Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Rama me biznesin grek, thirrje për investime

prej Sat 12 Apr 2014 - 20:49
Message reputation : 0% (1 vote)
Rama me biznesin grek, thirrje për investime 1465951_10152082298581523_1983026808319688548_o
Në vijim të takimeve me investitorët e huaj që operojnë në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një bashkëbisedim me shoqatën e biznesmenëve grekë, ku i njohu ata me lehtësirat që ofron qeveria. Rama u bëri me dije sipërmarrësve grekë se qeveria po punon për forcimin dhe përmirësimin e klimës në vend dhe rimbursim automatik të TVSH-së për bizneset.

“Jemi shumë të vetëdijshëm që ka ende shumë për tu bërë në lidhje me klimën e biznesit, në lidhje me mjedisin ku operojnë sipërmarrësit, investitorët e huaj. Thithja e investimeve të huaja, objektiva jonë kryesore. Po shlyejmë borxhin me sipërmarrjen. Një kreditimi i realizuar në mënyrë brutale ka dëmtuar shtetin, besimin tek Shqipëri, të investitorëve të huaj dhe padyshim ekonominë e vendit. Ne do ti shlyejmë borxhet. Kemi shlyer 200 milion dollarë. Ne kemi marrë përsipër ti japim fund një historie të dhimbshme për biznesin, për rimbursimin automatik të TVSH-së për 60 ditë”- tha Rama.

Si provë bindëse se pse investitorët duhet të derdhin kapitalin e tyre në Shqipëri, Rama paraqiti dhe vlerësimin e fundit të Agjencisë së vlerësimit të cilësisë së kreditit Standard & Poor’s, e cila përmirësoi vlerësimin e situatës ekonomike në Shqipëri me parashikim të ndryshuar nga “negativ” në “të qëndrueshëm”.

Kryeministri Rama garantoi biznesmenët grekë se nuk do të përballen me ‘bakshishet’ e korrupsionit nëse do të investojnë në Shqipëri. Përfaqësuesi i sipërmarrësve grek Kujonas, ndërsa garantoi mbështetjen e vendit të tij, vlerësoi se Shqipëria dhe Greqia po ecin përpara ekonomikisht.



/Shekulli Online/ G.F./


Rama me biznesin grek, thirrje për investime Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Rama me biznesin grek, thirrje për investime

prej Sun 13 Apr 2014 - 12:05
Po pra...

Thirrni grekun t'ju investoje...
Thirrni turkun t'ju mbroje...
Thirrni serbin t'ju martoje...

Qe t'ju haje djalli e mos t'ju leshoje...

Sa te peshtire njerez, O ZOT!!!


Rama me biznesin grek, thirrje për investime 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi