Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Konfirmohet zyrtarisht: Oqeani i ngrire ne Henen e Saturnit mund te kete jete Empty Konfirmohet zyrtarisht: Oqeani i ngrire ne Henen e Saturnit mund te kete jete

Sun 13 Apr 2014 - 11:29
Konfirmohet zyrtarisht: Oqeani i ngrire ne Henen e Saturnit mund te kete jete 1396647227-hena
Astronomët kanë vite të tëra që po kërkojnë për planete, në të cilat mund të ketë jetë. Tani shkencëtarët kanë konfirmuar se nën sipërfaqen e ngrirë të hënës së Saturnit, Enceladus, gjendet një oqean, i cili mund të përmbajë forma jetësore. Oqeani ndodhet në një thellësi prej 18 deri në 24 miljesh nën akull dhe mund të jetë më i madh se Liqeni Superior, i cili është liqeni më i madh nga katër liqenet e mëdha të Amerikës Veriore.

Hëna Enceladus dhe oqeani i saj

Enceladus është hëna e gjashtë për nga madhësia e planetit të Saturnit dhe u zbulua në vitin 1789 nga William Herschel. Ajo ka një sipërfaqe prej 984 miljesh. Hëna ka një oqean të shkrirë nën mbulesën e saj të akullt, i cili mund të përmbajë jetë. Mendohet se oqeani ka një sipërfaqe prej 6 miljesh. Saturni dhe hënat e tij po studiohen prej 10 vitesh nga anija hapësinore e NASA-s e quajtur “Cassini”.

Në polin jugor të hënës Enceladus janë dalluar edhe më parë avuj uji, të cilët i kanë nxitur shkencëtarët të parashikojnë se ndodhet një rezervuar i thellë nën mbulesën e akullit. Po ashtu, edhe hëna më e madhe e Jupiterit, Europa, ka ujë nën sipërfaqen e saj. Encedalus ka ngjashmëri me Europën, pasi të dyja kanë një oqean, i cili është në kontakt me shkëmbinj nëntokësorë. Shkencëtarët besojnë se të dyja hënat mund të jenë habitate të mundshme për mikrobe jashtëtokësore. shqiperia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi