Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” Empty “Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë”

Sun 13 Apr 2014 - 13:54
Message reputation : 0% (1 vote)


“Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” Seance%20keshi.lpllimi
Dorjana Bezat

Xhilsena Xhaferaj, studente në vitin e fundit të masterit për financë, është në pritje të një fëmije. Nëna e re, vetëm 22-vjeçare tregon se lajmin e shtatzënisë e ka pritur mes gëzimit dhe frikës. Mosha e re dhe mungesa e përvojës e frikësojnë për jetën e re që do të nisë. Ritmi dhe kushtet e jetës kanë ndryshuar shumë, kështu që dhe mënyra se si rriten fëmijët ka ndryshuar. Duke qenë se të gjithë pjesëtarët e familjes janë të angazhuar në punë dhe me shumë pak kohë të lirë, çiftet e reja duhet të kujdesen vetë për rritjen e fëmijës së tyre. Ndodh dhe që ata vendosin të jenë të pavarur dhe jetojnë vetëm dhe ardhja në jetë e një fëmije për ta është një sfidë. Mungesa e përvojës së gjysheve apo nënave të tyre i vë përballë një përgjegjësie të madhe. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” Xhilsena Xhaferaj tregon se prej një muaji ka nisur një kurs përgatitor lindje pranë një qendre private në kryeqytet për të mësuar sa më shumë për mënyrës se si duhet të kujdeset për veten dhe shtatzëninë e saj. Ajo tregon se në maternitetin shtetëror, ku po ndjek shtatzëninë, merr vetëm asistencën ambulatore dhe konsultat me psikologe, por këto nuk i duken të mjaftueshme.

Kështu, duke hulumtuar në internet, ajo u regjistrua në një kurs përgatitor lindjeje. “Kërkoja të regjistrohesha në një kurs të tillë, sepse kisha nevojë të ndihesha e sigurt dhe e përgatitur për lindjen e fëmijës tim. Këtu unë marr njohuritë e nevojshme praktike për kujdesin ndaj fëmijës nga profesionistë të shumë fushave të shëndetësisë dhe marr informacionin e duhur dhe të saktë. Preferoj të mësoj prej specialistëve dhe jo nga eksperienca e të tjerëve”,- tregon ajo. Sipas saj, temat që trajtohen gjatë kursit janë të larmishme, duke filluar nga ushqyerja e shëndetshme gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, e deri tek tema si: jeta seksuale gjatë shtatzënisë; si kontrollohen dhimbjet e lindjes; kujdesi për foshnjën dhe mbajtja në formë e trupit. Kursi përfshin seanca këshillimi me spevialistë të ndryshëm të cilët informojnë prindrit e rinj për shumë aspekte që lidhen kryesisht me shëndetin e fëmijës së porsalindur. Seanca të tilla janë me nutricionistin, maminë, psikologun, pediatrin dhe neonatologun. Pas javës së 16-të të shtatzënisë trupi i femrës nis dhe rëndohet nga pesha e marrë dhe fillojnë problemet fizike si vështirësia në lëvizje dhe dhimbja e shpinës.

Në kurset përgatitore të lindjes, një hapësirë e veçantë i kushtohet edhe përgatitjes fizike të nënave të reja, duke kryer ushtrime për muskujt që punojnë gjatë lindjes. Këta muskuj duhet të forcohen pikërisht gjatë periudhës së shtatzënisë për ta bërë më të lehtë procesin e lindjes dhe për të evituar në masë të madhe problemet që rëndom ndodhin pas lindjes. Pas konsultimit me mjekun që ndjek shtatzëninë për këto nëna ofrohen seanca joge prenatal, e cila përmban ushtrime të thjeshta dhe efektive. “Një nga arsyet pse ndoqa këtë kurs ishte edhe aktiviteti fizik që ofron. Që kur kam ngelur shtatzënë i vetmi aktivitet fizik që bëja ishte ecja në natyrë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Kohët e fundit ndjeja shumë dhimbje shpine dhe fryrje të kyçeve dhe pasi bëra disa ushtrime shumë të thjeshta joge ndihem më e lehtë dhe më në formë”,- u shpreh Xhilsena . Ushtrimet e jogës prenatal janë të ndryshme nga ato të jogës normale. Ato konsistojnë vetëm në disa lëvizje të thjeshta për frymëmarrjen, rregullimin e presionit të gjakut, përmirësimin e ekuilibrit, përmirësimin e fuqisë fizike dhe forcimin e muskujve që janë aktivë në procesin e lindjes. Përveç përfitimeve fizike këto ushtrime ndihmojnë nënat e ardhshme në gjendjen psikologjike të tyre gjatë shtatzënisë. Duke kryer ushtrime çlodhëse tek nënat e ardhshme largohet frika, tensioni, stresi dhe ankthi dhe iu rritet vetëvlerësimi dhe vetëbesimi.

Një aspekt tjetër shumë pozitiv i këtij kursi është edhe atmosfera mbështetëse që krijohet mes nënave shtatzëna, të cilat ndajnë të njëjtën eksperiencë me njëra-tjetrën. Shpesh periudha e shtatzënisë bëhet e vështirë sepse duke mos qenë aktive në shoqëri ato izolohen dhe ndihen shumë pasive. Ndërsa kur mblidhen në ambiente të tilla përveç informacioneve dhe ushtrimeve të dobishme ato edhe argëtohen duke dalë nga shtëpia dhe duke kaluar një orë ndryshe nën shoqërinë e femrave të tjera që ndajnë të njëjtën eksperiencë. Duke shkëmbyer përvojën me njëra-tjetrën ato ulin stresin dhe frikën që ndjejnë dhe në këtë formë pritja e lindjes së fëmijës bëhet më e ëmbël.

Statistika

Sipas zyrës së statistikave pranë Spitalit Universitar Opsetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë gjatë vitit 2012 ka pasur gjithsej 4433 lindje nga të cilat 2225 janë lindje brenda qytetit të Tiranës, 1423 janë lindje nga fshatrat e Tiranës dhe 785 janë lindje nga nëna që kanë ardhur nga rrethe të tjera të Shqipërisë. Gjatë vitit 2013 po në këtë spital ka pasur gjithsej 4541 lindje nga të cilat 2422 janë lindje brenda qytetit të Tiranës, 1250 janë lindje nga fshatrat e Tiranës dhe 869 janë lindje nga nëna që kanë ardhur nga rrethe të tjera të Shqipërisë. Nga një vëzhgim i shkurtër vërehet se nga viti në vit kemi një rritje të vogël prej rreth 100 lindje. Pavarësisht kësaj diference të vogël, vihet re se lindshmëria në këtë spital ka ruajtur të njëjtin nivel.

Një nismë në ndihmë të nënave të reja Ketrin Zeno është administratore e një qendre, e cila ofron kurse përgatitore lindjeje për nënat e reja. Ajo tregon se kjo qendër ka lindur si dëshirë për të sjellë në kryeqytet një shërbim i cili mungonte. Shumë çifte të reja ndihen të papërgatitur për pritjen e një fëmije. Kjo qendër u vjen në ndihmë me informacione dhe ushtrime praktike. Për gazetën “Shekulli” ajo tregon se në këtë qendër zakonisht vijnë nënat që presin fëmijën e parë dhe janë rreth moshës 25-30 vjeç dhe kryesisht janë femra me nivel të mirë arsimor dhe ekonomik. Për të pasur një shtatzëni sa më të lehtë, prej javës së 16-të këshillohet të bëhen seanca joge prenatal. Ushtrimet e kësaj lloj joge eliminojnë dhimbjen e shpinës dhe forcojnë ekuilibrin. Ato janë të fokusuara kryesisht në frymëmarrje dhe në rregullimin e presionit të gjakut. Këto ushtrime i ndihmojnë nënat e reja në lehtësimin e të përzierave dhe enjtjes së kyçeve.

Lëvizjet e përdorura në këtë lloj joge janë të përqendruara tek muskujt që marrin pjesë në procesin e lindjes, duke i forcuar dhe tonifikuar ata. Administratorja Zeno tregon se njohuritë praktike ofrohen gjatë muajit të fundit të shtatzënisë në mënyrë që këshillat të mbahen mend. Ato ofrohen nga specialistë të fushave të ndryshme të shëndetësisë dhe lidhen kryesisht me shëndetin dhe mirë trajtimin e fëmijës së sapoardhur në jetë. Kryhen gjithsej katër seanca këshillimi, të cilat bëhen brenda muajit. Seanca me specialistin e ushqyerjes lidhet kryesisht me këshilla se si nëna duhet të ushqehet gjatë shtatzënisë dhe se si do ta ushqejë fëmijën me gji. Jepet një orientim i produkteve që duhet dhe nuk duhet të konsumojë. Seanca me maminë lidhet me informacione të përgjithshme rreth periudhës së shtatzënisë dhe lindjes. Në prani të mamisë bëhen edhe ushtrime praktike duke përdorur bebet mulazh. Seanca me Pediatrin-Neonatologun lidhet me ardhjen e fëmijës në shtëpi, temperaturën në të cilën duhet të rrijë dhe këshilla se si duhet ushqyer dhe qetësuar kur qan. Seanca e fundit është me psikologun ku secili çift mund të ndajë shqetësimet e veta.
“Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” Joga%20prkkkkkkenatal%202
Ndihma psikologjike dhe rëndësia e saj në procesin e lindjes

E diplomuara në “La Sapienza” të Romës tregon përvojën e saj me pacientet e Spitalit Universitar Opsetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” dhe domosdoshmërinë e trajtimit psikologjik të tyre

Dorina Bedhia, psikologe klinike pranë Spitalit Universitar Opsetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë tregon se prej më shumë se një viti, me nismën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky shërbim është bërë pjesë e trajtimeve në këtë spital . Psikologia e diplomuar në Romë tregon se përpos asistencës mjekësore mjaft paciente kanë nevojë edhe për mbështetje psikologjike. Mirëpo, shumica e tyre janë skeptikë për këtë shërbim dhe jo të gjithë e pranojnë. Ndihma psikologjike nuk është e detyruar, por në vullnetin e pacienteve. Psikologu thjesht prezantohet dhe i njofton se ku mund ta gjejnë por nuk u imponohet për bisedë, sepse pacientja mund të trembet dhe ta keqkuptojë këtë shërbim. Ajo tregon se këtë shërbim e marrin më shumë nënat e reja dhe që vijnë nga një nivel i mirë arsimor. Shumicën e herës pranojnë më shumë nga kurioziteti për të parë si funksionon një takim me psikologun.

Në rastet problematike ku ndihma psikologjike është shumë e nevojshme, pacientet e pranojnë këtë shërbim vetëm pasi ju është sugjeruar nga mjeku që i ndjek gjatë shtatzënisë, sepse vetëm atëherë e konsiderojnë të nevojshëm. Ky shërbim jepet në bashkëpunim me mjekët dhe mamitë. Periudha e shtatzënisë i mbingarkon femrat me emocione të forta. Kjo shfaqet sidomos tek femrat që e përjetojnë këtë gjë për herë të parë.
“Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” Photbjbhko1%201
Ndryshimet trupore dhe ndryshimi që merr rrjedha e jetës së tyre në vazhdim i mbush ato me frikë dhe dyshim. Sipas psikologes këto raste janë të shpeshta, por nuk janë shqetësuese pasi është normale që këto emocione të përjetohen. Psikologia Bedhia thotë se shërbimi psikologjik është shumë i nevojshëm edhe në sallën e lindjeve. Nga dhimbjet dhe emocionet shumë nëna të reja e kontraktojnë trupin duke e vështirësuar më shumë procesin e lindjes. Prandaj me anë të teknikave imagjinative psikologjike bëhen përpjekje për të larguar stresin dhe frikën dhe për të lehtësuar dhimbjet e lindjes aq sa është e mundur. Psikologia bisedon me nënën e re duke e shtyrë të imagjinojë sikur ka fëmijën e saj në krahë dhe ndodhet në vende të bukura. Në këtë mënyrë trupi i saj nuk është i kontraktuar dhe lindja ndodh me lehtësi. Një vëmendje të veçantë kërkojnë dhe nënat që janë të shtruara në repartin e patologjisë së barrës.

Zonja Bedhia tregon se te nënat me patologji barre është e nevojshme ndihma psikologjike sepse shtrimi për një kohë të gjatë në spital i lodh mendërisht dhe u shton më shumë merakun për fëmijën. Ato mbushen me dyshime se a do e çojnë deri në fund këtë shtatzëni dhe a do lindin fëmijë të shëndetshëm. Tek këto femra vihet re një ndjenjë vetëfajësimi dhe është shumë e nevojshme që ato të asistohen nga psikologu për të tejkaluar këtë ndjenjë. Streset dhe depresionet e mëparshme rishfaqen tek nënat pas lindjes prandaj mbështetja psikologjike është një hallkë e rëndësishme në trajtimin e tyre. Kjo ka një efekt jo vetëm në shëndetin e nënës por edhe të fëmijës që sapo vjen në jetë. Ndihma psikologjike ofrohet edhe për nënat që për arsye të ndryshme ndërpresin shtatzënitë e tyre ose e humbin fëmijën pas lindjes si dhe për trajtimin e nënave që vuajnë nga depresioni i paslindjes.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” Empty Re: “Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë”

Sun 13 Apr 2014 - 14:01
Asnje fjale per babane e femijes!!!

Me "zagare" e zuri femijen ajo mo?!

Nese lind mashkull, "zagare" do ta quaj?!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” Empty Re: “Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë”

Sun 13 Apr 2014 - 14:09
Message reputation : 0% (1 vote)
Nena eshte nje baballare ka shume,ske degjur kur humbin add me ke e kane femijen ngaqe s'numerohen zagaret!!!  kyyyy 
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” Empty Re: “Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë”

Sun 13 Apr 2014 - 14:16
AnGeLiC shkruajti:Nena eshte nje baballare ka shume,ske degjur kur humbin add me ke e kane femijen ngaqe s'numerohen zagaret!!!  kyyyy 


Qe baballare ka shume e di, por si behet kur nena eshte nje pu-tane... zagar behet apo jo!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” Empty Re: “Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë”

Sun 13 Apr 2014 - 14:59
Message reputation : 0% (1 vote)
Jo sepse gz te njejtat te drejta ne shekullin tone Luan  kyyyy  nese ne quhemi prostituta ju quheni zigolo,kjo eshte barazia  kkk 
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” Empty Re: “Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë”

Sun 13 Apr 2014 - 20:18
AnGeLiC shkruajti:Jo sepse gz te njejtat te drejta ne shekullin tone Luan  kyyyy  nese ne quhemi prostituta ju quheni zigolo,kjo eshte barazia  kkk 




"kjo eshte barazia  kkk " ndaj nuk u tha nje fjale per babane ne lajm?!


E cuditeshmja eshte se mire i huaji qe nuk di SHQIP dhe justifikohet qe nuk kupton, po edhe SHQIPTARI qe di SHQIP te mos kuptoje?!


BABA do te thote BA BIJE/BIRE, pra eshte ai qe BEN njeriun nese njeh nga biologjia...
MAMA do te thote MA MBA, pra eshte ajo qe MA MBA koken deri sa lind njeriu...
NENE do te thote prej numerit NENTE, pra sepse e mban foshnjen nente muaj ne bark para se ta sjelli ne jete...


Ndersa "sepse gz te njejtat te drejta ne shekullin tone" flasin per nenen sikur eshte fabrike kepucesh dhe per babane nuk bejne fjale, si duket sepse qenkan shume te drejta keto te drejtat "e leshit" apo "e shekullleshit"...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” Empty Re: “Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë”

Sun 13 Apr 2014 - 20:58
Ti pse ha inat qe se permendin babane ne teme sikur te jesh ti  kkk 

Nuk ka pse permendet babai per cfare? Te na shpjegoje si e arriti ta linte te shoqen shtatzene  “Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” 2178555173  ajo po e mban ne bark dhe ju skeni per ta ndjere e kuptuar kurre lidhjen mes foshnjes e nenes muajt qe ajo eshte shtatzene!

Dhe ajo flet per dicka qe ka per te kaluar vete e si ndjehet rreth kesaj sa e pergatitur eshte,burrin cfare ta bej apo ta pergatisin e ate te jete i gatshem per te mbet shtatzene?  rrushhh 
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” Empty Re: “Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë”

Sun 13 Apr 2014 - 21:24
AnGeLiC shkruajti:Ti pse ha inat qe se permendin babane ne teme sikur te jesh ti  kkk 

Nuk ka pse permendet babai per cfare? Te na shpjegoje si e arriti ta linte te shoqen shtatzene  “Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” 2178555173  ajo po e mban ne bark dhe ju skeni per ta ndjere e kuptuar kurre lidhjen mes foshnjes e nenes muajt qe ajo eshte shtatzene!

Dhe ajo flet per dicka qe ka per te kaluar vete e si ndjehet rreth kesaj sa e pergatitur eshte,burrin cfare ta bej apo ta pergatisin e ate te jete i gatshem per te mbet shtatzene?  rrushhh 




Edukimi i femijes krijohet qe ne barkun e nenes...
Femija nuk eshte top futbolli qe njeri e gjuan e tjetri e pret...


Nese e ve re, titulli i temes thote se ajo nene po pergatitet per edukimin e femijes se saj...
Qysh?!


Nuk edukohet femija vec e vec por bashke nga te dy prinderit...
Pershendetje...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” Empty Re: “Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë”

Sun 13 Apr 2014 - 21:45
Message reputation : 100% (1 vote)
Prit se po vrapon shume shpejt,po flet per pervojen e lindjes e jo per edukimin mo se per edukim sigurisht qe duhen te dy por nga nje moshe e caktuar,femija eshte akoma ne bark e ti flet per edukimin!  scratch 
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” Empty Re: “Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë”

Sun 13 Apr 2014 - 21:53
AnGeLiC shkruajti:Prit se po vrapon shume shpejt,po flet per pervojen e lindjes e jo per edukimin mo se per edukim sigurisht qe duhen te dy por nga nje moshe e caktuar,femija eshte akoma ne bark e ti flet per edukimin!  scratch 


E mo, humbet Shqiperia qe s'me ka ne Olimpiade!!!
Thone se shpejtesia eshte burimi i dashurise, e kam degjuar nga koka ime me duket!!!

Por nese isha une i Ati atehere nuk do ta leja nga duart ate tullumbacen, ndersa ajo capa-cupa me prish imagjinaten...  Neutral
Sponsored content

“Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë” Empty Re: “Dua të jem e përgatitur, kur fëmija im të vijë në jetë”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi