Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default 9 simptomat e apandesitit

prej Sun 6 Apr 2014 - 16:25
9 simptomat e apandesitit Apendes
Kjo është një sëmundje e zakonshme dhe shumë njerëz nuk kanë simptomat klasike. Gjithsesi, nëse jeni të prekur nga simptomat në vijim, këshillohuni me mjekun tuaj.
Apandesiti ndodh kur apendiksi që është një shtojcë e cila i bashkëngjitet zorrës përshkohet nga inflamacioni. Mund të jetë një rrezik për jetën nëse pëlcet, por zakonisht mjekët e heqin në mënyrë kirurgjikale para se kjo të ndodhë. Kjo është një sëmundje e zakonshme dhe shumë njerëz nuk kanë simptomat klasike. Gjithsesi, nëse jeni të prekur nga simptomat në vijim, këshillohuni me mjekun tuaj.

1. Dhimbje të kërthizës

Dhimbja e apandesitit shpesh ndodh në fund të barkut në anën e djathtë. Shenja e parë, gjithsesi është dhimbja e sikletshme pranë kërthizës e cila më vonë spostohet më poshtë. Disa njerëz si fëmijët apo gratë shtatëzana mund të kenë dhimbje në pjesë të ndryshme të abdomenit të tyre. Dhimbjet do të përkeqësohen nëse ju lëvizni barkun, kolliteni, teshtini apo tronditeni – gjatë një udhëtimi me makinë p.sh.

2. Dhimbje që përkeqësohet shpejt

Pasi dhimbjet fillojnë në pjesën e poshtme të barkut, ato mund të bëhen shumë intensive. Shumë pacientë e përshkruajnë atë “si një dhimbje që se kanë ndier kurrë më parë.” Dhimbjet janë mjaftueshëm të forta sa të zgjojnë dikë që është duke fjetur. Pasi ato shfaqen, fillojnë të përkeqësohen në mënyrë të shpejtë.

3. Temperaturë të ulët dhe të dridhura të lehta

Simptomat e apandesitit mund t’i ngjajnë dhimbjeve të stomakut duke përfshirë temperaturë të ulët trupi, ethe e të dridhura. Në qoftë se keni dhimbje stomaku dhe temperaturë rreth 37.5 gradë Celsius ndoshta nuk duhet të shqetësoheni, por nëse temperatura juaj shkon në 39 gradë Celsius dhe dhimbjet janë aq të forta sa nuk mund të qëndroni dot drejt, ndoshta është apandesiti juaj.

4. Të vjella, të përziera dhe humbje oreksi

Ju nuk do të keni të vjella të menjëhershme. Që prej dy ditësh ju mund të keni prerje oreksi, të përziera apo të vjella si të ishte një sëmundje stomaku. Nëse kjo gjendje përmirësohet pas një dite apo pak më vonë, ju ndoshta jeni mirë. Por nëse vazhdon të përkeqësohet, veçanërisht nëse keni dhimbje në anë të djathtë të barkut, keni nevojë për kujdes mjekësor. Nëse keni të vjella për më shumë se 12 orë apo diarre më shumë se dy ditë, ju duhet të kontaktoni mjekun.

5. Kapsllëk ose diarre

Ashtu si shumë simptoma të tjera, këto ndoshta nuk janë të rënda dhe janë të zakonshme nëse keni pasur dhimbje barku. Por nëse keni diarre, veçanërisht nëse vëreni prani të madhe mukusi në të, e shoqëruar kjo me dhimbje në fund të barkut, djathtas, shkoni tek mjeku.

6. Gazra dhe fryrje

Nëse ju hani pesë copa pice dhe i shoqëroni me birrë, kjo do të shkaktonte fryrje dhe dispepsi për çdokënd. Por në qoftë se shkoni të flini pasi keni ngrënë dhe keni ende fryrje, ose dhimbja është akoma më e keqe, ju duhet të keni kujdes. Gjithashtu, kini kujdes nëse keni ndjerë fryrje për më shumë se dy ditë, keni gazra të shoqëruara me dhimbje zorrësh, ose keni vështirësi në nxjerrjen e gazrave. Këto janë shenja të përgjithshme të apandesitit të shoqëruara edhe me shenjat e tjera si ethet apo dhimbjet në fund të barkut, djathtas.

7. Shtypje e dhimbshme

Nëse ju shtypni pjesën e poshtme të barkut në anë të djathtë dhe pastaj keni dhimbje teksa e lëshoni, kjo është një simptomë apandesiti. Mos e përsërisni më nëse ju ndodh, pasi përkeqësoni gjendjen. Nëse keni edhe simptoma si ethe apo të vjella, shkoni tek mjeku.

8. Cfarë mund të jetë tjetër?

Lëkura është e pajisur me sensorë që transmetojnë dhimbjen, p.sh kur ju pickon një bletë, por nuk është e njëjta gjë me atë që ndodh me organet në brendësi të trupit. Gjendje të tilla si një shtatzani ektopike, sëmundje e Chron-it, inflamacion pelvik apo kapsllëk, shfaqin simptoma të ngjashme me ato të apandesitit. Por mos i merrni me mend, vizitohuni tek një mjek. Ai mund t’ju bëjë një ultratingull ose analizë gjaku që mund të ndihmojë në zbulimin e diagnozës së apandesitit.

9. Asnjë nga këto simptoma?

Dr. Payne thotë se ka dëgjuar histori kur mjekët kanë bërë ndërhyrjke kirurgjikale tek pacientë të cilëve apandesiti u kishte plasur dhe shëruar pa asnjë trajtim. “Por kjo është një legjendë urbane”, thotë ai, “nëse apandesiti juaj do të plasë, ju do ta merrni vesh.”gazetaexpress


9 simptomat e apandesitit Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi