Share
Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:34
Nga Gjakush Tana ·Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana. 50099_1289294870_2359202_n

KUVENDO DHE KËNAQU



Një mikeje !


E kupton se sa ndihem i lënduar

ka netë e ditë që s'të flas e shkruaj!

Në jetë kurrë se kisha kujtuar

të dukem për ty i huaj!



Nëse mendon se unë keq mendova

dhe shpifjeve u bëre udhë !

Të them se kurrë në jetë s'gabova

kur shtova një thinjë e rrudhë!



Desha të jetojë tek ti lumturia

desha të shfaqesh gjithmonë si kanjushë...


Edituar për herë të fundit nga Viola në Wed 20 Apr 2011 - 21:27, edituar 1 herë gjithsej
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:35
JETA KA TË PAPRITURA !



Vargjet desha gjerdan të t'i thurrë


të të shtrihet qafës tek e bukura gushë!

Nëse malli më djeg si bukën në furrë -

mendo se vyshkem si lulet nga bryma në fushë!



Kjujtohu ! Jeta ka të papritura !


Kur të kujton një shpirt ,është bukur.

Në pritje gjithmonë mendova të arritura

si lulja që mban mbi krahë një flutur!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:35
MOS MË SHPALOS PLAGËN



Mos më shpalos plagën e mos thuaj kurrë


se unë kam mundur të flas keq per ty

më është ndez shpirti si furrë

më rrjedh vullkan lotësh në sy!



Mos thuaj se unë shkrova të të lëndoj!


= Të dërgova shpirtin me rimë !

Nëse mendon se qetësisht pushoj

në vargje dëgjo ! Ka ushtimë ?!



Unë të shikoj pamjen në fotografi,

besa, sa shpesh të shikoj në ëndërra,

e ndjeva se të kishte mbuluar mërzia

ashtu si të mberthen në gjumë kandërra!



Ndaj kthehem me vrap në vargje të të them

m'u ndal frymëmarrja nga mungesa !

Nga shpifjet zemra e shpirti më dhem

më shtrydhet fjala e besa...
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:35
MINIATUARA : Do të bëhem lot


1.Një ditë - kur të mungoj!

Mos më kërko në jug e veri !

Do të bëhem lot - të pikoj,

nga qielli - për të bleruar ti!



2.Tani, nuk jam ndër të gjallë!


Më preku në damar një shfrim !

I verbuar endem me sytë në ballë ,

më shpiejnë në vend-varrim!



3.Të shenjtërova ! Yll të bëra !


i di të gjitha ato ndodhi!

Ra furtuna - u shemb rëra

Kalaja shpresë - u ngri !



4.Për një çast u bëra i "shtirë "


Një jetë pa jetë u shua!

Po deshe më bëj dhe xhevahirë

-dhe shekujt ! Nuk i dua!





5.Jam shndërruar në mërgatë


bart dhembje , bëhem hi!

Më ndjek kukama me shamatë

- se të desha Ty!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:36
EJA ! SE DO TË PLAS PREJ HALLIT !





Nuk kishte mjegulla, as shi binte


yjet ndriçonin në errësirë !

Nga sytë lot, në zemër oshëtinte

vetëtimrrufe ajo: - Lamtumirë !



Mbeta meit ! Qysh fjalë të flisja


Kur më shkrove shkurt : Më lëndove !

Më lehtë ishte vdekjen të prisja !

Se shpinën që ktheve! U largove!



U enda gjithkah me lot krizantema


Ti në frymëzime vetëm mall e pikëllim !

I ngrirë mbi tokë u ndjeva

Errësira mbuloj çdo shpresë n'agim!



Të harrova zërin, buzëqeshjen,
Syrin

vetmia me lot ujiti përmasën e mallit !

Drithmat në zemër më vunë dryrin !

- Eja ! Se do të plas prej hallit... !
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:37
Pa titull



Se di si lindi , përse më frymëzoj

ajo natë që ishim bashkë ne të dy,

në vargje përpiqem të shpjegoj

domethenien e lotit në sy!



Se di si ndodhi, përse gjithë ai mall

kur nisi gurra me aq dallgë vërshimi

nuk arrijë të kuptoj e kurrë t'i ndal -

lotët e mallit - nga pikëllimi!



Se di prej nga ,përse furtuna

e shpërndau atë kala Amuri !

Në beteja bijnë e vriten heronj

por, gjithmonë valon flamuri !



Se di përse, por e di qëllimin ,

e nisëm me lutje - doli shqetësim ,

pas gjumit të rëndë pasoj vdekja,

pastaj , dashuria i dha blerim!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:37
MREKULLIA ME ZERIN KUSHTRIM!



Nuk ishte befasi përse të përshendeta


kënaqësia ishte një rikthim në kujtime !

Na shpërndau në shtigje jeta

të vijë ai zë kënge në zemrën time!



Ti ishe ajo që vulose në dekadë


një jehonë mirësie të dehish gjeneratën !

Sonte shijova një kujtim të kësaj kohe të gjatë

edhepse të shtypur , u rritëm me serenatën!



Tani nga largësia shfaqesh sërish ti


- Ajo mrekullia me zërin kushtrim !

Në vargun tim nga malli nis shi,

të kthehen shtegtarët të sjellin gëzim?!



I rrëmbyen shtigjet , por jo harresa!


Ata mendojnë një ditë të kthehen n' Arbëri.

Bashke me ta , le të na mbajë shpresa

se zeri i kushtrimit sërish do të vijë !
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:37
KUR MBIJETON HIDHËRIMI !





Le të rinisin ndjesitë , le të ndizet zjarri


malli le të bëhet si qiell me yje

nga i dehuri thonë ik dhe i marri

nuk lejon të krijoj kodra e pyje!





Nëse për shumë gjera na dalin thinjat


për dashurinë le të shlyhet një rrudhë!

Se nuk është njësoj sikur thyen brinjat

kur ndeshesh befasisht në udhë !





S'ka lidhje kjo vrasje me dëshirat


sado dhimbje ka e të nis rënkimi,

E ndjej se si këputen telat e heshtin lyrat

kur hap krah e mbijeton hidherimi!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:39
JETA NUK ESHTE HILE





Kur jetës i hapen horizontet

ndalu dhe shiko qëllimin !

Gjithmonë në rrjedha ka një shqetësim

që e ngulfat lumturinë n'agim!



Atëhjerë -

Matu të përballesh me të vërtetën!



Sa herë nga besëprerjet rrënohemi

këndet e zgjimit si përflak zjarri

s'ka pamundësi në dëshira

merimangën e shtrydhjes e mund behari!



Ndaj ec -

kurrë mos e ndalo hapin!



Në dasmë mos shko pa ftuar

se mbetesh në skaj - pa rëndesi !

Mos këmbëngul sa je e uruar

se prish shijen dashuri!





Se jeta nuk është hile

Të flet- syri jeshile !
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:39
MESAZHARDHJE - ETINËS !





Dhembja e rënkimet u benë simfoni


mbuluan gjymtyrët e trupit tim me pamundësi

nderprenë krijimin e këngës për shpresë,

ti arrite të bartish magjinë për durim :

- do të bëhesh mirë!, më pëshpërisje

të bleronte shpresa dhe gëzimi!





Të këputa shpirtin mijëra herë


nëpër labirinthe misteresh nga kalonte jeta

unë i ndrydhur në lak pa hak,

e kuptova vonë se të bëra gjamën

në mirësinë tënde pa kufi

sa herë më fale dashuri...





Ura për të kaluar tek harku i ylberit


ka rënë nga dridhjet e padukshme

në bedena Rozafa ka bëlbëzuar:

- ma lejoni të mëkoj krijesën time !

Unë në errësirë tek ndahem prej teje

i percjell mesazhardhje - Etinës!







Nëse mbetet pezull kjo dëshirë


le të rritet në vargje e vërteta

për qengjin që turbullonte ujin !

Se në jetë ka shumë egërsira

që hajnë gjymtyrë e verbojnë pamje

për të mbijetuar zezona!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:40
JEPI MUNDËSI GËZIMIT !







Lartësive jetojnë vetëm yjet


ata që djegin veten për të vërtetën

dhe ëndërrojnë të falin mirësi

për të krijuar linja të përhershme

dhe qëndresë shkëmbi në vuajtje!



Ngriten e bijnë si meteorët


ata që duan një çast të rrëmbejnë

për të krijuar hirin e pluhurin në blerim

dhe këngëve t'ua shtojnë gjamën

në refrenin e gëzimit!



Urata s'ka kuptime kur ka djallëzi


sa herë është shtruar në sofër

sa herë është ngritur dolli

ka rënkuar në shpirt dashuria

e përgjakur në zemër nga plaga!



Gjithmonë jepni mundësinë gëzimit


ai pushton me masë e të fal kaltërsi

nga dallgët e detit nisu shtigjeve

ku ngjiten shqiponjat për të vështruar

tërsinë e At Dheut të ndare në shekuj!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:40
MOS UA HAPNI PORTAT E BESIMIT !



Befasitë nuk kanë gjithmonë lumturi
ato sjellin mistere që perhapen si zezona
ndaj duhet mbështetur tek ai apo ajo që i beson
se jeta pa njeritjetrin s'ka kuptim
nuk ka as blerim që rrit dëshirat !

Nëse të thonë sekretin për diç të pa thënë
mos i hap shtatë portat për alarm
se vdes e vërteta e besimit që të jepet
e mbesin pa shtat e rritë mirësitë
për veprime djalli e shëmtie!

Do të jetë vonë të rrëfejmë kuptimet
pakuptimsia na mbuloj gjithë qëllimet
ku përmbyten hapat e mirësisë
ndrydhen çastet e lumturisë dhe gëzimit
hidhërimi shtron sofrën me pikëllim e vrer !

Sa pak jemi në këtë jetë për gëzime
janë ngritur thashetheme si male që gllabërojnë
sa herë bijnë vetëtima kotësishë
e derdhen ujëvara shpifjesh për smirë !
- Mos ua hapni portat e besimit kurrë !
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:40
BËHU SHKËMB !




Kur loti shpërthen si vullkan
është thyer në shpirt diçka
është shtrydh e ndrydhur zemra
për këngën që zverdhet
tek fjala e dhënë !

Bëhu shkëmb e mblidh durimin
se jeta ka horizonte befasie
gjithmon një yll është meteor
që rri ndezur në kujtime
dhe bëhet Diell i mallit !

Mos m'i thuaj ato që i dijmë
të pa thëna le të mbesin dëshirat
ku përmbyten e lagen me lot
që shpërndajnë ndjesi dashurie
dhe mbesin në rrugëtim...!

Do te vijë ai çast ndonjeherë
të flasim me bebza syri
Për të mos perjetuar ndarjen
se bisturia e mallit na gërryen
në pritjet shekullore ...
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:40
VARGJEVE



Nëse të vërteten e shikon si është
ke kuptuar jetën e trishtë , të ndyrë !
Pakurrizorët e besëprerësit pa zemër
arrijnë në cak të katandisë njerzore
të krijojnë lumturinë e tyre sterrë !

Nëse ke dëgjuar zërin e kushtrimit
pas tij nuk shkojnë heronjtë e vërtetë !
Ata i ka përpi nata e pushojnë në tokë,
të ndjehen keq kur ua shikojnë pabesitë
lalashëve - që vdesin për pushtet e tradhëti!

Nëse ke pa pranverë që nis blerimin
kujtohu për therrat e barishtet helmuese
që dalin mbi lulet t'i përpijnë e zverdhin,
mos shperndajnë aromën e dehjes
të ketë prehje cdo shpirt e qenie!

Nëse lexoni brendinë e vargjeve
mos kujtoni se eshtë strukur autori e kerkon prehje !
Për ju janë prehjet që e kanë shqetësuar
ata të padukshmit e errësirave me mendjen mesjetë
që gjakosën jetën mos te ketë mirësi...
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:41
S'MUNDEM TË JETOJ PA TY







Mos më thuaj se ndjen mall

mos më thuaj se ke lot në sy.

Unë të thash se jam në hall

s'mundem të jetoj pa ty !



Ky pikëllim që më mbulon

cdo çast ty të sjell n' kujtim,

ti drenushë që zë hapëron

shpresë e jetë më sjell gëzim!



Jo! Nuk kërkoj asgjë nga jeta

ti je jeta që më bën dritë,

ti më krijon shumë të vërteta

edhe kur më lotojnë sytë !



Serish të them se shumë të dua

nëse tretem e bëhem hi...

buzëqeshja jote bëhet krua

dhe unë bleroj përsëri ....
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:41
KUR TI S' JE NË LINJË





Kur ti s' je në linjë, unë jam i ngujuar , peng i marrë !

I dalur nga binarët e drejtimit , gjuhëprerë, i mjerë .

Me vjeshtë e brymë mbi shpresa, i vyshkur si lulja nga vesa!!





Kur ti s' je në linjë mesditës i bie errësira, turbullohen rrezet e dritës

klith, dhe në dihatje ndjej shtërngesa, vrer e hidhërim...

Të prisja të bëhesh Diell - e ndjeva ngricën si errësira pa Hanë !





Më dalin gjithë katanditë , ringjallen shëmtitë tek Kepi i dëshprimit

kthehu si shtegtare , paralajmëro se ndërpritet tufani

të prehem unë i katandisuri , si barka në detin e qetë !





Kur largohesh nga linja, largohesh me gjithë shpresën dhe gëzimin tim

ndrydhem e shrydhem i vetmuar, me plagë i përgjëruar !

E tillë qenka vetmia, kur je i dashuruar ...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:41
MË KA MBULUAR VETMIA





Më ka mbuluar vetmia, në heshtje rri e grindem

s'ka lajme që vijnë as thirrje në telefon

ndaj, rri i ngrysur dhe në vete bindem

se ditë e bardhë - paskëtaj s'agon!



Në vargje të lirikës hyjnë nota harrimi

përse u mbarshtrua harrim i befasisë?

Nisem gjithkah por kurrë s'më del hidhërimi

përgjithësisht ngujohem nga kthetra e verbësisë !



Le të mbes n'errësirë , le të vuaj unë !

Ti dua të mbetesh diell , pa çka se s'më ngroh!

Nëse bëhem lotë e nisem si lumë

të tillë siç mendova desha të të njoh...!



Po jeta qenka ndryshe, dhe njerëzit të paparë

nga e gjejnë gjithë forcën dhe mbjellin sherr

duke u dashuruar kërkojnë të jenë të ndarë

parajsën e dëfrimit e shndërrojnë ferr ...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Tue 18 Jan 2011 - 14:42
Nga Ferit RAMADANI: (i njohuri si Gjakush tana)


NË PRVJETORË JANARËSH


Kushtuar Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut


Në përvjetorë janarësh mes nesh si viganë

gjithmon me një pamje , me një qëndrim !

Shtrihet kobmisteri se si u vranë ?!

- U vrafshin nëpër shekuj deri në shfarim!



Kosova shtet ringritet mbi jetën e martirëve,

ju arkitektë që i kënduat për rritë !

Tiranët si mumje - toborr i sahanlëpirsve,

shtërzojnë e rënkojnë të ndalin atë dritë !



Si mund të shuajnë gjithë atë vullkan ,

ai doli nga zemrat e martirve të idealit !

- Jusuf Gërvalla Diell - ndriçoj anembanë,

se shqipja e Kosovës rrit lisat e malit!



Në përvjetor janarësh regëtimë, mall e zjarr,

del gjama si ngrica pushton me pikëllim !

Tre martirë të përjetshëm, të gjallë në varr

Shqiptarëve u flasin për shtigjet Bashkim!



U kanë bërë vendin heronjtë , atdhetarët

nuk ndalon frymëzimi i praron lirika

Janë vezullimkushtrimi qe perndez janarët

Rroftë shqiptaria ! Rroftë Republika!


Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana. 179608_185018188188515_169195506437450_553934_4647830_n
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

prej Thu 17 Feb 2011 - 18:29
Ferit RAMADANI:



KUR TË LINDË DIELLI I PAVARËSISË





Meridianet më takuan me risi

n'horizontin e shpëtimit dëshirat e ngujuara

nëpër pika loti blerojnë për takim

të pres të të njoh tërësinë

që ta coptuan nëpër shekuj!



Krrokamat e qyqeve, krrakrratë e mallkimit

i dëgjojnë të shiturit në gjyqe arbitrazhi

të mbjellin në lulen e shëmtisë anatemën

që na u lidh lak kurorë -

të na shkulë e shfarojë nga trolli!



Dështimet ndodhën në mendjet skëterrë

ne rilindëm në shtigje me thirravaje

për dashurinë e Atdheut që se harruam

në kantierët e Evropës dhe restoranët e Amerikës

për një kafshatë nga mërgimi me gjak e lot shqiptari!



Kur të lindë Dielli i Pavarësisë një ditë

më lejoni të shikoj gjymtyrët e bashkuara të At Dheut

se rrezja e lirisë më ngriu në damar

Kur vritej Kosova, Plava e Gusia

kur shfarosej Pollogu, Pellagonia

kur digjej Arta , Preveza e Çamëria ...
Sponsored content

default Re: Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi