Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Demonët negativë në rrafshin e Kosovës

prej Sat 5 Apr 2014 - 23:28
Demonët negativë në rrafshin e Kosovës Demonet
Në etnokulturën e shumë popujve, përfshirë edhe shqiptarët, vend të rëndesishëm zë mitologjia. Mitologjia bën pjesë në format e lashta të besimit, të cilat janë percjellur veporijnë deri në ditët e sotme.Ajo ishte përftyrim në format më fantastike i gjithë botës reale .Konsiderohet si histori legjendare e hyjnive, gjysmëhyjnive dhe e heronjëve të ndryshëm .Në mitologji bëjnë pjesë edhe qenie të tjera të mbinatyrshme si përbindëshat,qenie këto negative të përfytyruara në mënyrë fantastike.
Mitet lindën në kohë shumë të lashta ku njerëzit përmes legjendave përpiqeshin t’i shpjegonin dukuritë e natyrës dhe ato sociale dhe jetonjnë intenzivisht edhe sot e kësaj dite.

Demonologjia si pjesë përbërëse e saj ka datuar që në lashtësi. Njeriu krijoi besime në fuqi mbinjerëzore, të cilat kishin ndikim në fatin e tij. Në besimin, e lashtë e cila konsiderohet animizmi (besimi në shpirtin e ndarë nga trupi ) njeriu i ndau këto krijesa në shpirtëra të mirë dhe shpirtëra të këqinj, varësisht se cfarë u sillnin njerëzve.

Njeriu filloi të besonte në ekzistimin e fuqive mbinjerëzore dhe të përyftyronte qenie të shpikura në fantazinë e tij.

Këto besime bestytni u krijuan dhe u rrënjosen në psikën e njeriut me ndikimin e faktorëve të ndryshëm ekonomikë dhe shoqërorë në të cilët jetoi.

Kjo është pjesë përbërëse e evolucionit kulturor nëpër të cilin ka kaluar i gjithë njerëzimi pa pasur nevojë për huazime e kontakte mes vete , andaj edhe shumë nga figurat mitologjike janë pothuajse të njejta.

Në mitologjinë e lashtë popullore, por edhe në pergjithësi në jetën e njeriut, gjithmonë ka ekzistuar një garë dhe luftë midis se mirës dhe së keqes. Ky konfilkt ka lënë gjurmë edhe në jetën e njeriut dhe në fatin e tij, andaj krahas demoneve pozitive ekzistojnë edhe ato negative.

Fjala demon rrjedh nga fjala greke daimonion që do të thotë qenie hyjnore, zë hyjnor, zot i vogël etj.Si të gjithë popujt ashtu edhe popolli shqiptar ka demone të mitologjisë që kanë mbijetuar deri në ditët e sotme si gjurmë të pashlyeshme të periudhës së paganzimit dhe si vazhdimësi e mitologjisë ilire. Si mjet luftues kundër demonëve negative, të cilët sillnin fatkeqësi në jetën reale të njerëzve ishte magjia, e cila konsiderohet si fryt i besimeve popullore. Më vonë ajo do të ndalohej nga religjionet monotesite, të cilat e konsideronin si lidhje me demonë të këqinj me djajë etj.

Ndonëse këto figura janë zbehur dukshëm, sidomos vitet e fundit me zhvillimin arsimor, kulturor e ekonomik të popullisë, ende disa nga këto krijesa fanitëse më të përhapura kujtohen plogshtë, veçmas nga pleqtë. Pothuajse secili fshat ka një vend, varr, shpellë, mal apo dicka të tillë, me të cilën lidhen të gjitha legjendat dhe gojëdhënat për figurat mitologjike.

Në këtë shkrim do të analizoj disa nga demonët negative më të përhapura në rajonin e Rrafshit të Kosovës dhe më gjerë.

Disa nga demonët më të përhapur

Kushedra - Një nga demonët më të përhapur ishte kushedra. Kjo figurë përpos në trojet shqiptare është e përhapur pohtyajse në tërë botën Sipas intervistuesve kushedra u përfytyrohet si një gjarpër i gjatë, i hollë me shumë krena. Ishte e zezë, kishte krahë dhe pamje të shëmtuar dhe jetonte në qiell. Ajo fshihej pas reve të zeza. Kushedra është aq e fuqishme saqë i shterr burimet e ujit dhe i qan përmes kodrat .Kushedra kur tërbohet nxjerr flakë të madhe nga goja. Kur ngrysej qielli dhe binte shi fëmijët nuk dilnin në oborr, sepse kushedra dilte në atë kohë.

Në literaturë thuhet se diku kushedra paraftyrohet edhe si plakë, grua e thinjur trupmadhe. Kur veton e murumuron besohet se luftojnë dragoi me kushedren.

Dragoi – Ndonëse në literaturë thuhet se dragoi është krijesë pozitive, kundërshtar i kushedrës, i mirë për njerëzit për shkak se mund kushedrën,sidomos kur ajo u zë diellin dhe hënën ,në terren nuk njihej si i tillë, por vetëm si simbol i trimërisë. Ai ka krahë dhe është i plotfuqishëm .Kur një njeri është i shëndoshë, i fortë dhe trim, përdoret termi “i fortë si dragua”.

Fshatarët kishin dëgjuar se po të pihej ujë nga gropa,e cila formohej nga thundra e lopës gjatë ecjes së saj, atëherë ai njeri do të shndërrohej në dragua dhe do të fluturonte.

Shënuam edhe këtë tregim për dragoin. Në Rrafshin e Kosovës dragoin lidhej me nje përrallë apo tregim që bënte fjalë për një vëlla e një motër të qujtur Ali deh Fatë. Pas vdekjes së nënës njerka i dëbon nga shtëpia dhe ata drejtohen kah mali.Pas disa përpjekjeve për t’u kthyer e për të qëndruar në shtëpinë e tyre me babain dhe njerkën, njerka i dëbon serish. Kur babai i dërgon në mal. Aliun e kaplon etja dhe kërkon të pijë ujë .

Motra e këshillon të mos pijë ujë në fërkamë kafshe, sepse do të shnderrohej në dragua, mirëpo ai nuk e dëgjon motrën dhe pi ujë . Pastaj shndërrohet në dragua me krahe dhe fluturon. Pasi ka krahë i ndërton motrës një shtrat (strufull) në plep e i sjell lesh delesh dhe e motra Fata punon me tjerr. Dragoi kishte madhësinë e një huti apo bukle.

Kallukanxhat -Një figurë shumë popullore në Kosovë. Ato ishin vajza apo gra që jetonin pranë ‘rekave’, puseve apo lumenjëve. Kishin flokë të gjatë dhe të pakrehura, thonjë po ashtu të gjatë, ishin të shëmtuara dhe të veshura me të zeza.

Ato bënin zhurmë sikur të godisnin saqat.

Në fshatin Gajrak - Malishevë besohej se në mal ishte një varr i një nuseje i quajtur ‘Vorri i Midës’. Kur kallakanxhat zbrisnin në fshat besohej se nusja e vdekur po bënte ftesë. Ato vinin në fshat natën dhe merrnin fëmijët.

Një tregim tejtër lidhur me kallakanxhat në fshatin Lajthishtë të Obiliqit thoshte se një mullinxhi i vetëm ruante mullirin dhe papritmas dëgjoi zhurmat e kallakanxheve, sikur të goditeshin dy saqa. Ai ishte frikësuar, mirëpo kishtë thirrurr me zë te lartë (mos u tut jena unë, ti, ti , unë). Kur kishin dëgjuar kallukanxhat se janë katër persona ishin larguar dhe mullinxhiu kishte shpëtuar nga to.

Zanat - Ashtu si kallanaxhat ato jetojnë pranë lumenjëve, ujërave dhe burimeve, mirëpo përkundër kësaj ishin gra të bukura me flokë të gjata të veshura me të bardha. Ato dalin mbëmjeve dhe krehin flokët përgjatë brigjeve të lumit.Zanat kryesisht janë demone pozitive, mirëpo po t’i trazojë dikush ato i shitojnë. Është mjaft e përhapur thënia ‘t’shitoftë zana!’.

Në literaturë thuhet se zanat vishen me petka kombëtare të krahinës ku rrijnë. Po ashtu, ato përpos te lumenjët rrijnë edhe në pyje, shpella e mrize. Ceket se ato diku kanë edhe flatra dhe mund të fluturojnë, kur i trazon apo i fyen dhe madje mund të bëhen shumë të rrezikshme dhe u shkaktojnë sëmundje të ndryshme psikike.

Bolla jeton në livadhe, pyje të shpeshta. Paraftyrohet si gjarpër i madh – “sa prej ni mali në malin tjetër”. Ka kokë të vogël me flokë të gjatë dhe trupin e trashë të mbuluar me qime.Ka forcë të madhe dhe i përpin njerëzit kur hyn në mal. Në fshatin Gajrak kur ndokush nga fshati humbte në mal thuhej se e ka përbi bolla.

Ajo ishte shumë e madhe sa bllokonte rrugën dhe rruga nuk mund të kalohej. Nëse bollës i thuheshin fjalë të mira apo i thuhej ‘dova e bollës’ ajo largohej.Bolla pëlqente dhe shkonte pas erës së duhanit.Ajo një herë kishte ndejkur një fshatar 1 km e gjysmë deri sa ai kishte arritur brenda në fshat dhe kishte takuar fshatarët e tjerë ku të gjithë ishin tmerruar nga pamja e saj. Por, bolla me të parë më shumë njerëz ishte larguar.

Lugati – Lugatin apo “dhompirin” nuk e kishte parë askush ai ishte shpirt i të vdekurit që dilte natën. Njerëzit nuk i prenin thonjtë natën, dhe kjo rekomandhej gjithmonë, sepse thuhej se po e bëre këtë gabim “ qohesh lugat” apo ‘bohesh lugat’. Në disa fshatra fshatra të Rrafshit të Kosovës si Miradi, Vragoli etj., thuhej se lugatët natën zgjoheshin nga varri dhe hidhnin valle, prandaj natën askush nuk kalonte nga varret. Një rast i tillë të ketë ndoshur rëfehet edhe sot e kësaj dite në Vragoli.

Sipas literaturës, është “hije”me thonjë të gjatë. Diku besohet se lugat ngrihet ndonjë njeri i ligë, të cilin toka nuk e pranon dhe pas vdekjes zgjohet dhe vazhdon t’i trazojë njerëzit në tokë. Më parë besohej se lugetët shkaktonin zënien e hënës, andaj njerëzit edhe shtijnë me armë kur ajo zihet.

Dreqi - Emrin e tij nuk e përmendin, sepse po ta dëgjojë do të vijë, andaj e quanin ‘koftë largu’ apo ‘laneti’. Zakonsiht qëndronte nën ura. Dreqi poashtu vinte në formë njeriu, hynte në shtëpi, në oda, mirëpo kur shihte ndonjë amulete (bisht ujku, brinjë kafshësh, tespi,hajmali) si mjete mbrotjëse kundër tij, ai zhdukej papritmas.

Shtriga - Ajo paraftyrohej si një plakë e shëmtuar e veshur me të zeza Ishtë e dobët, e kërrysur me hundë të zgjatur, me dhëmbë të rrallë e të prishur dhe u bënte keq njerëzve sidomos fëmijëve. Ato jetonin në shtëpi të vjetra e boshe. Hudhra ka qenë masë mbrojtëse ndaj shtrigave.Hudhrat viheshin në mur mbi kokat e foshnjeve pasi aroma e tyre i mbronte nga ato.

Shtriga është figurë qëndore e mitologjisë në tërë Europën. Sipas literaturës ajo ka aftësinë për t’u zvogëluar dhe hyn për vrimë të derës duke ua ngrënë zemrën foshnjave. Ajo fluturon natën duke i hipur bishtit të fshesës apo ndonjë shpendi.

Përfundimi

Prore kur flitet për demonët mendohet për figura mitologjike, të cilat u bëjnë keq njerëzve.Të tilla vazhdojnë të jetojnë ende tek njerëzit e gjeneratave të vjetra të Rrafshit të Kosovës.Ka shumë tregime për ballafaqimin e njerëzve me këto figura, porse pothuajse gjithëherë njerëzit kanë arritur t’u shpëtojnë duke bartur me vete frikën dhe ankthin për dukjen dhe ekzistencen e tyre.Natyrisht, mund të përfunduhet që demonet janë vënë në funksione sociale duke shërbyer si figura frikësuese dhe parandaluese për të qenë të kujdesshëm në raste të veçanta si në mjegull, natën, në pyje ku mund të kanoset ndonjë rrezik etj.

Tek të rinjtë vërehet që këto figura mitologjke janë fare pak të njohura dhe ato vijnë më shume si rrëfime të së kaluarës .Jeta urbane pothuajse ka humbur kuptimin burimor të tyre si krijesa që mund ‘të takohen’ edhe sot e kësaj dite . Demonët negativë në jetën urbane dhe moderne në një mënyrë mund të jenë zëvendësuar me fenomonet negative të jetës bashkekohore dhe frikë nga ballafaqimi me tekonolgjitë moderne .Por, në shumë vende në botë ku kanë lindur këto legjenda me demonë janë shndërruar në pika turistke dhe shftyëozhen mjaft mirë për turizëm kulturor, siç është rasti i Kështjellës së Drakulës në Rumani, kështjellave në Skoci etj. (Explore Univers)


Demonët negativë në rrafshin e Kosovës Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi