkurës, muskujve, kockave dhe trurit dhe i përgjigjet elektrodës së anodës për të plotësuar qarkun.

“Kjo është një nga mënyrat më të lehta për ta stimuluar trurin,” tha njëri nga autorët.

Pas 20 minutash nga stimulimi, subjekteve iu dhanë një detyrë mësimore. Për të shtuar vështirësinë, ata kishin një sekondë kohë për t’u përgjigjur saktë, ndaj mundësia për gabime ishte e madhe. Si përfundim, njerëzit bënë më pak gabime dhe mësuan nga gabimet e tyre më shpejt kur u stimuluan elektrikisht. Kërkuesit gjetën se efektet e stimulimit prej 20 minutash zgjasnin rreth 5 orë dhe i bënë pjesëmarrësit më të mirë ose më të keq në detyrat e tjera.

Gjetjet e eksperimentit mund të përdoren një ditë për sëmundje si skizofrenia dhe ADHD-ja, që lidhen me mangësi të monitorimit të performancës.



/Shekulli Online/L.B./


Krijohet "kapelja" që i bën njerëzit më të zgjuar Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi