Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Çfarë sekreti mund të na zbulojnë bimët?

prej Fri 18 Apr 2014 - 1:34
Çfarë sekreti mund të na zbulojnë bimët? Flower-garden-3Shumica e bimëve të planetit tonë mbeten ende një mister për shkencën, kryesisht përsa i përket përbërjes së tyre kimike, ku shumica e specieve nuk janë analizuar ende plotësisht. Shkencëtarët i kanë studiuar ato për shekuj me radhë, por ka ende shumë për të mësuar.

Në Athinë, kërkuesit po përpiqen të zbulojnë vetitë misterioze të luleve dhe bimëve. Rreth 2000 lloje bimësh janë mbledhur në të gjithë botën, si pjesë e një projekti kërkimor evropian, nga Paqësori, Afrika, Amerika Latine dhe Mesdheu. Greqia është vendi ideal për këtë kërkim, sipas një kërkuesi në Shkollën e Farmacisë, në Unviersitetin e Athinës. Kjo pasi, sipas tij, vendi është një nga pikat më të nxehta të biodiversitetit në botës.

Kërkuesit do të izolojnë përbërësit nga ekstraktet e luleve për të parë nëse ka molekula biologjiksiht aktive, të cilat mund të jenë të dobishme për fushën e kozmetikës. Një biologe molekulare tha se karakteristikat e kërkuara në ekstraktet përbërëse të bimëve janë tre: veprimi antioksidues, efekti zbardhues dhe mbrojtja nga rrezet ultravioletë.

Kompanitë industriale do ta mbulojnë kërkimin për të zbuluar si janë molekulat biologjikisht aktive dhe si t’i integrojnë ato në mënyrën më të mirë të mundshme për të prodhuar produkte të reja. Biologia shton se “ne duhet ta sjellim natyrën në laborator”.

Ka rreth 400 mijë specie bimësh në tokë dhe vetëm 20% e tyre janë studiuar plotësisht. Sekretet e tyre presin të zbulohen së shpejti.

/Shekulli Online/L.B./


Çfarë sekreti mund të na zbulojnë bimët? Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi