Një 9-vjeçare, viktima më e re e lojës me pije alkoolike në Facebook
prej Sun 6 Apr 2014 - 14:28

Leadgate, Angli - Një vajzë në moshën 9-vjeçare është bërë viktima më e re e çmendurisë së pijeve NekNomination, në Facebook.
Rhiannon Scully u dërgua në spital pasi piu një koktejl me vodka dhe uiski, e nxitur nga miqtë e saj, që bënin të njëjtat marifete në Facebook.
Ajo u gjet nga e ëma, teksa po kthehej në shtëpi me skuterin e saj elektrik, e veshur me uniformën e shkollës. Ajo e gjeti të bijën “me sy të zgurdulluar”. E ëma u tmerrua dhe thirri një ambulancë.
Më vonë, Rhiannon i bënë një lavash stomaku dhe u mbikëqyr gjatë gjithë natës në spital.
Ditën e djeshme policia konfirmoi se kishte marrë në pyetje familjen e Rhiannon dhe familjen e miqve të saj lidhur me incidentin, por nuk vendosi të ndërmerrte ndonjë veprim. E ëma e Rhiannon pretendoi se skena e të pirit ishte filmuar nga një telefon celular, por më vonë ishte fikur. Alkooli ishte marrë nga një dollap në shtëpinë e një shoqeje, pa dijeninë e prindërve të saj.

Nxënësja e shkollës fillore nga Leadgate, në kontenë Duhram, është personi më i ri që lidhet me një lojë të rrezikshme të të pirit, që tani është bërë një çmenduri botërore, ku njerëzit filmohen tek performojnë sfida të çuditshme. Çmenduria e NekNominate ka filluar në janar të këtij viti në Perth të Australisë, por është shpërndarë shumë shpejt përmes rrjetit social. Bëhet fjalë për një lojë pijesh, në të cilin njerëzit postojnë video vetjake në Facebook dhe media të tjera sociale, duke pirë përbërje të rrezikshme dhe të çuditshme alkoolike dhe pastaj i nxisin miqtë e tyre që t’i kalojnë.
/Shekulli Online/L.B./


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|