Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Pse zebrat kanë vija të bardha dhe të zeza?

prej Wed 2 Apr 2014 - 0:25
Ngjyra bardhë e zi e lëkurës së zebrave i pengon insektet fluturuese të qëndrojnë në trupin e tyre
Pse zebrat kanë vija të bardha dhe të zeza? Voc_time_pic_wegman_clock_medfield_mass_30oct2008Shkencëtarët mendojnë se e kanë gjetur arsyen pse zebrat kanë vija dhe përgjigja është shumë larg prej ngjyrave bardhë e zi. Ata thonë se pavarësisht se vijat janë menduar për shumë kohë si kamuflazh, ato mund të kenë evoluar për t’i mbrojtur këto kafshë nga insektet e dëmshme.

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, mirëpo studimet tregojnë se insektet e kanë më të vështirë të ulen në zona të vijëzuara dhe se vijat e lëkurës së zebrës janë shumë efektive për t’i mbajtur ato larg. Vijat janë shumë të holla në pjesët e poshtme të këmbëve, një zonë ku insektet qëndrojnë gjatë dhe thithin gjakun e kafshës. Po ashtu, të holla janë edhe në kokë, e cila është më afër tokës kur ato ushqehen.

Teoria u krijua nga kërkues amerikanë, që kërkonin për të dhëna mbi arysen pse zebrat kanë vija. Ideja që vijat veprojnë si kamuflazh duke e bërë më të vështirë që kafshët të dalloheshin në dritën e ndryshueshme të pyllit ndeshi në kundërshtime, pasi zebrat e kalojnë shumicën e kohës së tyre në mjedis të hapur.

Një tjetër teori popullore është se vijat i verbojnë grabitqarët dhe e bëjnë më të vështirë që të gjykojnë madhësinë dhe shpejtësinë e kafshës. Megjithatë, Universiteti i Kalifornisë tregoi se luanët janë shumë të aftë për t’i kapur zebrat.

Shkencëtarët thonë se qimet e shkurtra dhe mungesa e një shtrese të trashë për t’i mbrojtur nga dimri i bën zebrat më të lehta për t’u sulmuar nga kafshimet e insekteve, duke shtruar nevojën për mbrojtje shtesë. Zebrat mund të jenë të rrezikuara nga sëmundjet e insekteve. Megjithatë ata besojnë se përgjigja ndaj pyetjes që lidhet me vijat e zebrës është në duart e tyre.



/Shekulli Online/L.B./


Pse zebrat kanë vija të bardha dhe të zeza? Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi