Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Depërtimi në dimensionin e 103-të Empty Depërtimi në dimensionin e 103-të

Sun 30 Mar 2014 - 19:44
Depërtimi në dimensionin e 103-të Article-2591919-1CA7A59000000578-805_634x434
Kërkuesit kanë bërë një hap madhor drejt zhvillimit të kompjuterave kuantikë, të cilët mund të punojnë me shpejtësi shumë më të mëdha sesa sistemet aktuale. Një ekip spanjoll prentendon se ka krijuar një çift grimcash me 103 dimensione. Eksperimenti e tejkalon arritjen e parë të 11 dimensioneve dhe shënon një fazë të re në të cilën kompjuterat kuantikë janë një hap më pranë realitetit.

Zbulimi mund të paraqesë një përparim të madh drejt ndërtimit të kompjuterëve kuantikë me shpejtësi shumë më të madhe procesimi sesa kompjuterat e tanishëm, thonë shkencëtarët.

Gjendjet në të cilat ndodhen grimcat elementare, si fotonet, mund të kenë aftësi përtej asaj që perceptohen normalisht. Ky fenomen do të thotë se mund të prodhohen supergjendjet, si mundësia për të qenë në dy vende njëkohësisht. Kjo i lejon kompjuterat kuantikë që të procesojnë më tepër se një gjë në të njëjtën kohë, në mënyrë më efektive dhe i bën ata shumë më të shpejtë kur kryhen detyra të ndryshme në të njëjtën kohë.

Kur dy grimca bashkohen, krijohet një lidhje: matja e gjendjes së njërës ndikon në gjendjen e tjetrës në çast, nuk ka rëndësi sa larg ndodhen ato nga njëra-tjetra. Kjo lejon ndërtimin e kompjuterëve kuantikë, të aftë për të operuar me shpejtësi të paimagjinueshme, duke koduar informacion me siguri të plotë si dhe kryerjen e eksperimenteve në mekanikën kuantike, që nuk do të bëheshin ndryshe.

Shkencëtarët kanë kaluar vite të tëra për të ndërtuar rrjete të grimcave të bashkuara në gjendjen e superpozicionit. Kërkimi i fundit u bë nga shkencëtarë të Institutit të Optikës Kuantike dhe Informacionit Kuanitk në Akademinë e Shkencave në Australi. Ekipi ka avancuar disa hapa më tej drejt përmirësimit të sistemeve të ndërlidhura kuantike.



/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi