Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default E qeshura

prej Sat 12 Apr 2014 - 0:54
E qeshura është tipike për njeriun, kështu thonë edhe francezët: “Le rire est le propre de l’homme”, meqenëse kafshët, bimët e sendet nuk qeshin. Te foshnjat, e qeshura është engjëllore, e pafajshme, e dëlirë. Kur rritemi, mësojmë të qeshim edhe ndryshe: sipas rastit, qeshim për të shprehur gëzim apo kënaqësi, por qeshim edhe me pahir (A nuk themi shpesh “Qesh se nuk qaj dot?”), qeshim edhe me qesëndi, zgërdhihemi, pra, qeshim duke shtrembëruar fytyrën e duke zbuluar dhëmbët, qeshim për t’u tallur me dikë (A nuk themi shpesh: “Mos, se do të na qeshë bota”?) etj., etj. Por e qeshura më duket një dukuri veçanërisht intriguese në dy raste të veçanta: 1) Kur përballemi për herë të parë në publik me diçka të panjohur fare: për shembull, kur fillojmë të mësojmë një gjuhë të huaj dhe na duhet të shqiptojmë tinguj të panjohur duke ndjekur udhëzimet e mësuesit. Tek shohim shokët e kursit të hapin gojën duke rrumbullakosur buzët, na zë befas një e qeshur e papërballueshme, ajo çka francezët e quajnë “le fou rire”, d.m.th (e qeshura e çmendur), ndonëse e dimë që kjo nuk është e hijshme ngaqë i “prish” deri-diku mësuesit ecurinë e zhvillimit të mësimit. Kjo mund të shpjegohet me faktin se shokët na duken disi të çuditshëm, pothuaj qesharakë me gojën e hapur e me buzët e rrumbullakosura, madje, për një çast, e përfytyrojmë veten në vendin e tyre dhe vetja na duket qesharake para se të na vijë radha për të bërë ushtrimin, prandaj na hipën “e qeshura e çmendur” si një çlirim i papritur energjish për të rigjetur barazpeshimin. 2) Të gjithëve na ka ndodhur që, kur sapo ka ndodhur një vdekje dhe ne kemi shkuar për të ngushëlluar familjen e të ndjerit, dikujt t’i hipi “le fou rire”. Si shpjegohet kjo dukuri e çuditshme? Përse individi në fjalë nuk arrin ta përmbajë veten? Racionalisht, ai është i vetëdijshëm që të qeshësh në një rast vdekjeje është vërtet diçka e pahijshme, madje fyese, por, emocionalisht, ai nuk është i zoti ta mposhtë atë forcë të verbër që e shtyn të thyejë kështu disa rregulla shoqërore të pashkruara, por shumëshekullore. Të jetë vallë një reagim i instinktit të jetës përballë impulsit të vdekjes, një pulsim jete që rebelohet para ngërçit të vdekjes, pra, siç do të vërente Frojdi, një formë qëndrese e Erosit përballë Thanatosit? Apo thjesht një shkarkim nervor që, nëpërmjet të qeshurës, synon lehtësimin e një stresi? Gjithsesi, kur qajmë, derdhim lot, por edhe kur qeshim mund të na rrjedhin lot. Me sa duket, loti i lidhka këto dy dukuri, çka mund të na nxisë të mendojmë se, në raste vdekjesh, edhe kur dikujt nga ne i hipën “le fou rire”, kjo është një formë e përçudnuar të qari, vajtimi, që shpreh, me gjasë, një orvatje të pavetëdijshme për vendosjen e njëfarë gardhi mbrojtës në psikikën e tronditur të individit në fjalë. Në fund të fundit, a nuk kishte të drejtë filozofi francez Henri Bergson kur thoshte: “Le rire est une rupture d’équilibre”? (E qeshura është një prishje ekuilibri). revistapsikologji


E qeshura Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: E qeshura

prej Sat 12 Apr 2014 - 1:02
Muve me ndodh shpesh ne raste vs kjesh .me kap nje e qeshur.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: E qeshura

prej Sat 12 Apr 2014 - 1:14
Ja tregoj nje rast.
Shkum ne nje xhenoze.
Dhe ngaqe se kishim shume te afert ,bome adetin dhe po prisnim ke kafja afer shtepise se tije ,qe te dilte I ndjeri.
Pim nga nje kafe e teke konjak kuptohet.
Nje tip si duket kishte kujtime dhe I futi nja dy a tre do pje.
Erdh ora me cu te ndjerin ,ne banesen e fundit.
E cuam I kendoi  Hoxha.
Dhe ne momentin qe po e ulnim te ndierin.
Ky tipi qe kishte pire pak me pare 
Po qante me denese ke koka e te ndierit,
Nje moment ky tipi reshket dhe per pak sa nuk bie ne gropen e hapur.
Dikush tjeter nga pas thirri. KAPENI mer ate tjetrin se po na hyn pa ralle????????
Llogarit ne tere ate qetesi dhe nje skeme e tille ,
Ku mos te plasi e qeshmja.
E di gabim eshte,po zoti me falte.
Sponsored content

default Re: E qeshura

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi