Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet ilaçi kundër kancerit Empty Zbulohet ilaçi kundër kancerit

Thu 10 Apr 2014 - 23:35
Lufta kundër kancerit shkon një hap përpara pasi një ilaçi i ri ka pasur sukses në testin tek minjtë
Zbulohet ilaçi kundër kancerit Cancer-cell
Disa shkencëtarë pretendojnë se mund të kenë gjetur ilaçin kundër kancerit, një ilaç çudibërës që ka asgjësuar çdo tumor me të cilin ka rënë në kontakt.

Sipas revistës “Science Magazine”, ilaçi funksionin duke bllokuar proteinën CD47, e cila sinjalizon ngopjen në organizëm. Kjo proteinë ndodhet në sistemin tonë imunitar dhe prodhohet në qelizat e gjakut. Shkencëtarë nga Universiteti i Stanfordit gjetën se qelizat e kancerit kanë prodhuar një sasi të pamjafteshme nga kjo proteinë, duke bërë që sistemi imunitar të mos i shkatërrojë dot qelizat kanceroze.

Duke u nisur nga këto të dhëna, ata kanë ndërtuar një antitrup që ka bllokuar kancerin e CD47, duke nxitur sistemin imunitar t'i sulmojë qelizat e rrezikshme. Deri tani, shkencëtarët e kanë përdorur këtë antitrup tek kaviet dhe tek organet e njeriut të prekura nga kanceri, që janë transplantuar tek minjtë, siç janë truri, gjiri dhe prostata. Në secilin rast antitrupat i kanë detyruar sistemin imunitar që t'i asgjësojë qelizat e kancerit.

"Ne kemi treguar se edhe kur tumori ka filluar të shfaqet, antitrupi ose mund ta shërojë tumorin ose mund ta ndalë rritjen dhe të parandalojë metastazat", ka thënë biologu Irving Weissman nga Universiteti i Standfordit, në Palo Alto, të Kalifornisë.

Trajtimi ka pasur edhe një efekt anësor, pasi qelizat e shëndosha kanë qenë objekt sulmesh afatshkurta nga sistemi imunitar i minjve, por kjo nuk ka qenë asgjë në krahasim me dëmin që ua ka shkaktuar qelizave kanceroze. shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi