Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Mjekët paralajmërojnë: Cigaret elektronike janë helmuese!

prej Sat 5 Apr 2014 - 15:00
Cigaret elektronike janë fajtore për 42% të helmimeve në ShBA
Mjekët paralajmërojnë: Cigaret elektronike janë helmuese! 9HPKS32C4T8F0001
Numri i njerëzve që po helmohen nga cigaret elektronike është shtuar në vitet e fundit, sipas një raporti zyrtar. Telefonatat në qendrat e toksikimit në Shtetet e Bashkuara, lidhur me lëngjet në cigaret elektronike, janë shtuar nga 1 në muaj, në shtator 2010, në 215 në muaj, në shkurt 2014. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregon se më tepër se gjysma e telefonatave lidhen me fëmijë nën moshën 5 vjeç. Megjithatë, 42% e tyre lidhen me të rriturit mbi moshën 20-vjeçare. Statistikat e qendrës tregojnë se numri i telefonatave në muaj lidhur me cigaret e zakonshme, nuk është rritur në të njëjtën mënyrë.

Me shtimin e popullaritetit të cigareve elektronike, është shtuar edhe numri i rasteve me helmim. Helmimi me cigaret e zakonshme lidhet kryesisht me ngrënien e pakujdesshme të tyre nga fëmijët. Ndërsa helmimi me cigaret elektronike vjen për shkak të lëngjeve që përmbajnë nikotinë në këto pajisje. Ai mund të ndodhë në tre rrugë: përmes thithjes, gëlltitjes ose përthithjes nga lëkura ose sytë.

Raporti është një flamur i kuq që ngrihet kundër cigareve elektronike.

/Shekulli Online/L.B./


Mjekët paralajmërojnë: Cigaret elektronike janë helmuese! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi