Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Vlonjatët që po joshin rumunet dhe bullgaret

prej Sun 20 Apr 2014 - 22:02
Intervistë me djemtë e grupit “Revolt Klan”, Febi Shkurtin dhe Bruno Pollogatin
Rrëfejnë projektet e reja muzikore, bashkëpunimin me Otilian, një këngëtare që po bën "namin" në Rumani dhe me Daniele Meon

Vlonjatët që po joshin rumunet dhe bullgaret Otilia%20revolt%20klanVlonjatët që po joshin rumunet dhe bullgaret Ghciouggoo
Luela Myftari

Ata janë dy, Febi shkurti dhe Bruno Pollogati. Por më së shumti njihen të dy bashkë si të ishin një. Janë djemtë e grupit “Revolt Klan” që jeni mësuar t’i dëgjoni gjithnjë në stinën e nxehtë të verës. Këtë herë ata kanë vendosur që të vijnë pak më herët me projekte të reja muzikore. Pas bashkëpunimit të vjetshëm, shumë të suksesshëm me Daniele Meon, me këngën “Balla come questa farfalla”, djemtë paralajmërojnë në këtë intervistë për “Shekullin” një tjetër bashkëpunim të rëndësishëm. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një material muzikor me Daniele Meon, por edhe me një vajzë shumë seksi që po tund skenat e Rumanisë. Është Otilia, bukuroshja që i është bashkuar djemve për të sjellë një material të ri muzikor. Në këtë intervistë djemtë premtojnë se shumë shpejt kënga do të publikohet së bashku me një videoklip, pasi puna më e madhe ka përfunduar.

Pse kaq herët kënga e re? Zakonisht zgjidhni stinën e verës për të promovuar këngë dhe klipe të reja.

Ne çdo vt jemi munduar që të paktën të sjellim nga një material të ri muzikor, ndërsa kësaj radhe kemi edhe studion tonë, kemi vendosur që të prodhojmë më shumë materiale muzikore, duke filluar që nga bashkëpunimi me Otilian, që jam i bindur që do të pëlqehet e deri tek bashkëpunime të tjera të suksesshme me këngëtarëtë tjerë të njohur nëpër botë. Nuk është herët, por meqenëse tani kemi më shumë hapësira dhe mundësi për të prodhuar më shumë muzikë, vendosëm pse të mos i kemi materialet muzikore edhe për vete, përveç atyre bashkëpunimeve që po realizojmë në tregun muzikor bullgar.

Kanë filluar xhirimet e videos? Dhe pse menduat që ta sillnit me klip?

Jemi në përfundim e sipër dhe shumë shpejt do ta hedhim në treg. Nuk do të presim nxehtësinë e gushtit këtë herë. Menduam që këtë këngë ta sjellim me klip pasi edhe Otilia është shumë simpatike, ka figurë dhe do ta shihni që do t’ju pëlqejë. Ne e dëgjuam atë të këndonte edhe live dhe besoj se publikut shqiptar do t’i pëlqejë jo vetëm figura e saj në klip, por edhe zëri i saj, që ka fituar shumë zemra sot për sot në Rumani, Turqi dhe në disa vende të tjera. Shqiptarët dhe çdokush nëpër botë i pëlqejnë vajzat e bukura. Dhe pse të mos e sillnim me klip. Xhirimet e klipit janë realizuar me shumë ndjenjë. Prisni të shihni pishina, një suitë të bukur dhe një vajzë shumë seksi në klip.

Keni plane të tjera në gusht? Ndonjë bashkëpunim tjetër me Daniele Meon, njëlloj si suksesi i vitit të kaluar?

Po në fakt kemi në plan të bashkëpunojmë sërish me Danielen, pasi suksesi i këngës “Balla come questa farfalla” pati sukses verën e kaluar dhe u prit shumë mirë. Por, ky bashkëpunim do të lançohet nga gushti. Ne jemi duke punuar për këtë bashkëpunim. Shpresoj të jetë një bashkëpunim po aq i suksesshëm sa ai i vitit të kaluar, por nuk mund të flas përpara kohe, pasi suksesin e vendos publiku, audienca. Ne po japim maksimumin për të çendur diskotekat e verës.

U rikthyet sërish në kompeticionet muzikore. Këtë herë ju amë pas shumë kohësh në Top Fest...

Po në kemi qenë pjesë e edicionit të dytë dhe të pestë të këtij kompeticioni dhe pas një mungese u rikthyem sërish. Këtë herë jo në bashkëpunim me grupin “Orient Express”, por vetëm ne të dy, grupi “Revolt Klan”. Gjithsesi kënga është pak a shumë në ato linja muzikore, si në realizimin e materialit muzikor me “Orient Express”. U rikthyem pak pas në kohë me Brunon në vokal refren dhe me Febin në rrep. Për tekstin bashkëpunuam me Ronin, që në festivalin e RTSH-së mori çmimin e dytë dhe besojmë fort se kemi bashkëpunuar me një profesionist.

Ju këndoni kryesisht në gjuhë të huaj. Në Top Fest konkurruat me një këngë shqip. Pse kjo zgjedhje? Apo edhe kjo për t’u rikthyer pas në kohë, edhe një herë si në bumet e para tuajat?

Po, jemi kthyer pas në kohë pak. Kemi marrë disa këshilla. Kemi filluar të sjellim edhe disa këngë në shqip, paçka se tregu muzikor në Shqipëri nuk ofron shumë, po nuk bëre pak tallava.

Grupi

Ata e nisën karrierën e tyre muzikore si grup. Përpara dhjetë vjetësh as që e mendonin se do të ishin sërish bashkë, por këtë vit bëjnë dhjetë vjet bashkë. Bruno Pollogati dhe Febi Shkurti fillimisht u identifikuan si një grup hip - hop me emrin "Revolt Klan". Këngët e tyre të para ishin në gjuhën shqipe, por shumë shpejt kuptuan se të dëgjohesh edhe jashtë Shqipërisë do t'u duhej të këndonin në gjuhë të huaj. Kryesisht tani këndojnë muzikë house dhe në gjuhë të huaj. Nuk kanë qenë pjesë e shumë festivaleve muzikore, pasi kanë zgjedhur që produktet e tyre muzikore t'i publikojnë gjatë stinës së verë, një stinë që i mirëpret edhe më shumë ritmet e tyre.

Kur dy lebër këndojnë motivet e Veriut

"Revolt Klan" nuk këndojnë shpesh në shqip, por kur e bëjnë sjellin motive që nuk do të prisnit t’i dëgjonit nga dy djem që vijnë nga Labëria. “Shtojzovalle” është një nga këngët e tyre më të fundit që jo vetëm është në shqip, por ka motive nga folklori muzikor i Veriut të Shqipërisë. Se si e kanë përtypur dhe realizuar këtë produkt muzikor djemtë e rrëfejnë në këtë pjesë të intervistës.

Pse shumica e këngëve tuaja nuk është në shqip?

Faktikisht, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, në Shqipëri po nuk bërë pak muzikë tallave nuk shet shumë. E meqenëse ne nuk kemi zgjedhur të bëjmë këtë rryme muzike, jemi munduar të sjellim më të përshtatshmen. Muzika house e pranon gjuhën e huaj, ndoshta është edhe më e përshtatshme për ta pranuar dhe për të tërhequr dëgjues ne zgjodhëm një rrugë ndryshe nga të tjerët. Rumunët kanë vite që e bëjnë këtë dhe shumë prej këtyre këngëve janë bërë të njohura në të gjithë tregun muzikor nëpër botë apo Europë. Ne po bëjmë më të mirën duke iu përshtatur tregut. Po nuk iu përshtate nuk paguan dot as qiranë në fund të muajit.

Së fundi keni nxjerrë një këngë tjetër, përveçse atë në Top Fest në gjuhën shqipe. Flasim pak edhe për “Shtojzovalle”?

Po është një këngë relativisht e re kjo në shqip. Pas një p periudhe shkëputjeje me këngët në gjuhën shqipe vendosëm që të riktheheshim pak. Nuk do të donim kurrsesi që të shkëputemi totalisht nga materialet muzikore në shqip, ndaj edhe realizuar “Shtojzovallet”, një këngë që nuk ka videoklip për momentin, por që mund të gjendet në You- Tube. Nuk menduam që publiku do ta pranonte kaq shpejt, por kemi zbuluar në klubet ku këndojmë se edhe tekstin e kanë mësuar tashmë.

Është një këngë me motive nga muzika e veriut të Shqipërisë. Dhe këtë e sjellin dy djem nga Vlora. Si ka mundësi?

Veriu i Shqipërisë ka motive shumë të mira muzikore, sidomos për të realizuar këngë në house dhe dance si ato që preferojmë ne. Një iso nga Labëria nuk do të shkonte fare më nuancat house që ne i japim materialeve tona muzikore. Ne jemi shumë të hapur për t’u prezantuar materiale të mira. Dhe kur folklori ynë ta jep këtë mundësi pse të mos e shfrytëzojmë. Këto ritme apo motive nga muzika e Veriut shqiptar janë të bukura për t’u shkrirë me llojin e muzikës që ne bëjnë.
Vlonjatët që po joshin rumunet dhe bullgaret Revoltxd%20Klanyibbgyu%201
Nuk e mendonim kurrë që edhe për dhjetë vjet të tjerë do të ishim bashkë

Alisia, Djina Stoeva, Debora, Angel Emanuela, Ivena, Nickos Gannos, Bischin janë ca nga emrat që këndojnë muzikën e “Revolt Music”

Ato nuk kanë pak, por dhjetë vjet së bashku. Bruno dhe Febi kanë dy vjet që po bashkëpunojnë jo vetëm me këngëtarë shqiptarë, por edhe me të huaj. Edhe më të thjeshtë ia bën fakti që “revolt Klan” tashmë ka edhe një studio muzikore të vetën. Sigurisht që në këtë projekt që prodhon muzikë ata nuk mund të jenë vetëm dy. Në këtë pjesë të intervistës ne do të zbulojmë emra të njohur të botës muzikore në Ballkan, me të cilët kjo studio ka bashkëpunuar.

E mendonit se ky grup nuk do të shpërbëhej si shumë të tjerë?

Në fillim kemi nisur të këndojmë hiphop, si shumë grupe të tjera asaj kohe, kur gjendja në Shqipëri ishte ende e trazuar nga ndodhitë e vitit 1997. Nuk e mendonim kurrë që edhe për dhjetë vjet të tjerë do të ishim bashkë. Dhe madje as nuk e dinim që do të kishim bashkëpunime me këngëtarë të tjerë jashtë Shqipërisë. Sot po bashkëpunojmë me label-a në Bullgari, Itali, Rumani etj. Na vjen mirë që i kemi rezistuar kohës, por dikur as që e mendonim fare.

Sa të afirmuar e ndiheni?

Pas publikimit si një grup, menduam që të kishim edhe një studio tonën muzikore. Sigurisht që , në këtë studio nuk jemi vetëm dy, Bruno dhe Febi, por edhe më shumë. Janë djem të talentuar si Arjon Gjini, Amarildo Shahini dhe Egli Marini që i janë bashkuar kësaj studioje. Të afirmuar apo jo këtë e vendos tregu muzikor dhe publiku, por ne po përpiqemi që të sjellim materiale muzikore të mira dhe sigurisht edhe më shumë materiale për të qenë më afër me publikun, dhe jo vetëm në stinën e verës.

Është e vështirë të kesh sukses në menaxhimin e një studioje muzikore?

Studioja jonë ka rreth dy vjet që është hapur si studio dhe që në fillimet e kësaj studioje kemi bashkëpunuar me një label të famshëm bullgar. Mendoj se që në hapat e para kemi bashkëpunuar me këngëtaret më të mira sot për sot në Bullgari si Alisia, Djina Stoeva, Debora, Angel Emanuela etj. Kemi bashkëpunuar edhe me këngëtarë si: Ivena, Pepa, Nickos Gannos, Mario Bischin etj, që janë emra të njohur në tregun muzikor ndërkombëtar. Është e vështirë, por ne po punojmë shumë që kjo të jetë një studio e suksesshme muzikore.

Keni menaxher? Pasi u përhap fjala se i keni shkëputur marrëdhëniet me menaxherin tuaj grek.

Po, kemi dy menaxherë. Një në Shqipëri dhe një në Itali. Me të dy kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Jemi kryesisht miq dhe shokë. Nuk i shohim fare si tutorë, pasi ata nuk janë të tillë dhe nuk sillen si të tillë. Besojmë se të gjithë këngëtarët apo grupet kanë nevojë për një menaxher, e sidomos kur duan që produktet e tyre muzikore t’i nxjerrin edhe jashtë. Qetsor Ferrunaj në Shqipëri dhe Davide Ndoj në Itali po na këshillojnë mirë për të qenë të suksesshëm.


Vlonjatët që po joshin rumunet dhe bullgaret Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Vlonjatët që po joshin rumunet dhe bullgaret

prej Mon 21 Apr 2014 - 0:55
Bullgaret jane ylla.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi