Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Zbulimi i jashtëzakonshëm: Gruaja e Hitlerit ka pasur prejardhje hebraike

prej Sat 5 Apr 2014 - 20:43
Testi i ADN-së tregon se Eva Braun ka lidhje me hebrenjtë ashkenazi
Zbulimi i jashtëzakonshëm: Gruaja e Hitlerit ka pasur prejardhje hebraike 00762926-photo-eva-braun-aux-cotes-d-hitler
Eva Braun, e dashura e një jete e Adolf Hitlerit, e cila u martua me liderin nazist disa orë para vetëvrasjes së tyre në një bunker në Berlin, mund të ketë pasur prejardhje hebraike. Këtë e dëshmon një test ADN-je, i bërë kohët e fundit.

Analiza e ADN-së së mostrave të flokëve, të marra nga një furçë flokësh e cila mendohet se i përkiste Braun-it, sugjeron se diktatori nazist që ishte përgjegjës për vrasjen e miliona hebrenjve mund të jetë martuar pa dijeninë e tij me një grua me prejardhje semitiste, në aktin e fundit të rënies së Rajhut të Tretë.

Zbulimi është paraqitur në një dokumentar në kanalin “Channel 4”, i titulluar “ADN-ja e famshme e vdekur”, i cili do të shfaqet i plotë javën e ardhshme. Në këtë dokumentar, tregohet sesi shkencëtarët janë përpjekur të marrin mostra ADN-je nga reliket dhe të analizojnë gjenomin e tyre për të zgjidhur misteret e lidhura me të.

Shkencëtarët ligjorë izoluan një rajon në ADN-në e marrë nga një mostër flokësh, e gjetur në furçën e flokëve, e cila është zbuluar në fund të Luftës së Dytë Botërore në apartamentin e Braun-it në rezidencën alpine të Hitlerit, në Berghof të Bavarisë, nga një oficer i inteligjencës amerikane. Ata gjetën se sekuenca e ADN-së në mitokondri – një gjenom i vogël që transmetohet në breza nga e ëma tek e bija – i përkiste haplogrupit N1b1, që lidhet me nazistët ashkenazi.



Historia sekrete Hitler-Brau

Asistent-fotografja Eva Braun, ra në dashuri marrëzisht me Hitlerin në moshën 17-vjeçare, edhe pse ai ishte 23 vjet më i madh se ajo. Hitleri i dha urdhër sekretarit të tij personal, Martin Bormann të hetonte për familjen e saj dhe e dërgoi Evën në një shkollë katolike për t’u siguruar se ajo ishte “ariane” dhe se nuk kishte paardhës hebre. Pasi u sigurua për këtë, lidhja e tyre avancoi. Mirëpo Hitleri, i frikësuar se mos marrëdhënia e tyre do të dëmtonte imazhin e tij publik, refuzoi të martohej me të dhe e ruajti lidhjen si një sekret shtetëror, duke e fshehur të dashurën e tij në rezidencën malore në Berghof.

Zëdhënësi i Channel 4 tha: “Në shekullin e 19-të, shumë hebrenj ashkenazi në Gjermani u konveruan në katolikë, ndaj Eva Braun ka shumë pak gjasa që ajo mos ta ketë ditur prejardhjen e saj dhe pas kërkimeve të shumta që bëri, ka shumë mundësi që edhe Hitleri.”

Rezultatet premtojnë të hapin debate, por ato nuk janë përfundimtare. Për të provuar se flokët janë të Eva Braun, zoti Evans është përpjekur të marrë mostra ADN-je nga dy paraardhëse të Eva Braun, që janë ende gjallë. Mirëpo, atë të dyja kanë refuzuar.

/Shekulli Online/L.B./


Zbulimi i jashtëzakonshëm: Gruaja e Hitlerit ka pasur prejardhje hebraike Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi